Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skandali me betonieren e rrëzuar/ Patentat egjiptiane nuk njihen në Shqipëri, por si lëviznin 2 egjiptianët?!

    Nga InfoNews24.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skandali me betonieren e rrëzuar/ Patentat egjiptiane nuk njihen në Shqipëri, por si lëviznin 2 egjiptianët?!

    Dy shtetasit egjiptianë, njëri drejtues i autobetonieres dhe tjetri pasagjer, të cilët humbën jetën në aksidentin e së mërkurës pranë TEG-ut, nuk ishin pajisur me leje drejtimi shqiptare dhe as me Dëshmi të Aftësisë Profesionale për profilin “Automakinist”.

    Pas lajmit të VoxNews me burime nga Policia, reagoi Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila theksonte se në regjistrat e saj nuk rezulton që dy shtetasit të jenë pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për drejtimin e automjeteve për përdorim të veçantë, ku përfshihen edhe autobetonieret.

    Reklamë

    Institucioni sqaron se legjislacioni shqiptar u lejon shtetasve të huaj të qarkullojnë në vend me lejet e drejtimit të vlefshme të lëshuara nga autoritetet e shtetit të tyre, për periudhën e parashikuar në Kodin Rrugor.

    DPSHTRR thekson ndër të tjera se Shqipëria nuk ka marrëveshje reciprociteti me Egjiptin për njohjen apo konvertimin e lejeve të drejtimit, ndaj pretendimet se dy shtetasit ishin pajisur me dokumentacion shqiptar cilësohen të pavërteta.

    Por si lëviznin dy egjiptianët?!

    Sipas Kodit Rrugor një shtetas egjiptian mund të drejtojë mjet si vizitor vetëm në kushtet e parashikuara nga ligji (zakonisht me leje ndërkombëtare drejtimi, kur kjo pranohet, dhe për një periudhë të kufizuar), por kjo nuk do të thotë se mund të punësohet si shofer profesionist me patentën egjiptiane.

    Për punësim si shofer në një kompani shqiptare, sidomos për mjete të rënda (kategoritë C, CE, D etj.), në përgjithësi kërkohet që drejtuesi të zotërojë një leje drejtimi të vlefshme dhe të njohur në Shqipëri, si edhe të plotësojë kërkesat për kualifikimin profesional, kur ato zbatohen.

    Të “paprekshmit” nga Policia Rrugore

    Kompania punëdhënëse (ALBA – BETON) duhet të mbajë përgjegjësi nëse ka punësuar një shofer pa verifikuar vlefshmërinë e patentës, lejen e punës, dokumentet e nevojshme ose kualifikimin profesional.

    Punëdhënësi (ALBA – BETON) ka detyrimin të sigurohet që drejtuesit e mjeteve të tij i plotësojnë kërkesat ligjore.

    Ende nuk ka asnjë reagim nga kompania (ALBA – BETON) për këtë tragjedi, të cilën fati e deshte të mos kthehej në një masakër.

    DPSHTRR thellon skandalin me betonieren e rrëzuar - Patentat egjiptiane nuk

    Screen i marrë nga faqja Alba-Beton në Facebook: Asnjë reagim për ngjarjen

    Edhe Policia Rrugore ka zgjedhur të heshtë për këtë ngjarje, kjo e fundit ka për detyrë të marrë masat që parashikohen nga legjislacioni. Këto masa përfshijnë:

    1. Verifikimin e vlefshmërisë së patentës nëse njihet në Shqipëri.

    2. Verifikimin e dokumenteve të identifikimit, lejes së qëndrimit dhe, kur është e nevojshme, lejes së punës.

    3. Ndalimin e drejtimit të mjetit nëse konstatohet se drejtuesi nuk ka të drejtë ligjore të drejtojë.

    4. Vendosjen e masave administrative (gjobë ose masa të tjera) sipas shkeljes së konstatuar.

    5. Referimin e rastit tek organet hetimore nëse ka dyshime për vepër penale (p.sh. përdorim dokumentesh të pavlefshme ose lejim i drejtimit në kundërshtim me ligjin).

    6. Verifikimin edhe të përgjegjësisë së pronarit ose kompanisë që ka vënë në dispozicion mjetin, nëse ka lejuar një person pa të drejtë drejtimi ta përdorë atë.

    Policia Rrugore duhet ti përgjigjet pyetjes: A janë kompanitë e ndërtimit mbi ligjin?

    Hetimi duhet të sqarojë nëse Policia Rrugore ka kryer kontrollet e parashikuara nga ligji dhe nëse kompania ka respektuar detyrimin për të verifikuar vlefshmërinë e lejes së drejtimit të punonjësve të saj.

    DPSHTRR thellon skandalin me betonieren e rrëzuar - Patentat egjiptiane nuk

    Screen i marrë nga faqja Policisë Rrugore në Facebook: Asnjë reagim për ngjarjen

    Ndërkohë shkrimi i radhës do jetë për zyrat e punësimit të të huajve dhe pse policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj administratorit të kompanisë (ALBA – BETON).

    VIJON….

    ©Copyright Vox News

    Reklamë
    por si lëviznin 2 egjiptianët?! Skandali me betonieren e rrëzuar/ Patentat egjiptiane nuk njihen në Shqipëri
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Aktualitet

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026
    Aktualitet

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Aktualitet

    I vihet tritol Mariglen Lalës në Bathore!

    12.09.2026
    Aktualitet

    Kapet me armë në Durrës, Haki Koka! Nipi i Lefter Kokës

    11.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026

    Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.