Plagosje me armë zjarri në Sauk, një shtetas turk dërgohet në spital
Një plagosje me armë zjarri është shënuar në zonën e Sauk. Sipas informacioneve paraprake, një shtetas turk ka mbetur i plagosur, pasi dyshohet se është qëlluar dhe ka marrë plagë në shpatull.
I plagosuri është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitali Amerikan 3, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar është identifikuar dhe gjithashtu rezulton të jetë shtetas turk.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit
