Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK godet “peshkaqenët” e kokainës: Sekuestrohet Ajman Park i Jul Ballës në Shijak, i merret celulari pronarit të Klajdi Resort, Osman Kokoshi

    Nga InfoNews08.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritetet ligjzbatuese të Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Italisë, ka goditur një organizatë kriminale shqiptare me ndikim ndërkombëtar, e përfshirë në trafikimin e kokainës dhe pastrimin e të ardhurave nga veprimtaria kriminale.

    Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 187/2023 dhe janë bazuar në analizën e komunikimeve të koduara përmes aplikacionit SkyECC.

    Kjo organizatë, e strukturuar dhe me shtrirje globale, kishte organizuar trafikun e dy super-ngarkesave me gjithsej 28 ton kokainë, të nisura nga Paraguaji drejt porteve të Anversit në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani. Grupi kishte bashkëpunime me prodhues në Amerikën Latine dhe kishte ngritur një sistem të sofistikuar transporti, fshehjeje të drogës dhe pastrimi parash, ku përdoreshin kontejnerë me mallra të legalizuara dhe rrjete pagesash të pashënueshme, si “hawala” apo transport fizik me shoferë të përzgjedhur autobusësh.

    Emrat e personave nën hetim

    Nga hetimet e kryera, SPAK ka identifikuar 16 shtetas shqiptarë si pjesë të kësaj organizate kriminale. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest me burg” për 14 prej tyre dhe “detyrim paraqitje” për dy të tjerë. Mes emrave të njohur përfshihen edhe persona të arrestuar më herët jashtë vendit.

    Anëtarët e grupit kriminal të përfshirë që GJKKO dha masën arrest me burg:

    •Riza Çela
    •Ardian Çela
    •Albin Çela
    •Elvis Çela (katër vëllezër)
    •Fadil, alias Jul Balla – pronar i “Ajman Resort”
    •Franc Çopja – i arrestuar në Belgjikë
    •Petrit Sulejmani, alias “Lakatos”
    •Mariglen Kamami
    •Denis Daja
    •Renato Musaka
    •Vilson Pepa
    •Miklovan Mullai
    •Gert Çerma

    Gjithashtu, SPAK ka urdhëruar kontroll edhe në ambientet e “Klajdi Resort”, ku është sekuestruar celulari i pronarit Osman Kokoshi.

    Me masë “detyrim paraqitje”:

    8. Dition Pepa – masë “detyrim paraqitje”
    9. •Kujtim Gjyla – masë “detyrim paraqitje”

    I arrestuar në një vend të BE-së:

    10. Franc Çopja
    Sekuestrimet e kokainës

    Gjatë hetimeve janë sekuestruar ngarkesa të mëdha me kokainë:

    •Shtator 2020 – Anvers, Belgjikë:

    11.6 ton kokainë e fshehur në kuti sapuni dhe boje metalike me logon “Fox”, nisur nga porti Villeta në Paraguaj. Gjatë një operacioni të mëvonshëm në Roterdam, u sekuestruan edhe 600 kg të tjera dhe 2 milionë euro.
    •Dhjetor 2020 – Shkurt 2021 – Hamburg, Gjermani:

    16.4 ton kokainë të fshehur në bombola metalike, të stampuara me logo si “sy me rrufe të kuqe”, “Puma”, “shenja infinit”. Vlera e tregut përllogaritet nga 1.5 miliardë deri në 3.5 miliardë euro.
    Struktura dhe veprimtaria
    Organizata kriminale ishte e udhëhequr nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., të cilët jetonin në Paraguaj dhe kishin ndërtuar një strukturë të ndërlikuar të prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes së kokainës. Ngarkesat transportoheshin përmes porteve detare drejt Evropës, të maskuara si mallra të rregullta.
    Grupi kishte ngritur gjithashtu një sistem të mirëfilltë qarkullimi dhe pastrimi parash. Paratë e fituara qarkullonin përmes transportit fizik nga BE drejt Shqipërisë, me anë të shoferëve të besuar të linjave të autobusëve ndërkombëtarë, të cilët përfitonin një komision prej rreth 2% të shumës së transportuar.
    Përveç kësaj, përdorej edhe skema e njohur si “hawala”, që përfshin zinxhir ndërmjetësish pa lënë gjurmë bankare. Një pjesë e madhe e fondeve kanalizohej në Bolivi, për shkak të rregullave më të lira financiare.
    Sekuestrimet e pronave dhe parave në Shqipëri
    Me vendimin nr. 543 datë 07.08.2025, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin preventiv të 14 pasurive në pronësi të anëtarëve të grupit, përfshirë:

    Resorte turistike:
    •“Ajman PARK” Resort, Xhafzotaj, Durrës.
    Vila dhe apartamente:
    •Vilë dy katëshe në Dhërmi, Himarë, tip “ELYSIAN” – vlerë tregu afërsisht 1 milion euro.
    •Vilë e porositur në Tiranë, me kontratë të datës 06.11.2024.
    Toka dhe ndërtesa:
    •Truall dhe ndërtesa në Sharrë, Tiranë.
    •Pasuri me status të përkohshëm.
    •Tokë arë 5900 m² në Sharrë, Tiranë.
    •Pasuri në bashkëpronësi (nr. 349/45).
    Shoqëri tregtare dhe aksione:
    •Kuota në kompani në Kavajë, Durrës dhe Rrogozhinë.
    Automjete:
    •Tre automjete të sekuestruara.
    Para të sekuestruara gjatë kontrolleve:
    •111,800 euro
    •4,000 USD
    •880,000 lekë
    Prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara e konsiderojnë këtë organizatë si një nga më të fuqishmet shqiptare që kanë operuar ndonjëherë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
    Strukturimi, kapaciteti logjistik dhe qarkullimi masiv i parave i kanë dhënë asaj aftësinë për të ndikuar në çmimin e drogës në tregjet evropiane.

    Ajman Park Jul Balla Osman Kokoshi
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.