Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skandal në One Albania! Bllokime faqesh dhe paralajmërime sigurie, armik edhe faqja e Kryeministrisë

    Nga InfoNews27.09.2025Updated:28.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Qindra persona në Shqipëri po raportojnë se u është bllokuar aksesi në disa faqe interneti përmes rrjetit të kompanisë One Albania. Shumë përdorues shohin paralajmërime si “rrjeti nuk është i sigurt” ose pamundësi për të hapur faqe që funksionojnë normalisht në rrjete të tjera.

    ONE ka renditur faqen e Kryeministrisë dhe mediat.al si të pasigurta, duke i cilësuar “armikë” të internetit shqiptar.

    Këto shqetësime vijnë pak kohë pasi Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) ka konfirmuar zyrtarisht se në rrjetet e One Albania dhe Vodafone janë instaluar pajisje të teknologjisë Deep Packet Inspection (DPI). Kjo u bë për të zbatuar vendimin e qeverisë për bllokimin e platformës TikTok, ndërsa pajisjet janë marrë huazim nga autoritetet kibernetike të Izraelit. DPI një teknologji e njohur globalisht për aftësinë e saj për të monitoruar, filtruar dhe kontrolluar trafikun e internetit.

    Sipas AKSK, DPI “nuk lexon mesazhet” pasi komunikimet janë të enkriptuara, por vetëm “kokën e paketave të trafikut” (IP header).

    Megjithatë, ekspertë dhe organizata për të drejtat digjitale paralajmërojnë se përdorimi i kësaj teknologjie pa transparencë të plotë dhe kornizë ligjore mund të hapë rrugë për kontroll të tepruar të internetit, shkelje të privatësisë dhe kufizim të lirisë së shprehjes.

    Ndërkohë, përdoruesit po ndiejnë pasojat direkt, duke mos pasur akses në disa faqe dhe duke hasur probleme sigurie gjatë shfletimit. Kjo ka ngritur pyetje të forta mbi sa i gjerë është bllokimi dhe nëse DPI po përdoret edhe për qëllime të tjera përveç TikTok-ut.

    Ekspertet dhe Organizatat për të drejtat digjitale paralajmërojnë se mungesa e transparencës dhe e një baze ligjore të qartë e kthen këtë praktikë në një instrument të rrezikshëm për censurë dhe mbikëqyrje masive.

    Ndërkohë, qytetarët po vuajnë pasojat direkte: mungesë aksesi në faqe të caktuara, ndërprerje të shfletimit dhe paralajmërime të rrezikshme sigurie që komprometojnë besimin tek ofruesi i shërbimit.

    Pyetja që sot ngrihet me forcë është: A është bllokimi i TikTok vetëm maja e ajsbergut? A po përdoret DPI për të kufizuar më gjerë internetin në Shqipëri?

    One Albania One Telecome
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.