Një sherr mes disa të personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën mes Selvisë dhe Pazarit të Ri në Tiranë. Konflikti ka degraduar deri në përdorimin e thikave, ku disa të rinj kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, autorët e dyshuar janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së “5 Majit”. Në vendngjarje ndodhen forca policore, të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre, si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia ka rrethuar zonën dhe po merr dëshmi nga qytetarë që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, por hetimet vijojnë.
