Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK nën hetim gjobën ndaj Bankers që u mbajt në sirtar! Drejtori i Doganave Gent Gazheli shfaqet me xhup 8 mijë euro

    Nga InfoNews29.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, është parë së fundmi me një xhup Loro Piana, model Kiku patch-pocket bomber jacket, me çmim rreth 8 000 euro. Veshja e zgjedhur nga Gazheli është një prej artikujve më luksozë në botë, dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, për shkak të kostos që përkon me rrogat vjetore të dhjetëra familjeve shqiptare, në një kohë kur vendi renditet mes ekonomive me pagat më të ulëta në Europë dhe me kosto jetese gjithnjë në rritje.

    MASKA.Al shkruan: Një xhup Loro Piana, model Kiku patch-pocket bomber jacket, me çmim plot 8,001 dollarë, është “outfit”, që ka zgjedhur drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli.

     

    Gent Gazheli pjesë e skandalit Bankers! Mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro

    Gazheli nuk është i panjohur për shpenzimet luksoze; më parë është shfaqur edhe me veshje të markave si Brunello Cucinelli, ndërsa vartësit e tij e kanë cilësuar si “Drejtori i 2030-s”. Media kanë nisur ta quajnë ironikisht “Don Zhuani i Doganave”, për stilin dhe luksin që shfaq në publik.

    Por ndërkohë që xhupi i shtrenjtë bën bujë, borxhi doganor i vendit vijon të rritet. Sipas të dhënave të KLSH, në fund të vitit 2024, detyrimet e papaguara doganore arritën në 48.6 miliardë lekë, ku 90% e tyre janë më të vjetra se pesë vjet, një tregues i mosfunksionimit të mekanizmave të rikuperimit. Pjesa më e madhe e shlyerjeve për vitin 2024 ka qenë vetëm 0.84% e stokut total.

    Gazheli thuhet se ka gjetur një shtëpi në Zvicër dhe po përgatit familjen për zhvendosje, në rast të një arrestimi të mundshëm nga SPAK. Ai dyshohet të ketë qenë i përfshirë në transferime me çanta parash të lidhura me Belinda Ballukun, ndërkohë që është i njohur si njeri i saj i besuar.

    Skandali i pezulluar:

    Dosja e njohur për publikun lidhet me gjobën ndaj Bankers Petroleum, e cila fillimisht ishte vendosur në 30 milionë euro, por më pas u rrit në 130 milionë euro. Hetimi filloi në 2020, por gjoba mbeti e pezulluar për pesë vite, ndërkohë që Gazheli dyshohet se ka penguar zbatimin e vendimit përmes mosveprimit administrativ dhe takimeve personale me përfaqësues të kompanisë.

    Shefi i Doganës së Fierit, Olti Kuke, që kishte raportuar për gjobën, është shkarkuar kohët e fundit, ndërkohë që çështja është ngritur publikisht vetëm pas transferimit të dosjes tek SPAK, duke nxitur dyshime mbi lidhjet politike që sipas burimeve e kanë mbrojtur Gazhelin në rastet e skandaleve brenda doganave.

    Kombinimi i luksit ekstrem me përgjegjësitë e paplotësuara financiare dhe skandalet e pezulluara ka rikthyer vëmendjen mbi Gent Gazhelin, një figurë që shihet si simbol i lidhjes mes pushtetit, parave dhe pandëshkueshmërisë brenda sistemit doganor.

    Bankers Bankers Gent Gazheli Gent Gazheli SPAK nën hetim gjobën ndaj Bankers që u mbajt në sirtar! Drejtori i Doganave Gent Gazheli shfaqet me xhup 7 mijë euro
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026
    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.