Rigers Sheqeri i IMT u pezullu, si e mori në qafë biznesmeni Pandeli Carapuli
Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri, pezullimi i tij është bërë para disa ditësh.
Po ashtu bëhet me dije se Gjykata me kërkesë të prokurorit Julian Xhengo ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shtetit edhe për biznesmenin Pandeli Carapuli.
Sipas informacioneve biznesmeni ka marrë një leje punimesh (jo leje ndërtimi) për barrierë provizore tek mbikalimi i Saukut në Unaze të Re dhe ka bërë një mur betoni rreth 120 m dhe 4 m të lartë.
