Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK sekuestron 4 milionë euro prona të Suel Çelës në Verona

    Nga InfoNews03.07.2025Updated:03.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prokuroria e Posaçme njoftoi të enjten sekuestrimin në Verona të Italisë të më shumë se 4 milion eurove pasuri të cilat sipas akuzës janë në pronësi të një organizate kriminale në Elbasan. Një burim nga prokuroria i tha BIRN se bëhej fjalë për grupin e Suel Çelës.

    Sekuestroja siç njoftoi SPAK u krye në një aksion të përbashkët me autoritetet italiane kundër pastrimit të parave.

    “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Veronës kryen një operacion të përbashkët kundër një organizatë kriminale nga Elbasani, e cila vepronte në Verona të Italisë dhe ishte përgjegjëse për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në tregun europian”, thuhet në njoftimin për shtyp.

    Prokuroria bëri me dije se ishin sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, burimeve financiare dhe aksione të pasurisë të një shoqërie tregtare, të cilat kalonin vlerën e 4 milionë eurove.

    SPAK tha se sekuestroi një ndërtesë Nogarole Rocca (Verona), një godinë të dytë me vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) që jepeshin me qira po në Verona, një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve rreth 400 mijë euro në vit dhe një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.

    “Hetimet konstatuan se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane”, thuhet në njoftim.

    Sipas SPAK shoqëria e pasurive të paluajtshme në Itali ra në sy pasi mori shifra të mëdha parash nga Shqipëria përmes sistemit bankar. “Ka rezultuar se paratë vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllëzerve shqiptarë dhe këto shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat, më pas jepeshin me qira”, thuhet në njoftim.

    Hetimet kanë gjetur se në Shqipëri ishin kryer transaksione të dyshimta të pasurive të paluajtshme, me qëllim pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave.

    SPAK bëri me dije edhe sekuestrimin e pasurive të administratorit të një shoqërie të pasurive të paluajtshme në Verona. Kompania sipas SPAK është në pronësi të një çifti shqiptarësh, të përfshirë në të kaluarën në trafikun e lëndëve narkotike. “Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale”, thuhet në njoftim.

    Sekuestrimi u bë me vendim të Gjykatës së Veronës si masë preventive, në kuadër të hetimeve që vijojnë.

    Aktiviteti kriminal i Çelës e ka zanafillën gati dy dekada më parë në Itali. Ai u dënua për herë të parë në moshën 17 vjeçare nga Gjykata e Torinos në vitin 2005, pasi u kap me 510 gram kokainë. Çela u shpall sërish në kërkim në vitin 2007 nga Gjykata e Livornos për shkelje të legjislacionit mbi lëndët narkotike dhe u dënua në vitin 2013 me 4 vjet e 7 muaj burg si dhe 26 mijë euro gjobë.

    Në Shqipëri, Suel Çela është skeduar nga policia që prej vitit 2013, por nuk është dënuar nga drejtësia.

    Aktualisht ndaj Çelës ka të paktën dy urdhër arreste; i pari i lëshuar në maj 2022 pas hetimeve dhe dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani dhe i dyti në nëntor 2024, i bazuar në komunikimet në SKY EÇ mes tij dhe 20 anëtarëve të tjerë të dyshuar të organizatës, gjithashtu nën akuzë. Vëllai i tij Mario Çela është sipas SPAK i arrestuar në Belgjikë ku dyshohet “për përfshirje në një vrasje mafioze në Antverp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës”.

    Sipas SPAK, Çela u fut në luftë me organizatën rivale të drejtuar nga i dënuari me burgim të përjetshëm Ardian Çapja, ndaj të cilit akuzohet se organizoi disa atentate, me qëllim që merrte kontrollin mbi qytetin e Elbasanit.

    SPAK pretendon gjithashtu se i gjithë aktiviteti i Suel Çelës u financua nga trafiku ndërkombëtar i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt shteteve si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda. Organizata e tij akuzohet gjithashtu për korruptimin e dyshuar të zyrtarëve në Polici, në sistemin gjyqësor si dhe në media.

    Drejtues të opozitës e kanë akuzuar Suel Çelën se është përfshirë në fushata elektorale dhe ka ndihmuar socialistët në sigurimin e votave në zgjedhje. Akuza të tilla u bënë edhe në zgjedhjet e Majit, kur sipas kreut të opozitës Çela mbështeti Sara Mila, kandidate e socialistëve në Elbasan. Pas operacionit të SPAK në nëntor 2024, Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se kishte emëruar motrën e dy anëtarëve të grupit të tij në një post të lartë publik.

    Elbasan SPAK Suel Cela
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Aktualitet

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Aktualitet

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Aktualitet

    SPAK zbërthen skemën: 2.4 mln € nga Bashkia e Tiranës, lidhje mes Gogel dhe One Albania

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025

    SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave

    29.05.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.