Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Si cjapi te kasapi! Shembja e rrugës në Qukës dosje e re për SPAK! 2T e Sakos mori 75 milion euro

    Nga InfoNews23.11.2025Updated:23.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në verën e këtij viti, pas një zvarritje prej 15 vitesh dhe një vlere prej qindra milionë dollarësh, më në fund u inaugurua rruga Qukës – Qafë Plloçë. Disa firma u shpërblyen për “punë të mirë”, madje morën disa herë shtesa kontratash apo fituan tenderat e rrugëve lidhëse.

    “Dorën” e fundit e dha kompania 2T, me lidhje të forta me qeverinë. Një nga dy pronarët e firmës është Artan Sako, vëllai i kryetarit të zgjedhur së fundmi të Bashkisë së Tepelenës, Gramoz Sako. Më parë, Gramozi ka qenë edhe Komandant i Gardës së Republikës dhe njihet si një nga mbështetësit më mazhorancës.

    Sipas dokumenteve janë paguar mbi 75 milionë dollarë për të ndërtuar segmentin 9.5 kilometër të lotit 3. Pikërisht në këtë pjesë rruge që rezulton se është edhe më e kushtueshmja, pas një shiu vjeshte pati shembje masive dheu si dhe çarje të rrugës. Pavarësisht se janë marrë miliona euro për 9.5 km rrugë, cilësia e punimeve është skandaloze.

    Por jo vetëm kaq në datën 19 nëntor 2025, një ditë para se Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Gentian Gjyli të njihej me masën e sigurisë “arrest shtëpie” për abuzime me detyrën, ai ka bërë edhe nderin e fundit. Tenderi i mirëmbajtjes së rrugës së florinjtë iu dha 2T-së, pavarësisht se s’kishte ofertën më të ulët.

    Fondi limit ishte 31.8 milionë lekë, ose rreth 320 mijë euro. Firma “Rej” e familjes Kapri ka ofruan 24 milionë lekë. Firma fituese e Sakove kanë ofruar 29 milionë lekë. Dukshëm shumë herë më tepër sesa Kaprit.

    Në tender kanë marrë pjesë edhe firma të tjera, sërish me oferta më të ulëta sesa Sakot. Alb-Building ka ofruar 26 milionë lekë, Deltarex 23 milionë, RSM ka ofruar madje 21 milionë lekë. Por Gjyli ia dha kompanisë 2T.

    Artan Sako Gentian Gjyli Gramoz Sako SPAK
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026
    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.