Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skema në Dhërmi e Himarë për të vjedhur pronat

    Nga InfoNews01.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skema në Dhërmi e Himarë për të vjedhur pronat

    Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka propozuar krijimin e shoqërisë tregtare “Himara Invest”, një strukturë që sipas qytetarëve synon të shmangë rolin e Këshillit Bashkiak në vendimmarrjet mbi pronat publike dhe të hapë rrugë për përdorimin e tyre nga kompani private.

    Ndryshe nga ligji për administrimin e pronave bashkiake, projekti i Tavos parashikon që kjo shoqëri të menaxhojë të gjitha pronat e bregdetit dhe godinave shtetërore në pronësi të Bashkisë Himarë. Me këtë, pasuritë publike do të dalin nga kontrolli i drejtpërdrejtë institucional dhe do të kalojnë nën administrim të një kompanie që drejtohet nga vetë kryebashkiaku.

    Sipas dokumenteve dhe burimeve të brendshme, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u fut për miratim projekti i vendimit për krijimin e “Himara Invest” në mënyrë të fshehtë, larg vëmendjes së publikut.

    Vendim i cili do t’i heqë Këshillit kompetencat mbi pronat dhe do t’i japë shoqërisë së re të drejtën për të hyrë në marrëveshje me kompanitë private për përdorim dhe ndërtim në prona bregdetare.

    Skandali më i madh lidhet me pikën 10 të projekt-vendimit, e cila parashikon që të gjitha pronat e Bashkisë t’i kalojnë “Himara Invest”, duke i dhënë dorë të lirë kryebashkiakut dhe administratorëve së shoqërisë për menaxhimin dhe përdorimin e tyre.

    Në statutin e shoqërisë, kryebashkiaku Vangjel Tavo figuron si pronar i vetëm, ndërsa administratori i “Himara Invest” është shtetasi Donjaldo Hoxha.

    Në një zonë si Himara, ku çështjet e pronave kanë qenë gjithmonë të ndjeshme dhe shpesh burim konflikti, ky vendim ngre dyshime të forta për, mungesë transparence dhe rrezik për “grabitjen” e pasurive publike.

    Ndërsa Bashkia e prezanton këtë si një iniciativë për “zhvillim” dhe “investime”, lind pyetja:

    A po krijohet “Himara Invest” për interes publik, apo për të kaluar pronat e Himarës në duar të oligarkëve, larg syve të qytetarëve? JOQ

    administrim pronash Bashkia Himarë bregdet Dhërmi Donjaldo Hoxha grabitje pronash Himara Invest Himarë investime Këshilli Bashkiak kompani private konflikt interesi korrupsion mungesë transparence oligarkë pasuri publike prona publike skandal Skema në Dhërmi e Himarë për të vjedhur pronat Vangjel Tavo vendimmarrje e fshehtë vjedhje pronash zhvillim i dyshimtë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.