Skandaloze! OSHEE iu fik dritat banorëve të Valiasit, Rinasit dhe Laknasit para ndeshjes Poloni-Shqipëri
Tiranë – Ndërprerje e energjisë elektrike në disa zona para ndeshjes Poloni–Shqipëri
Një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike është raportuar mbrëmjen e sotme në disa zona të Tiranës. Banorët në Kamëz, Valias, Valias i Ri, Laknas dhe Rinas kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se një orë.
Sipas raportimeve nga qytetarët, energjia mungon prej rreth një ore, ndërsa deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga OSHEE mbi arsyen e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të furnizimit.
Ndërprerja ka shkaktuar pakënaqësi te banorët, pasi vjen pikërisht në momentin kur shumë qytetarë po përgatiten të ndjekin ndeshjen mes Polonisë në futboll dhe Kombëtares se Shqipërisë, një përballje e shumëpritur nga tifozët shqiptarë.
Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e informacionit dhe kërkojnë reagim nga autoritetet për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.
