Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK dhe BKH depërtojnë në labirinthet e zeza të grupit mafioz “Bolv Oil” të Behar Çukajt

    Nga InfoNews01.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK dhe BKH depërtojnë në labirinthet e zeza të grupit mafioz “Bolv Oil” të Behar Çukajt

    Në 154 raste, Behar Çukaj ka përdorur për transferta e shpenzime financiare dhe pjesëmarrje fiktive në tenderë, kompaninë tjetër hidrokarbure “Olsi Sh.p.k”, që ka emrin e djalit të tij Olsi Çukaj, të cilin, në zgjedhjet e vitit 2017 e kandidoi për deputet në listën e PD…

    Pronari i grupit “Bol Oil”, Behar Çukaj, rezulton figurë qendrore në dosjen “Bankers”, tashmë nën hetim nga SPAK, për evazion fiskal, mashtrim me TVSH, kontrabandë karburantesh dhe pastrim qindra milionë eurosh. Hetimet e BKH kanë zbuluar qarkullim fondesh përmes kontratave fiktive me “Bankers”, vjedhje nafte nga depot e Albpetrolit, përdorim kompanish transporti pa licencë dhe investime luksoze në pasuri të paluajtshme, përfshirë kompleksin “Tulipan” në Farkë. Dosja përfshin edhe kompani të tjera të familjes Çukaj, të përdorura për transferta ilegale, bilance false dhe pjesëmarrje fiktive në tenderë, duke e vendosur rastin si një nga skemat më të mëdha të dyshuara të krimit ekonomik në sektorin e hidrokarbureve.

    Pronari i grupit “Bolv Oil”, mafiozi Behar Çukaj, përmes lidhjeve dhe ndikimit te krerë të politikës dhe pushtetit, në segmente të drejtësisë dhe përmes ryshfeteve, i ka shpëtuar ndëshkimit, megjithëse ka qenë disa herë nën hetim gjatë 15 viteve të fundit.

    Ndaj tij ka pasur prova për evazion fiskal, mashtrim doganor, mashtrim me TVSH, pastrim parash, kontrabandë karburantesh, bilance false, vjedhje karburanti në depozitat e “Albpetrol” dhe grabitje tokash në Tiranë, me falsifikime dokumentesh pronësie në bashkëpunim.

    Emri i biznesmenit Behar Çukaj dhe kompanisë së tij “Bolv Oil” ka dalë sërish për të njëjtat vepra penale në dosjen “Bankers”, tashmë e marrë si çështje nga SPAK, pasi është klasifikuar si grup i strukturuar korrupsioni dhe krimi ekonomik-financiar.

    Personazh kryesor dhe tepër aktiv në këtë grup është Behar Çukaj, i cili ka përdorur kompaninë “Bolv Oil” dhe disa biznese të tjera hidrokarbure për të vjedhur shtetin dhe për të pastruar miliona euro përmes falsifikimeve dhe mashtrimeve fiskale.

    Për të zbuluar paligjshmëritë e Behar Çukajt, SPAK dhe BKH janë futur në “labirintet e zeza” të aktivitetit të kompanive “Bolv Oil” dhe “Olsi”, gjurmët e të cilave kanë çuar në abuzime të shumta edhe jashtë sektorit të hidrokarbureve, përmes firmave të tjera të tij.

    Përveç 10 milionë eurove të qarkulluara nga “Bolv Oil” me dokumente tatimore false, në bashkëpunim me “Bankers”, të konstatuara nga hetimi fillestar i Prokurorisë së Fierit, BKH ka zbuluar edhe 310 milionë euro të tjera, që Behar Çukaj ka fshehur, sërish në bashkëpunim me “Bankers”, përmes kontratave për punë të pakryera, transferta dhe fatura TVSH-je fiktive.

    Që prej vitit 2008, kompania “Bankers” kishte kontraktuar kompaninë “Bolv Oil” të Behar Çukajt për kryerjen e transportit të naftës, përmes kompanisë së tij “BOLV TRANS” sh.p.k.

    Kjo kompani transporti u krijua në mars 2011, pra tre vite pas lidhjes së kontratës me “Bankers”, dhe u mbyll në dhjetor 2011. Megjithatë, deri në qershor 2025 ajo vazhdonte aktivitetin pa licencë, deklaronte punë të kryera dhe lëshonte fatura TVSH-je, me të cilat i vidhte miliona shtetit.

    Gjurmët e milionave të përfituara nga Behar Çukaj e kanë çuar BKH-në te investimi prej 120 milionë eurosh për blerjen e 50 mijë m² tokë të grabitur në Farkë dhe ndërtimin e kompleksit “Tulipan” me vila, disa prej të cilave janë përfituar nga politikanë të korruptuar dhe persona të krimit të organizuar.

    Në dosjen hetimore është përfshirë edhe vjedhja e 1.3 milionë litrave naftë nga depozitat shtetërore të “Albpetrol”, për të cilat Behar Çukaj është proceduar në katër raste gjatë viteve 2014–2021, por hetimet janë pushuar nga Prokuroria e Fierit.

    Më 17 shtator 2021, Behar Çukaj krijoi firmën “Kolegji Alma Mater Europaea Campus College Rezonanca”, me aktivitet përgatitjen e specialistëve të mjekësisë me studime universitare dhe pasuniversitare në fizioterapi, farmaci, gjinekologji, infermieri, biokimi laboratorike dhe stomatologji. Gjatë një viti aktivitet pa licencë, kjo kompani shërbeu për pastrimin e rreth 60 milionë eurove dhe më pas u mbyll pa bilance.

    Sipas raportit hetimor, në 154 raste Behar Çukaj ka përdorur për transferta dhe shpenzime financiare ilegale, si dhe për pjesëmarrje fiktive në tenderë, kompaninë tjetër hidrokarbure “Olsi” sh.p.k., e regjistruar në emër të djalit të tij Olsi Çukaj, të cilin në vitin 2017 e kandidoi për deputet në listën e PD-së.

    Pastrim parash dhe transferta milionash, mafiozi Behar Çukaj i “Bolv Oil” ka kryer edhe përmes kompanive të tij “R.C. RIRA”, “INBI”, “SH.R.S.F. OLSI” dhe “B&O Construction”.

    /Pamfleti

    AlbPetrol Alma Mater Europaea Campus College Rezonanca B&O Construction Bankers Petroleum Behar Çukaj bilance false BKH Bolv Oil BOLV TRANS dosja Bankers evazion fiskal Farkë fatura fiktive grabitje tokash grup i strukturuar kriminal hetim penal INBI investime imobiliare kompani guackë kompani offshore kompleksi Tulipan kontrabandë karburantesh kontrata fiktive korrupsion krim ekonomik mashtrim me TVSH Olsi Çukaj Olsi Sh.p.k. Pastrim parash pasuri të paluajtshme PD politikë Prokuroria e Fierit R.C. RIRA ryshfet SH.R.S.F. OLSI SPAK SPAK dhe BKH depërtojnë në labirinthet e zeza të grupit mafioz “Bolv Oil” të Behar Çukajt tenderë fiktivë transport pa licencë vjedhje nafte zgjedhjet 2017
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Aktualitet

    Pasagjerët në ankth: çfarë ndodhi me avionin e Wizz Air që u nis nga Tirana

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.