Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skandal mjedisor i pazgjidhur: 2800 ton mbetje të rrezikshme të Kurum në Porto Romano

    Nga InfoNews04.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skandal mjedisor i pazgjidhur: 2800 ton mbetje të rrezikshme të Kurum në Porto Romano
    DURRËS- Mbi një vit pas sekuestrimit, 2800 ton mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum që u kthyen nga Tajlanda ende mbahen në kontenierë në Porto Romano. Ndërsa Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 udhërarreste për përgjegjësit, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit, pikëpyetja mbetet se çfarë do të ndodhë me mbetjet e rrezikshme, të cilat u faktuan të tilla edhe nga analizat në Itali.

    Tashmë është fakt se këto mbetje, të mbajtura prej më shumë se një viti në kontenierë në Porto Romano, janë të rrezikshme. Sipas rezultateve të ekspertimit të kryer në Itali në dhjetor 2025, mbetjet i përkasin kategorisë së pluhurit të furrës elektrike me qark – EAFD; të klasifikuara si të rrezikshme nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar dhe me përmbajtje shumë të lartë të zinkut dhe hekurit, të shoqëruara me plumb, bakër, mangan, kalium, kalcium dhe squfur. Elementët përbërës konsiderohen të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Referuar analizave, në dosjen hetimore përshkruhet rreziku i toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore.

    Në këtë fazë, kur hetimet kanë avancuar dhe përgjegjësitë penale janë identifikuar, mbetet e paqartë se cili institucion duhet të marrë përsipër konkretisht procesin e asgjësimit: a i takon kjo shtetit apo subjekteve private të përfshira?

    13 ende në kërkim

    Nga 33 urdhërarrestet që u lëshuan nga Prokuroria e Durrësit, vetëm 20 prej tyre janë ekzekutuar. 2 administratorët turq të kompanisë që operon në Elbasan dhe 3 drejtues të Kurum, nuk u gjetën në banesat e tyre. Tek kjo kompani, policia arrestoi vetëm dy persona, drejtorin e departamentit të shitjeve, dhe një specialist te zyra e mjedisit.

    Efektivët e policisë nuk mundën të arrestojnë as Gjovana Sokolajn, pronaren e kompanisë Sokolaj që eksportoi 2800 tonë mbetjet të rrezikshme të Kurum nga porti i Durrësit, dhe që më tej Tajalanda i riktheu në Shqipëri në tetor të 2024-ës. Edh eish-adminsitratorja e kompanisë, nuk u gjet. Kontabilistja e kompanisë Sokolaj u kap me masë arresti shtëpiak, ndaj së cilës është ngritur edhe akuza për pastrim parash.

    Në kërkim mbetet edhe bashkëshorti i pronares së kompanisë që eksportoi mbetjet, Doni Sokolaj, me nënshtetësi kroate, kompania tjetër e të cilit GS Minerals mundësoi me disa kontrata qiraje depozitimin e mbetjeve në portin e Durrësit. Organi i akuzës gjen me përgjegjësi, edhe kompaninë koncesionare të terminalit lindor në portin e Durrësit EMS APO ku u depozituan mbetjet, por administratori gjerman i saj, Ingo Hesse, rezulton ende në kërkim. Administratori shqiptar i saj, Florian Çimo, u arrestua.

    Përballjes me drejtësinë i shpëtoi edhe aksionerja e një tjetër kompanie, Mbarime Koroci e “Alliance Resource”. Prokuroria e Durrësit akuzon se edhe kjo kompani ka marrë një sasie të madhe mbetjesh të rrezikshme nga Kurum pa pasur kushtet për trajtimin e tyre

    Në kërkim edhe Petrit Qosja, i cili në dosjen e prokurorisë figuron në kontratat e nënshkruara mes “Kurum International” dhe kompanisë “Bajrami N”, për përpunimin e mijëra ton mbetje skorie edhe pse nuk ishte i licencuar për trajtimin e tyre.

    Prokuroria akuzon për shpërdorim detyre edhe drejtues dhe punonjës të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që nuk kanë monitoruar lejet. Nga 7 masa në këtë institucion, përfshirë ish-drejtuesen Arta Dollani, dhe atë aktuale Marjeta Përlala me arrest shtëpiak, efektivët e policisë nuk gjetën në banesë drejtorin e Inspektimeve Dritan Seferaj. Edhe nga Autoriteti portual në Durrës, nuk u arrestua gjatë operacionit të martën, një inspektor.

    Sipas dosjes hetimore, shoqëria Kurum dhe kompania Sokolaj, në fakt ishin në dijeni të plotë të mbetjeve të rrezikshme dhe kanë falsifikuar faturat e shitjes duke i fshehur. Personat ndaj të cilëve janë lëshuar masa sigurie, akuzohen për kontrabandë të mallrave të ndaluara, ndotje të ajrit, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës.

    PERSONAT E SHPALLUR NË KËRKIM

    Erdal Demir, Administratori i “Kurum International” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

    Yusuf Sezai Kurum, 46 vjeç Administrator me prokurë i “Kurum” – “”Menxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”

    Harun Sarica 42 vjeç, banues në Turqi; Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” – “Menaxhimi i mbetjeve”

    Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” – “Transporti i mbetjeve”.

    Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

    Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” – “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve – “Menaxhimi i mbetjeve”.

    Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës – “Shpërdorimi i detyrës”.

    Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM – “”Shpërdorimi i detyrës”.

    Doni Sokolaj 57 vjeç – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

    Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

    Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

    Ingo Hesse – administrator i kompanisë EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.

    “Falsifikimi i dokumentave” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”. Yusuf Sezai Kurum “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale” Harun Sarica 42 vjeç “transporti i mbetjeve” 46 vjeç Administrator me prokurë i “Kurum” – “”Menxhimi i mbetjeve” Administratori i “Kurum International” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste Erdal Demir menaxhimi i mbetjeve Skandal mjedisor i pazgjidhur: 2800 ton mbetje të rrezikshme të Kurum në Porto Romano
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Aktualitet

    Pasagjerët në ankth: çfarë ndodhi me avionin e Wizz Air që u nis nga Tirana

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.