Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skandal i rëndë: Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve me 4000% brenda një dite

    Nga InfoNews01.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skandal i rëndë: Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve me 4000% brenda një dite

    Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti.

    Madje, disa prej tyre kanë pësuar rritje më shumë se 100 për qind të shifrës. Një antibiotik që njeh përdorim të gjerë si Cefazolina ka pësuar rritje prej rreth 4000 % duke filluar nga dita e sotme.

    Por, nuk përfundon këtu rritja e çmimeve. Janë dhjetëra ilaçe të tjera që pësojnë rritje deri në 97% të shumës krahasuar me vitin 2026. Që prej 1 janarit Qendra Kombëtare e Barnave ka nisur të emetojë pullat e reja të barnave, të cilat vijnë për pacientin me disafish më shtrenjtë.

    Ministria e Shëndetësisë bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave ka përcaktuar çmimet e reja me të cilat do të tregtohen barnat për vitin 2026, të cilat janë ndjeshëm më të shtrenjta se një vit më parë.

    Metformina, një nga barnat që përdoret për diabetin e tipit, ka pësuar gjithashtu rritje duke filluar nga kjo e shtunë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, çmimi i këtij produkti i prodhuar në Maqedoninë e Veriut rritet me 2000%.Tobradex, një medikament që më parë ka qenë 300 lekë do të shitet sipas listës së re që ka siguruar Piranjat News me rreth 97% më shumë.

    “Remsima”, një ilaç anti-inflamator për të rritur ka pësuar ndryshime çmimi prej 97%.

    Sipas të dhënave zyrtare, disa produkte me përmbajtje Gadoteric Acid (meglumine salt), të përdorura si solucion për injeksion, kanë shënuar rritje që variojnë nga 13% deri në 62%, në varësi të paketimit dhe dozës. Rritja më e lartë për këtë grup është vërejtur te paketimi 15 ml, ku çmimi është rritur me rreth 62%.

    Ndërkohë, një nga rritjet më të mëdha konstatohet te Infliximab, pluhur për koncentrat për infuzion (100 mg/vial), ku çmimi ka ndryshuar nga 121,75 në 240,00, duke shënuar një rritje prej rreth 97%.

    Përveç listës së publikuar edhe ilaçe të tjera kanë pësuar rritje. Minitran (foto me poshte) nga 380 lekë që kushtonte vitin e shkuar, tani kushton plot 1369 lekë, rritje kjo më shumë se dyfishi i çmimit të vitit të shkuar.

    4000 për qind abuzim antibiotikë barnat Cefazolinë çmime marramendëse diabeti ilaçe të shtrenjta ilaçet Infliximab Këshilli i Ministrave lista e barnave Metforminë Ministria e Shëndetësisë pacientët pensionistët Qendra Kombëtare e Barnave Remsima rritja e çmimeve shëndetësia skandal Skandal i rëndë: Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve me 4000% brenda një dite Tobradex
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.