Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Si u vra 15-vjeçari në Durrës në takim ‘sqarues’

    Nga InfoNews09.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    DURRES – Një sherr i nisur në rrjetin e ndaluar social TikTok që të miturit e përdorin ilegalisht në vendin tonë, nxiti konfliktin e rëndë në ish-kënetë të Durrësit, ku mbeti i vrarë me thikë në zemër Erion Boba, 15-vjec, nxënës i vitit të parë në shkollën “Dom Nikoll Kaçori”.

    Burime të sigurta nga grupi hetimor thanë se mesditën e 25 nëntorit, rreth orës 14:00, Erioni, bashkë me dy shokë mbërritën me makinë në një kryqëzim. Menjëherë pas tyre, mbërritën po me makinë, tre të mitur nga grupi tjetër, mes të cilëve edhe 14-vjeçari, autori i dyshuar i vrasjes. E çuditshme mbetet gjithashtu, se si të miturit lëvizin lirshëm me makina, kur mosha e lejuar për drejtimin e tyre, është 18 vjeç, njëra prej tyre e drejtuar nga Erjoni 15-vjeçar dhe tjetra, nga shoku i mituri i autorit. Pasi të dyja palët zbresin nga automjetet, qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, ristela, dërrasa dhe me bishtat e çadrave. Për këtë episod të përplasjes mes grupeve, hetuesit nuk janë ende të qartë se cilët prej personazheve mbajnë sendet e forta, që u gjetën në vendngjarje të gjakosura. Ajo që dihet për hetuesit, është se gjatë sherrit, 14-vjeçari, tashmë i arrestuar, goditi 4 herë me biçak në kraharor Erionin 15-vjeçar, dy prej të cilave i prekën zemrën. Hetuesit nuk i kanë ndihmuar për të kuptuar dinamikën, as pamjet e sigurisë, pasi në zonë nuk ka të instaluara kamera, por deri më tani i kanë ndihmuar dëshmitarët okularë që kanë parë sherrin mes adoleshentëve.

    14-vjeçari bashkë me dy shokët që e shoqëronin, u larguan menjëherë duke u kujdesur të marrin me vete edhe armën e krimit nga vendi i ngjarjes. Pas negociatave me familjarët, policia e Durrësit arriti ta prangosë të miturit një ditë pas vrasjes. Thika u gjet në makinë, e njëjta me të cilën erdhën në vendtakimin që u kthye në skenë krimi. Arma e ftohtë ishte e pastruar nga njollat e gjakut. konflikti në rrjetet sociale, me sharje dhe ofendime kishte nisur mes shokut të Erion Bobës, dhe vëllait të autorit. Pra as 15-vjeçari që u vra me thikë, dhe as i mituri i dyshuar, nuk kanë qenë në konflikt me njëri-tjetrin. Dy të miturit, të cilët mësonin në shkolla të ndryshme, u bashkuan në pikën e takimit për të ndihmuar në përballjen e dhunshme që përfundoi në krim, njëri shokun, e tjetri vëllain.

    Hetuesit thanë se deklaratat e të miturve të shoqëruar pas ngjarjes, kanë qenë kontradiktore dhe nuk e sqarojnë të plotë gjenezën e debatit. Në vijim pritet rimarrja e tyre në pyetje për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë e gjithsecilit. Në pyetje është marrë dhe stafi pedagogjik, por sipas tyre nuk kanë pasur dijeni për konfliktin dhe se brenda shkollës nuk ka ndodhur asnjë sherr.

    15-vjeçarit Erion Boba, ndërroi jetë pas 9 ditëve në spital dhe u përcoll në banesën e fundit më 5 dhjetor, në Bulqizë, qytetin e tij të lindjes. Familja e tij ka kërkuar drejtësi për të birin.

    Bulqizë dhunë mes adoleshentëve Dom Nikoll Kaçori Durres edukimi dhe shkollat në Durrës grupet e të rinjve hetime policore ish-këneta e Durrësit konflikt në rrjete sociale krime me thikë kronikë e zezë lajme Shqipëri lajme të fundit Durrës ngjarje e rëndë në Durrës përdorimi i TikTok në Shqipëri policia e Durrësit sherr për TikTok siguria e të miturve vrasje adoleshentësh
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.