Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Autori studioj sigurinë e ulët të Fibank Albania dy ditë para grabitjes

    12.02.2026

    Berat Buzhala tenton të godas me shishe në kokë Albatrosin

    12.02.2026

    U arratis nga burgu, si u tentua të vritje me snajper Altin Ndoci

    12.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skandal i dyfishtë: Elira Kokona, projekti “Durana Tech Park” dhe rritja e pagës me 35%

    Nga InfoNews13.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skandal i dyfishtë: Elira Kokona, projekti “Durana Tech Park” dhe rritja e pagës me 35%

     

    Drejtoresha Ekzekutive e Korporatës së Investimeve Shqiptare Elira Kokona është ngjitur në krye të institucionit me objektiva  të qarta. “Zgjedhjet janë menteshat e fatit tonë”, rezulton një nga shprehjet e famshme të Pitagorës.

    Dhe në fakt, zgjedhjet dhe vendimet e drejtueses së re të AIC menjëherë pas marrjes së detyrës japin sinjale të qarta. Ekofin.al, referuar fakteve nga auditimi i KLSH, hedh dritën mbi dy vendimet e para të Kokonës.

    Dhe në fakt, vetëm dy muaj pas ngjitjes në krye të Korporatës, në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të 20 Dhjetorit 2023, me propozimin e drejtueses së re u morën dy vendime, rritja e pagës maksimale të Kokonës me 35% dhe miratimin e planit të punës për vitin 2024, ku një nga prioritetet kryesore ishte Durana Tech Park.

    Durana Tech Park, “qershiza” në objektivat 2024

    Plani i Punës për vitin 2024 u prezantua si dokument themelor i drejtimit të ri dhe përfshinte një sërë projektesh madhore: zhvillimin e pasurive shtetërore, ndërtimin e komplekseve qeveritare, EXPO Albania dhe, mbi të gjitha, projektin që do të kthehej në flamurin e kësaj strategjie – Durana Tech Park.

    Durana u konceptua si projekti që do të demonstronte se AIC mund të kalonte nga ideja në realizim, nga menaxhimi pasiv në zhvillim aktiv ekonomik.

    Screenshot

    Çfarë ishte ideja e parkut teknologjik

    Në konceptin fillestar, Durana Tech Park nuk ishte thjesht një park biznesi. Ai u mendua si një park shkencor dhe teknologjik i standardeve ndërkombëtare, i ndërtuar mbi një sipërfaqe prej rreth 14 hektarësh në zonën e Xhafzotajt, Bashkia Durrës. Ideja ishte që aty të krijohej një ekosistem i plotë inovacioni, ku të bashkëjetonin: kompani të teknologjisë së lartë; start-up dhe scale-up digjitale; qendra kërkimore dhe zhvillimi; zyra moderne, hapësira bashkëpunimi dhe konferencash; shërbime mbështetëse për inovacionin dhe kapitalin njerëzor.

    Parku u pozicionua si një nyje strategjike për tërheqjen e investimeve të huaja, për kthimin e trurit shqiptar dhe për tërheqjen e nomadëve digjitalë, duke shfrytëzuar avantazhin gjeografik dhe kostot relativisht të ulëta të Shqipërisë.

     

     

    Screenshot

    Parajsë fiskale në letër

    Durana u shoqërua me një regjim lehtësish fiskale që nuk ka precedent në ekonominë shqiptare. Ligji dhe VKM-të përkatëse parashikuan: tatim 0% mbi të ardhurat për një numër të kufizuar kompanish të përzgjedhura; përjashtim nga një sërë taksash dhe detyrimesh fiskale; përdorim të pasurive shtetërore me kushte preferenciale; një regjim të dedikuar për zhvilluesin dhe përdoruesit.

    Në total, 46 kompani përfitojnë nga ky status special. Mesazhi ishte i qartë: Shqipëria po ofronte një “zonë të lirë teknologjike” për të konkurruar rajonalisht dhe më gjerë. Por në fakt, ashtu siç ka dalë në pah edhe me listën e kompanive, kriteret e përzgjedhjes së tyre rezultojnë shumë të diskutueshme.

    Nga ideja te realiteti: mungesa e tullës së parë

    Megjithatë, pavarësisht gjithë kornizës ligjore, vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe autorizimit të AIC-së si zhvilluese, realiteti në terren mbetet i zhveshur nga çdo investim fizik. Në vitin 2026, më shumë se dy vite pas miratimit të Planit të Punës 2024 dhe më shumë se një vit pas afatit ligjor për planin e zhvillimit të detajuar, Durana Tech Park nuk ka asnjë ndërtim, asnjë strukturë dhe asnjë investim të dukshëm.

    Toka është transferuar nga RTSH që rezultonte pronare e saj në letra, procedurat janë hapur, njoftimet për shprehje interesi janë publikuar, por projekti ka mbetur në fazën e dokumenteve. Premtimi për një park që do të gjeneronte zhvillim ekonomik është kthyer në një dosje burokratike.

    Kokona ia bëri rrogën vetes 540 mijë lekë

    Ndërkohë që Durana përveç favoreve fiskale për kompanitë preferenciale të regjistruara nuk ka prodhuar ende asgjë, vendimi tjetër i marrë po në dhjetor 2023 ka prodhuar efekte konkrete financiare, si në buxhetin e AIC, ashtu edhe në buxhetin personal të drejtoreshës. Kokona i rriti pagën vetes me 35%, ku nga intervali 340 mijë deri në 400 mijë, paga e drejtorit ekzekutiv u rrit në minimumi 400 mijë deri në 540 mijë bruto. Gjthashtu, u rritën rrogat, edhe pse më pak 6-13% për drejtuesit e tjerë si Drejtor Kabineti apo Divizioni, si edhe për këshilltarët, por si për ironi u ulën për specialistët e institucionit.

    Ky vendim u mor në një institucion që, sipas auditimit të KLSH, ka dalë çdo vit me humbje që nga krijimi i saj në fund të vitit 2019. Kjo krijon një kontrast të fortë mes performancës së institucionit dhe përfitimeve të drejtimit të tij.

    Këshilltarë më shumë, shpenzime më të larta

    Raporti i KLSH-së evidenton gjithashtu rritjen e përdorimit të këshilltarëve dhe ekspertëve të jashtëm. Për gjysmën e parë të vitit 2024, rezulton se drejtoresha e re Kokona ka paguar 15 këshilltarë dhe ekspertë të jashtëm jashtë organigramës, aq sa kishte mbajtur në tre vite të marrë së bashku drejtori i mëparshëm. Dhe kjo edhe pas rritjes me 55% të organikës së brendshme të punonjěsve.

    Në vetvete, përdorimi i ekspertizës nga jashtë nuk është problem. Problemi lind kur kjo ndodh paralelisht me mungesën e rezultateve konkrete dhe me rritjen e vazhdueshme të shpenzimeve. KLSH parashikon në fakt se humbjet e Korporatës do të vijojnë të rriten dhe ajo do ta mbyllë vitin 2026 me një bilanc negativ prej 262 milionë lekësh.

    Screenshot

    Një korporatë me fuqi të mëdha dhe humbje të vazhdueshme

    Sipas KLSH-së, AIC operon me një autonomi të konsiderueshme, jashtë regjimit klasik të prokurimeve publike. Kjo fuqi e zgjeruar kërkon kontroll dhe llogaridhënie edhe më të fortë. Por bilanci financiar i korporatës mbetet negativ, me humbje të përsëritura çdo vit.

    KLSH vëren se baza ligjore i jep AIC-së një pavarësi në administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pronave shtetërore, duke përfshirë dhënien e tyre me qira, enfiteozë, leasing, shitje apo përdorim si kolateral, si dhe zhvillimin e projekteve përmes procedurave të veçanta konkurrimi dhe negocimi të drejtpërdrejtë. Kjo pavarësi paraqet një risk të lartë operacional dhe institucional mbi menaxhimin e pronave shtetërore, pasi proceset e saj nuk bazohen në legjislacionin shqiptar mbi Prokurimet Publike, por mbështeten ekskluzivisht në kompetencat dhe procedurat e vetë AIC-së.

    Screenshot

    Durana si simbol i një qasjeje problematike

    Në fund, Durana Tech Park është kthyer në simbolin më të qartë të kontradiktave të drejtimit aktual të AIC-së: një projekt me ide të mëdha, lehtësi fiskale ekstreme dhe pritshmëri të larta, por pa realizim fizik; një parajsë fiskale pa ekonomi reale; një ambicie strategjike ende pa investim në terren.

    Bilanci i drejtimit të Elira Kokonës deri më tani ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Në bion e saj në faqen zyrtare të AIC, që nganjëherë i ngjan më shumë një labirinthi, ku kërkohet më shumë të fshihet informacioni sesa të dalë në dritë, Kokona paraqitet si “një eksperte e shquar në të drejtat njerëzore dhe kushtetuese, me një përvojë të pasur ndërkombëtare”. Gjithashtu, si “anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatëve të Shqipërisë, ajo ka shkëlqyer si avokate bashkëpunëtore në firma të njohura ligjore si në Tiranë ashtu edhe në Romë”. Tashmë, si eksperte e shquar dhe avokate e shkëlqyer, duhet të presim për të parë sesi do të mbrojë deri në fund interesat e shtetit shqiptar, do të vijojë si nisi me Duranën, apo do të ketë zhvillime të tjera?/Ekofin.al

     

    administrata publike AIC auditim KLSH Durana Tech Park Elira Kokona EXPO Albania investime shtetërore Këshilli Mbikëqyrës Korporata e Investimeve Shqiptare menaxhim fondesh paga drejtoreshës pasuri shtetërore projekte publike qeverisje rritje page 35% skandal AIC transparencë institucionale vendime institucionale
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Autori studioj sigurinë e ulët të Fibank Albania dy ditë para grabitjes

    12.02.2026
    Aktualitet

    Berat Buzhala tenton të godas me shishe në kokë Albatrosin

    12.02.2026
    Aktualitet

    U arratis nga burgu, si u tentua të vritje me snajper Altin Ndoci

    12.02.2026
    Aktualitet

    Tenderat e AKSHI? Roli i Ergys Agasit dhe përfitimet e Ermal Beqirit me kunatin Gentian Likaj

    12.02.2026
    Aktualitet

    E PLOTË/ Si ndodhi grabitja e FiBank, autori brenda bankës: Dua 40 mijë euro…ose…aq sa keni…

    12.02.2026
    Aktualitet

    Skandali KURUM! Arrestohet inspektori i Portit Durrës Xhulio Golgota

    12.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Autori studioj sigurinë e ulët të Fibank Albania dy ditë para grabitjes

    12.02.2026

    Berat Buzhala tenton të godas me shishe në kokë Albatrosin

    12.02.2026

    U arratis nga burgu, si u tentua të vritje me snajper Altin Ndoci

    12.02.2026

    Tenderat e AKSHI? Roli i Ergys Agasit dhe përfitimet e Ermal Beqirit me kunatin Gentian Likaj

    12.02.2026

    E PLOTË/ Si ndodhi grabitja e FiBank, autori brenda bankës: Dua 40 mijë euro…ose…aq sa keni…

    12.02.2026
    Më të lexuarat

    Berat Buzhala tenton të godas me shishe në kokë Albatrosin

    Nga InfoNews12.02.20260

    Berat Buzhala tenton të godas me shishe në kokë Albatrosin Nuk ka qenë i qetë…

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    10.02.2026

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.