Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Si u rritën çmimet e ofertave, One Albania e pranon: Nuk kemi ekspertizë! Konkurrenca: Kopjojnë

    Nga InfoNews25.01.2026Updated:25.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si u rritën çmimet e ofertave, One Albania e pranon: Nuk kemi ekspertizë! Konkurrenca: Kopjojnë

     

    Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania.

    Siç kishte paralajmëruar në muajin tetor, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut ka gjetur elementë që mund të tregojnë sjellje anti-konkurruese nga dy operatorët celularë.

    Në argumentimin e vendimit, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut.

    Kjo strukturë tregon një përqendrim të lartë tregu dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte të favorshme për pozitë dominuese kolektive.

    Nga hetimi paraprak që përfshiu periudhën nga 1 janari 2022 deri më 25 korrik 2025, është konstatuar se ndërmarrjet Vodafone Albania dhe One Albania kanë ndjekur një sjellje të ngjashme tregtare në lidhje me ofertat e tyre të shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, me kontratë dhe shërbimet roaming.

    Në këtë periudhë, vihet re një rritje progresive dhe pothuajse e sinkronizuar e çmimeve, ndërkohë që nuk rezulton që këto ndërmarrje të kenë përdorur një metodologji të përllogaritjes së kostove, që do të justifikonte ndryshimet e çmimeve të aplikueshme në treg.

    One Albania

    Ndërmarrja One Albania SHA ka dhënë informacion të detajuar mbi paketat me parapagesë, kontratë dhe roaming për vitet 2023, 2024 dhe periudhën janar–korrik 2025, si dhe mbi mënyrën se si ato kanë ndryshuar gjatë kësaj periudhe hetimore, të ndara sipas segmentit biznes dhe individë.

    Gjatë gjithë periudhës hetimore për ndërmarrjen One Albania SHA, paketa më ekonomike në treg për individë ka qenë One Lite, e cila u prezantua më 1 qershor 2023, pas bashkimit të abonentëve të One Telecommunications dhe Albtelecom. Kjo paketë zëvendësoi paketën Unlimited S, me përmbajtje të re dhe emërtim të ri, e cila për të njëjtën vlerë prej 600 ALL ofronte më shumë njësi komunikimi, konkretisht 500 MB internet, 100 minuta dhe 100 SMS kombëtare. Megjithatë, kur më 1 gusht 2024 u përditësuan disa prej paketave të tjera me parapagesë, si në përfitime ashtu edhe në çmim, One Lite mbeti e pandryshuar, duke ruajtur të njëjtën vlerë prej 600 ALL dhe vlefshmëri prej 30 ditësh nga momenti i aktivizimit.

    Ndërmarrja One Albania SHA nuk ka një metodologji të mirëfilltë për përllogaritjen e kostove për hedhjen në treg të paketave me parapagesë, kontratë dhe roaming, por shprehet se bazohet në metodologji të çmimeve të lidhura me inflacionin, ashtu si edhe operatorë të tjerë evropianë që veprojnë në industrinë e telekomunikacionit.

    Për shkak të zhvillimeve globale dhe presioneve inflacioniste në vendet e BE-së dhe në Shqipëri, gjatë 2–3 viteve të fundit One Albania ka përjetuar një rritje të konsiderueshme të çmimeve dhe shtrëngim të kushteve të kontratave. One pretendon se kjo rritje është pasojë e efektit zinxhir dhe e transmetimit të inflacionit në marrëveshjet që One Albania ka me palë të treta, duke çuar në rritjen e kostove krahasuar me periudhën para vitit 2022.

    Si dhe ndërmarrja One Albania SHA është shprehur se, mbi çmimin për njësi të përfshirë në paketat me parapagim, me kontratë dhe roaming, nuk gëzon ekspertizë lidhur me këtë çështje dhe nuk ka një metodologji të certifikuar për këtë qëllim.

    Ka theksuar gjithashtu se, sipas analizave dhe informacionit nga burime zyrtare si BEREC dhe ITU, ende nuk ka një metodologji apo praktikë të unifikuar për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve të përfshira në një paketë (bundle). Kjo për shkak të kompleksitetit dhe kufizimeve teknike e metodologjike që lidhen me mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për këto shërbime.

     

    Në lidhje me afatet e vlefshmërisë së rimbushjeve të një numri me parapagesë, One Albania është shprehur si në vijim:

    • Për çdo rimbushje nga 100 lekë deri në 499 lekë, vlefshmëria e numrit me parapagesë shtyhet me 30 ditë nga data e rimbushjes;
    • Për çdo rimbushje nga 500 lekë deri në 1,200 lekë, vlefshmëria e numrit me parapagesë shtyhet me 45 ditë nga data e rimbushjes;
    • Për çdo rimbushje nga 1,200 lekë deri në 2,000 lekë, vlefshmëria e numrit me parapagesë shtyhet me 60 ditë nga data e rimbushjes;
    • Për çdo rimbushje më të madhe se 2,000 lekë, vlefshmëria e numrit me parapagesë shtyhet me 180 ditë nga data e rimbushjes.

    Për sa i përket kalimit të një numri me parapagesë në status pasiv, One Albania është shprehur se cikli i një karte të re SIM me parapagesë është 13 muaj, konkretisht 12 muaj në status “aktiv” dhe 1 muaj në status “pasiv”.

    Pas kësaj periudhe 13-mujore, në rast të moskryerjes së asnjë rimbushjeje, abonenti kalon në statusin “pezulluar” për një periudhë 180-ditore. Me kryerjen e një rimbushjeje, abonenti kalon sërish në status aktiv dhe mund të zgjedhë të aktivizojë lirisht planet tarifore që i përshtaten, pa kushte apo detyrime shtesë.

    Nga analiza e zhvillimeve të çmimeve rezulton se, sa herë një nga operatorët ka rritur çmimet e paketave celulare, operatori tjetër e ka ndjekur brenda një periudhe të shkurtër kohore me një rritje të ngjashme, si në nivel çmimi, ashtu edhe në strukturën e paketës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri etj.).

    Kjo tregon një reagim të menjëhershëm dhe simetrik, që mund të interpretohet si praktikë e bashkërenduar, në kuptimin e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

    Analiza e ofertave tregon se paketat e ofruara janë pothuajse identike në çmim dhe përmbajtje (sasi interneti, minuta kombëtare, përfshirje roaming etj.), duke kufizuar ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes për konsumatorët dhe duke reduktuar presionin konkurrues ndërmjet operatorëve.

    Ky homogjenitet i produkteve, i kombinuar me mungesën e transparencës në kosto, përbën një rrezik për koordinim të sjelljes së ndërmarrjeve, që synon ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm çmimesh dhe fitimesh në treg.

    Autoriteti i Konkurrencës thekson se asnjë nga ndërmarrjet nuk ka paraqitur dokumentacion që të dëshmojë se çmimet janë përllogaritur mbi bazën e një analize të kostove reale të shërbimeve.

    Në mungesë të një metodologjie të qartë, rritjet e çmimeve mund të konsiderohen si të pajustifikuara ekonomikisht dhe si rezultat i një sjelljeje të orientuar drejt ndjekjes së një modeli të përbashkët tregtar, më shumë sesa drejt konkurrencës përmes inovacionit apo eficiencës.

    Në konkluzion, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se në kushtet kur tregu paraqet strukturë duopolistike; vihet re një sinkronizim në rritjen e çmimeve dhe oferta pothuajse të njëjta në çmime dhe përmbajtje; mungon transparenca dhe metodologjia kosto-çmim, atëherë sjellja e ndërmarrjeve Vodafone Albania dhe One Albania mund të përbëjë shkelje të ligjit, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

    Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 18 nëntor 2025.

     

    abuzim me tregun Autoriteti i Konkurrencës BEREC çmime të sinkronizuara duopol hetim i thelluar inflacion ITU konsumatorët kontrata ligji per konkurrencen metodologji çmimesh mungesë konkurrence mungesë transparence oferta celulare One Albania One Albania e pranon: Nuk kemi ekspertizë! Konkurrenca: Kopjojnë paketa telefonike parapagesë roaming rritja e çmimeve shërbime celulare Si u rritën çmimet e “ofertave” sjellje antikonkurruese tregu celular vodafone albania
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Aktualitet

    Pasagjerët në ankth: çfarë ndodhi me avionin e Wizz Air që u nis nga Tirana

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.