Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Samir Mane i korruptoi me florinjë dhe nuk i hyri gjemb në këmbë, ndërsa Meta-Kryemadhi mbeten dyerve të Gjykatës

    Nga InfoNews03.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi vijojnë të përballen me akuzat e Prokurorisë së Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në një dosje që përfshin komunikime, transaksione pasurie dhe favore të dyshuara mes tyre edhe ndaj biznesmenit të njohur Samir Mane.

    Pavarësisht se SPAK kërkon që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të gjykohen për akuzat e ngritura, vërehet se ndaj biznesmenit Samir Mane nuk është marrë asnjë masë penale. Sipas vetë dokumenteve të SPAK, një pjesë e akuzave lidhet me përfitime dhe favore të dyshuara që çifti Meta–Kryemadhi kanë marrë nga Mane. Megjithatë, SPAK ka bërë të ditur se çështjet që lidhen me Manen rezultojnë të parashkruara dhe si të tilla nuk mund të ndiqen penalisht.

    Kjo ka krijuar perceptimin se, ndonëse Meta dhe Kryemadhi përballen me hetime të thelluara, Samir Mane nuk është vënë nën të njëjtin nivel përgjegjësie, duke mos i “hyrë asnjë gjemb në këmbë”, siç komentohet gjerësisht në opinionin publik.

    Por cfare do te thote parashkrim i vepres penale?

    Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar:a) dyzet vjet në rastin e krimeve që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm; b) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë; c) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në dhjetë vjet burgim; ç) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim ose gjobë; d) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim; dh) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë.

    Sipas SPAK, marrëdhëniet mes çiftit Meta-Kryemadhi dhe Manes shtrihen për gati dy dekada, duke nisur nga blerja e një banese në Qerret, deri te ndërhyrjet e dyshuara në institucionet shtetërore për interesa biznesi.


    Akuzat kryesore: ndikim i paligjshëm, përfitime pasurore dhe marrëveshja për vilën në Rolling Hills

    SPAK deklaron se Meta dhe Kryemadhi kanë pranuar premtimin për përfitimin e një vile në kompleksin “Rolling Hills”, në këmbim të ndikimit të tyre në ndryshimin e ligjeve dhe ndërhyrjeve administrative në favor të Samir Manes dhe kompanive të tij.

    Dokumentet e hetimit përfshijnë biseda, vizita, udhëtime dhe shpenzime të paguara nga bashkëshortja e Manes, përfshirë udhëtime në Paris e Londër dhe bileta koncertesh.

    Vila në Rolling Hills

    Sipas dosjes, pasi u bë e ditur se marrëveshja ishte zbuluar, Meta dhe Kryemadhi hoqën dorë nga përfitimi i vilës nr. 103 në Rolling Hills, ndërsa punimet e nisura u ndërprenë.


    Transaksionet e pasurive: banesa në Qerret dhe mosdeklarimi i të ardhurave

    Në vitin 2007, Samir Mane bleu nga Meta një banesë në Qerret për 300 mijë euro në ‘cash’, shumë që sipas SPAK nuk u deklarua në ILDKPKI në vitet 2007–2009. E njëjta banesë u rishit në 2021 për 80 mijë euro.

    Kjo marrëveshje përbën një nga pikat kyçe të akuzës për mosdeklarim pasurie dhe përfitime të pajustifikuara.


    Komunikimet e zbuluara: ndërhyrjet në AKEP, Përmbarim dhe sektorin e minierave

    Hetimet e SPAK kanë evidentuar komunikime mes Monika Kryemadhit, Samir Manes dhe drejtuesve të institucioneve përfshirë AKEP-in dhe Zyrën e Përmbarimit.

    AKEP dhe Plus Communications

    Bisedat tregojnë ndërhyrje të Kryemadhit për licenca, marrëveshje teknike dhe probleme të kompanisë Plus Communications. Ish-kreu i AKEP, Piro Xhixho, raporton shpesh për takime dhe zhvillime, duke referuar Metën si “Shefi”.

    Ligji i minierave

    Sipas SPAK, në vitin 2014, Mane kërkoi ndihmë për amendimin e ligjit të sektorit minerar në favor të Albchrome. Kryemadhi dhe Meta dyshohet se kanë ndërhyrë për të favorizuar interesat e kompanisë, megjithëse vetë Mane ka mohuar se ka pasur marrëdhënie biznesi me çiftin.


    Reagimet dhe qëndrimet

    Samir Mane ka deklaruar se komunikimet kanë qenë në kuadër të rolit të tij në shoqatën e minierave dhe se nuk ka kërkuar favore personale nga Meta apo Kryemadhi. Çifti Meta-Kryemadhi i ka cilësuar akuzat politike dhe mohojnë çdo veprim të paligjshëm.

    Ndërkohë, SPAK vijon procedurat në të tre shkallët e gjyqësorit, teksa ish-presidenti paraqet kërkesa të vazhdueshme për ndryshimin e masave të sigurisë.

    AKEP AlbChrome CEZ-DIA Ilir Meta korrupsion Monika Kryemadhi Pastrim parash Plus Communications Rolling Hills Samir Mane SPAK
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.