Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    Nga InfoNews11.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    Dy pasuri pasuri me vlerë 200 mijë euro, në pronësi të shtetasve Pajtim Braçaj dhe Gjino (Shkëlqim) LLeshaj, janë sekuestruar në kuadër të operacionit të koduar “Burimi”.

    Për këtë operacion, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e një apartamenti në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël.

    44-vjeçari LLeshaj është i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

    Ndërsa Pajtim Braçaj është dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike. VoxNews ka mësuar se se Pajtim Braçaj ka qenë pronari i kompanisë së naftës “Trade Petrol & Drilling” me seli në Fier e Tiranë.

    Siç e dëshmojnë dhe dokumentat e mëposhtme “Trade Petrol & Drilling” ka qenë kompani e cila merrej me përpunimin e naftës bruto të prodhuar nga Armo.

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’

    TPD-Trading Petrol & Drilling është krijuar në maj të vitit 2012, sipas të dhënave nga QKR.

    Si u kap “mat” nga policia biznesmeni Pajtim Braçaj

    Pajtim Braçaj njihet si një individ i lidhur me aksionerët e kompleksit “Taiwan” në Tiranë. Vëllai i tij Avni Braçaj zotëron 10 % të aksioneve të kompleksit ‘Taiwan.’

    Në tetor 2015, Braçaj është arrestuar së bashku me Ajet Sulajn, vëllai tjetër i Besnik Sulajt si pjesë të një grupi kriminal i akuzuar për trafikimin e 700 kilogramëve kanabis.

    Braçaj dhe Sulaj i kanë mohuar akuzat përpara gjykatës. Që nga viti 2012 e deri tani, administratorët e kompanisë TP&D Oil kanë ndryshuar disa herë.

    Braçaj ishte një nga 7 personat e arrestuar pas zbulimit të laboratorit të drogës më 17 tetor 2015 në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe sekuestrimit të 700 kg kanabis.

    Braçaj dyshohej se transportonte drogë nga Kruja deri tek laboratori në Durrës.

    Policia e Durrësit zbuloi laboratorin në një aksion të përbashkët me Policinë e Tiranës, Shkodrës dhe ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”. Vlera e kanabisit mund të kapte vlerën e 1 milione eurove.

    Njoftimi i policisë:

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

    Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

    Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

    Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

    Voxnews

    i lidhur me 'ARMO-n' Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Aktualitet

    Pasagjerët në ankth: çfarë ndodhi me avionin e Wizz Air që u nis nga Tirana

    11.02.2026
    Aktualitet

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    10.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.