Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»I hap luftë Edi Ramës, kush propagandon më shumë! Bamirësi me regji dhe SPAK nëpër këmbë

    I hap luftë Edi Ramës, kush propagandon më shumë! Bamirësi me regji dhe SPAK nëpër këmbë

    Aktualitet Nga InfoNews16.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Samir Mane i hap luftë Edi Ramës, kush propagandon më shumë! Bamirësi me regji dhe SPAK nëpër këmbë

    Edi Rama njihet si një ndër politikanët më efektivë në shpërndarjen e mesazhit të tij, si në mediat tradicionale, ashtu edhe në ato të reja.

    Reklamë

    I tillë ka qenë edhe gjatë opozitës, periudhë të cilën pak e mbajnë mend nga 20–25 vjeçarët e sotëm.

    Mënyra e artikulimit të mesazhit prej tij, stafi mjaft i aftë që ka pasur dhe ka përreth, lista e gjatë e mediave dhe faqeve në rrjetet sociale në shërbim, e kanë bërë Ramën prej gati dy dekadash një superfuqi në përcjelljen e propagandës së tij.

    Kështu mendoi kryeministri deri ditën kur iu desh të publikonte një mesazh rutinë mbi instalimin e disa poltroneve në repartin e Onkologjisë në QSUT, ku pacientët do të mund të merrnin shërbimin e kimioterapisë në kushte më njerëzore.

    Mirëpo, Rama do të zbulonte një ditë më pas se i kishte bërë llogaritë gabim.

    Një “megalodon” propagande do të shfaqej përballë, duke kthyer breshëritë mediatike drejt qeverisë së tij dhe ministres së Shëndetësisë.

    Ai quhet Samir Mane.

    Duke synuar të përmirësojë disi imazhin e tij publik, në kushtet kur përmendet thuajse në çdo dosje të bujshme të SPAK-ut, duke nisur nga ajo Meta–Kryemadhi, te pastrimi i parave dhe ndonjë tunel andej nga Palasa, Samir Mane nuk mund të lejonte që operacioni i tij i PR në Onkologjik të përvetësohej nga Rama dhe Evis Sala.

    Kështu, vetëm një ditë pasi Rama dhe ministrja publikuan vendosjen e poltroneve në Onkologjik, pas një fushate këmbëngulëse të gazetarit Osman Stafa, Samir Mane shpërndau një kronikë televizive, shoqëruar me një shkrim PR për portalet, duke pushtuar të gjithë median shqiptare, përfshirë faqet e memeve në Facebook e Instagram, deri te ato të gatimit.

    Rama e gjeti veten në trekëndësh.

    Kurrë gjatë jetës së tij nuk ishte sfiduar kështu publikisht në një sektor ku ai e mban veten për mjeshtër.

    Edhe kur Berisha II kishte gjithçka në duart e tij, Ramës nuk i kishte ndodhur të hidhej “knock down” publikisht nga një rival politik, e aq më pak nga një biznesmen, për të cilin sipas SPAK-ut janë bërë edhe ligje me porosi, siç ishte ai i minierave, akuza nga të cilat biznesmeni Mane u shpëtoi vetëm sepse vepra penale e mitdhënies ishte parashkruar.

    Mbetet për t’u parë nëse do t’i dalë tymi në vijim, pasi krahas faktit që njihet si mjeshtër i propagandës, Rama njihet në rrethin e ngushtë edhe si njeri që hakmarrjen e shërben si një pjatë të ftohtë…

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Aktualitet

    Çiftet e reja, vëmendje! Ja 4 rrugët për të siguruar një banesë me mbështetjen e shtetit

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.