Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mjeshtri i arratisjeve! Kapet në Spanjë Taulant Toma

    26.08.2026

    60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

    26.08.2026

    Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë

    26.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kryesore

    Rrena me bisht! Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West

    Nga InfoNews07.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Rrena me bisht! Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West
    Shteti shqiptar do të japë 4 milionë euro për koncertin që Kanye West do mbajë të shtunën në Tiranë.

    Nga këmbëngulja se koncerti nuk do t’i kushtonte asnjë qindarkë buxhetit të shtetit, te realiteti i një financimi prej 4 milionë eurosh, duket se premtimet kanë ndryshuar.

    Fillimisht, si Zyra e Kryeministrit, ashtu edhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit deklaruan se koncerti nuk do të financohej nga fondet publike. Por më 7 korrik, gjatë një inspektimi të punimeve në “Eagle Stadium”, një strukturë që po ndërtohet nga e para posaçërisht për zhvillimin e këtij aktiviteti muzikor, Kryeministri Edi Rama konfirmoi përfshirjen financiare të shtetit në organizimin e koncertit.

    Si erdhi ky ndryshim “i papritur”?
    Lajmin për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë e bëri të ditur për herë të parë vetë Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale më 30 prill, ku e prezantoi ardhjen e artistit si një ngjarje historike për vendin.

    Kanye West, një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, është gjithashtu një figurë kontroverse për shkak të deklaratave të tij publike, përfshirë akuzat për antisemitizëm dhe komentet e tij mbi Adolf Hitlerin.

    Në ditët e para pas njoftimit për koncertin, institucionet shqiptare mohuan që aktiviteti do të financohej nga fondet publike. Zyra e Kryeministrit i deklaroi se koncerti nuk do të sponsorizohej nga institucionet shqiptare.

    Të njëjtën linjë mbajti edhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili në një dalje mediatike më 1 maj deklaroi se shteti nuk do të mbulonte kostot e organizimit të eventit.

    “Asnjë fond i shtetit shqiptar nuk shkon për organizimin e eventit, skenën dhe gjithë logjistikën e koncertit. Mbështetja jonë është në kapacitete njerëzore, për pjesën jashtë dhe të mbarëvajtjes së eventit”, u shpreh ministri.

    Për të verifikuar pretendimet mbi financimin e koncertit, Citizens iu drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Në përgjigjen e datës 10 qershor, ministria deklaroi se për organizimin e këtij aktiviteti “nuk është parashikuar asnjë fond publik, grant, subvencion apo mbulim shpenzimesh nga buxheti i shtetit”.

    “Eventi financohet tërësisht nga organizatorët privatë”, theksohet në përgjigje.

    Pa kaluar ende një muaj nga marrja e kësaj përgjigjeje, gjërat ndryshuan.

    Më 6 korrik, Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normativ Nr. 3, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, nënshkruar nga vetë Kryeministri Rama. Akti autorizon shumën 400,000,000 lekë, më shumë se 4 milionë euro, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, që i shtohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në zërin “Transferta të brendshme”, program “Zhvillimi i turizmit”.

    Vetë akti e emërton përfituesin: koncerti i Kanye West, që zhvillohet në Tiranë më 11 korrik 2026. Neni 3 i aktit autorizon ministrinë të nënshkruajë marrëveshje të drejtpërdrejtë me kompaninë organizatore të eventit, pa procedurë tenderimi publik.

    Një ditë më vonë, më 7 korrik, gjatë inspektimit të punimeve për stadiumin në Kashar, Kryeministri Edi Rama e pranoi publikisht ndërhyrjen financiare të shtetit. “Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm për të dhënë, jo dhjetëra milionë euro siç thonë sorrat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë se mijëra njerëz që kanë prerë bileta nga 80 shtete […] të mund të marrin pjesë në këtë event”, u shpreh Rama.

    Megjithatë, deklarata e Ramës dhe procedura e ndjekur e lë të pa sqaruar cilat zëra konkretë do të financohet me këto 4 milionë euro, cilat janë shërbimet apo kostot që do të mbulohen dhe se si lidhet kjo shumë drejtpërdrejt me garantimin e ardhjes së spektatorëve në aktivitet.

    Menjëherë, shumë qytetarë i janë kundërpërgjigjur në rrjete sociale, duke argumentuar se ato para mund të shkonin për të zgjidhur problemet imediate të vendit.

    A ka ngecur shitja e biletave?
    Koncerti i Kanye West është një bast i madh financiar dhe logjistik për Shqipërinë. Deri në fund të majit, organizatorët deklaronin se ishin shitur rreth 25 mijë bileta, nga 60 mijë që është kapaciteti total i stadiumit të përkohshëm. Ndërsa, për ta bërë eventin ekonomikisht të leverdishëm, duhet të shiten të paktën 40 mijë bileta.

    Situata me shitjen e biletave sot, nuk duket dhe aq pozitive. Një kërkim në faqen zyrtare të koncertit, tregon se një pjesë shume e madhe e vendeve janë bosh dhe shumë pak ditë përpara koncertit, ka ende mijëra bileta në shitje.Ndërkohë, i gjithë buxheti i thirrjes publike të Ministrisë së Kulturës për ngjarje kulturore dhe turistike, është 190 milionë lekë, shumë që nuk përbën as gjysmën e parave që taksapaguesit po ju japin sipërmarrësve që po organizojnë këtë koncert.

    Reklamë
    Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

    26.08.2026
    Aktualitet

    Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë

    26.08.2026
    Aktualitet

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026
    Aktualitet

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    25.08.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026
    Aktualitet

    Goditi me qytën e pistoletës Arben Merkajn në Don Bosko, arrestohet Indrit Kallari

    25.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mjeshtri i arratisjeve! Kapet në Spanjë Taulant Toma

    26.08.2026

    60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

    26.08.2026

    Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë

    26.08.2026

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    25.08.2026
    Më të lexuarat

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat

    Nga InfoNews22.08.20260

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat (Foto Ilustruese) Vetëm 6…

    1 në zemër, 1 në gjoks dhe 7 thika në shpinë! Portugezi u masakrua te Principote, goditjet finale iu dhanë jashtë

    22.08.2026

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026

    Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton

    22.08.2026

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.