Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skema ABI BANK e Andi Ballta që zhvat shqiptarët! Ndërtuan perandorinë e Mikrokredive, Borxheve e Pastrimit të parave

    Nga InfoNews16.12.2025Updated:16.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një mori firmash, duke përfshirë banka të nivelit të dytë, institucione financiare të mikrokredisë, nga ato që vendosin përqindje tepër të larta, apo edhe ato të mbledhjes me forcë të borxheve, kontrollohen nga një “dorë”. Pronarët e ABI BANK drejtojnë një rrjet firmash, të cilat vetëm sa shtohen dita-ditës, me qëllim humbjen e gjurmëve se ku shkojnë paratë e shqiptarëve.

    Të njëjtët pronarë kontrollojnë dhënien e kredive, individëve po bizneseve me kolateral. Të njëjtët janë edhe ata që japin mikrokredi, ku interesat janë tepër të larta. Por, mjeti më fitimprurës i tyre është mbledhja e borxheve, pasi kontrollojnë edhe një institucion financiar.

    Paratë dyshohet se lëvizin jashtë Shqipërisë, në vende offshore, nga ato vende që origjina nuk deklarohet dhe askush nuk mban përgjegjësi.


    Investimet në ndërtim dhe dyshimet për pastrim parash

    Por, të njëjtët individë, janë futur edhe në sektorin e ndërtimit, në Tiranë apo edhe në vende bregdetare, duke krijuar një zinxhir të pastrimit të parave. Një dosje e denjë për Prokurorinë e Posaçme, pasi ka dyshime tepër të mëdha për pastrim parash.

    Në krye të kësaj skeme qëndron ANDI BALLTA, i cili kontrollon të gjithë këtë zinxhir, me në krye firmën Tranzit. Kjo firmë, e krijuar për të mbledhur borxhet e këqija, zotëron Abi Bank, NBG Bank, institucionin financiar NOA, të cilën e ka blerë në fillim të vitit 2025.

    Madje, firma Tranzit zotëron edhe firmën Moscopole. Moscopole zotëron kompaninë MA1, apo edhe firmën e sapo krijuar të ndërtimit BAY VIEW ALTERNATIVE INVESTMENT.


    Prona 32 hektarë në Poro të Vlorës dhe kolaterali bankar

    Kjo e fundit do të zhvillojë një pronë të stërmadhe prej 32 hektarësh në Poro të Vlorës, e lënë kolateral te ABI BANK.

    Kjo firmë është krijuar në muajin korrik 2025 nga Banka Amerikane e Investimeve, e cila është edhe pronarë me rreth 99 % të aksioneve, ndërkohë që më pak se 1 % të aksioneve zotërohen nga Andi Ballta.

    Ky i fundit është edhe pronari pasi Banka Amerikane e Investimeve është në zotërim të TRANZIT, ky vetë TRANZITI është në pronësi në mazhorancë nga Ballta.

    Por, më e çuditshmja në këtë rast është që paratë e bankave, apo të atyre të institucioneve të mikrokredive, po investohen në një pronë të stërmadhe, në zonën bregdetare në Poro të Vlorës, shkruan VoxNews


    Pyetje pa përgjigje dhe roli i institucioneve

    Por si u la kolateral në bankë kjo pronë? Kush janë kreditorët e këqinj? A mos vallë kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave? A është nxjerrë në ankand prona, sipas rregulloreve të Bankës së Shqipërisë?

    Një mori institucionesh duhet të nisin kontrollet ndaj kësaj skeme të stërmadhe, e cila pasi zhvati deri në palcë shqiptarët, tashmë po u merr edhe pronat.


    Skema e borxheve dhe precedentët penalë

    Një skemë që po përdoret masivisht në Shqipëri, kryesisht nga grupet kriminale, ku rasti i Rrumit të Shijakut veçse është maja e ajsbergut.

    Letrat janë të hapura dhe mjaftojnë hetimet apo kontrolle, kryesisht nga institucionet ligjzbatuese për të gjurmuar paranë, e cila pasi xhiron në Shqipëri, përfundon në vende offshore.

    Në krye të skemës është kompania TRANZIT, e cila kohë më parë ishte firmë që merrej me mbledhjen e borxheve të këqija, njëjtë siç vepruan Micro Credit Albania, ADCA apo edhe FINAL.


    Fitimet, bilancet dhe fshehja e të dhënave

    Por, çuditërisht jashtë hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe më vonë të SPAK-ut ka mbetur TRANZIT, e cila tashmë gjeneron miliona euro të fituara, kryesisht në kurriz të shqiptarëve të varfër.

    Sipas dokumenteve, në vitin 2023, në kulmin e lulëzimit të skemës së mbledhjes së borxheve, TRANZIT do të deklaronte një fitim kolosal, prej 26 milionë eurosh.

    Ndërkohë, e njëjta firma ka refuzuar në vitin 2025 të publikojë bilancin e vitit 2024, në shkelje të plotë të ligjit.


    Dominimi bankar dhe lidhjet politike

    Skandali i mikrokredive vetëm sa ka fuqizuar rolin e saj në këtë treg të turpshëm të Tranzit. Me manovrat e pronarit, Andi Ballta, tashmë Tranzit është kompania mëmë e firmave të tjera. Duke përfshirë edhe vetë ABI BANK!

    Zinxhiri i kompanive sa vjen e shtohet, gjithashtu edhe portofoli i tyre, tepër i diskutuar.

    Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, ABI BANK ka shtrirë tentakulat e saj edhe në institucionet financiare të licensuara nga Banka e Shqipërisë, për dhënien e mikrokredive, siç është rasti i NOA.


    Transaksionet bankare dhe “mburoja” politike

    Me një transaksion tepër të dyshimtë, në janar të vitit 2025, ABI Bank bleu institucionin NOA. Më vonë ABI BANK përthithi kompaninë NOA dhe tashmë veprojnë si një trup i vetëm!

    Disa vite më parë, sipas dokumenteve, banka ABI BANK me në krye Andi Balltën ka blerë për rreth 70 milionë euro edhe NRG Bank, ose siç njihej ndryshe banka greke në Shqipëri.

    Transaksionet veçse kanë konfirmuar dominimin total të sektorit bankar nga e njëjta dorë, e cila duket se ka lidhje deri në kupolën qeverisëse.


    Përfundim

    Duket një “mburojë” e fortë që ABI BANK ka nga pushteti apo nga opozita në Shqipëri, ku megjithëse vepron në mënyrë të dyshimtë, deri më tani ia ka hedhur paq ndonjë kontrolli administrativ apo hetimi penal. Ndoshta këto lidhje e kanë ndihmuar që të shtojë dita-ditës gamën e firmave nën kontroll, ku përqendrimi tashmë është te ndërtimi.

    ABI Bank Andi Ballta Banka e Shqipërisë banka Shqipëri borxhe të këqija institucion financiar kolateral bankar kredi me interesa të larta mbledhje borxhesh mikrokredi NBG Bank ndërtim Vlorë NOA offshore Pastrim parash Poro Vlorë prona bregdetare skandal mikrokredish skema financiare SPAK Tranzit
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Aktualitet

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Aktualitet

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Aktualitet

    SPAK zbërthen skemën: 2.4 mln € nga Bashkia e Tiranës, lidhje mes Gogel dhe One Albania

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025

    SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave

    29.05.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.