Dy të mitur kanë rënë në prangat e policisë pasi një ditë më parë plagosën me thika tre bashkëmoshtarë pas një sherri pranë një parkingu në Kamzë, pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”.
Sherri mes gjimnazistëve kishte nisur para dy ditësh me pretendimet ‘Pse më sheh’.
Njëri prej adoleshentëve i cili ,mori dy plagë në kraharor, njëra prej të cilave i preku mushkërinë ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve, 16-vjeçari tjetër i cili ka plagë po në të njëjtin vend është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i lënduari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.
Policia vijon hetimet për gjetjen e thikës që është përdorur gjatë sherrit mes 5 adoleshentëve.
