Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    Restaurohet varri i Xhaferr Kampulës, trimit të rrallë të Skroskës që mbeti i gjallë në këngën popullore

    Nga InfoNews01.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga Fatmir Popja

    Këtë mesjavë, në një ditë të veçantë për Skroskën dhe gjithë trevën e Prrenjasit, u zhvillua ceremonia e inagurimit të memorialit dhe varrit të rikonstruktuar të Xhaferr Kampulës, një figurë e paharruar e historisë së këtij fshati, historisë së një trimi që nuk u harrua as nga kujtesa e brezave.

    Në praninë e banorëve të zonës, të afërmve të familjes Kampula, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe shumë të tjerëve që ndjenë nevojën për të qenë pjesë e këtij akti nderimi, u mbajtën fjalime përkujtimore me mjaft vlerë që theksuan vlerën historike dhe shpirtërore të këtij restaurimi.

    Deputeti i zonës, z. Olsi Komici, gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, tha:
    “Më vjen mirë që sot, këtu në fshatin Skroskë të Bashkisë së Prrenjasit, pas shumë kohësh përkujdesjeje të munguar, të afërmit e Xhaferr Kampulës, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe djemve të mrekullueshëm të këtij fshati, kanë ndërmarrë përpjekjen për restaurimin e varrit të tij, i cili ishte i dëmtuar dhe në rrezik degradimi. Ky nuk është thjesht një restaurim fizik, por një veprim me ngarkesë simbolike dhe shpirtërore. Është një kthim në rrënjë, një akt i kujtesës që i jep zë historisë. Xhaferr Kampula nuk ishte thjesht një burrë i famshëm i Skroskës dhe i gjithë zonës, por një figurë që jeton ende në këngën popullore, një emër që nuk u shua kurrë nga kujtesa kolektive. E sotmja na mëson se burrëria dhe nderi nuk vdesin, për sa kohë kujtohen. Le të jetë ky memorial dhe varri i tij një thirrje për brezat që të mos harrojnë, por të kujtojnë, të nderojnë dhe të rikthejnë në vëmendje figurat e heshtura të historisë sonë.”

    Ndërsa Kryetari i Bashkisë Prrenjas, z. Nuri Belba, u shpreh:
    “Ne, si bashki, jemi krenarë që sot i rikthejmë Skroskës një pjesë të munguar të historisë së saj, të përfaqësuar nga figura e Xhaferr Kampulës. Restaurimi i varrit të tij, pranë Gurit të Shën Merisë, aty ku dikur ngrihej kulla e tij, është një homazh që vjen vonë, por me gjithë shpirtin e respektit. Për ne, ruajtja e kujtesës nuk është luks, por detyrim. Jemi të vendosur të vijojmë me projekte të tilla që kthejnë në vëmendje figura që janë themel i identitetit lokal e kombëtar. Le të jetë kjo nismë një gur themeli për më shumë përkujdesje ndaj trashëgimisë sonë historike dhe kulturore. Xhaferri i Skroskës jeton – në këngë, në kujtim, dhe tashmë, në këtë vend nderimi që i përket atij dhe historisë sonë.”

    Përfaqësues të familjes Kampula shprehën mirënjohjen e tyre për nderimin që iu bë paraardhësit të fisit që ata përfaqësojnë:
    “Për familjen tonë, sot është një ditë e rëndësishme, jo vetëm për nderimin që i bëjmë të parit tonë, por edhe për faktin që ky emër po del sërish nga hija, aty ku historia shpesh i shtyn heronjtë që nuk shkruhen në libra, por në zemrat e njerëzve. Xhaferr Kampula nuk jetoi për lavdi, por la një emër që ishte trim i vërtetë, të cilit i këndohej dhe i këndohet edhe sot nga gratë në odë, dhe pëshpëritej edhe në netët e vështira të kohës. Ky varr i restauruar, dhe ky memorial pranë gurit të shenjtë, janë dëshmi që e kaluara nuk fshihet, për sa kohë ka zemra që kujtojnë dhe duar që punojnë për të mos e lënë të zhduket. Në emër të familjes, falënderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë nismë. Kjo nuk është vetëm një çështje e jonave, është një vlerë e përbashkët që na bashkon.”

    Nga organizatorët e ceremonisë u tha se:
    “Kulla katërkatëshe e Xhaferr Kampulës mund të mos jetë më, por sot kemi hedhur themelet e një kujtese që s’do të shembet. Kënga për të do të vazhdojë të dëgjohet dhe, në këtë vend, do të gjejë tashmë edhe një gur kujtese ku historia, nderi dhe burrëria të prehen denjësisht. Ky memorial është më shumë se një gur, është një flamur që valëvitet për të kujtuar se edhe në fshatin më të largët, historia ka emra që s’duhen harruar.”

    Ceremonia u mbyll me vendosjen e kurorave me lule, me një këngë të moçme kushtuar Xhaferr Kampulës, dhe një premtim të heshtur mes pjesëmarrësve, që historia të mos lëngojë më në harresë, por të zërë vendin që meriton në zemrat dhe ndërgjegjen e një kombi që ka ende shumë për të mësuar nga burrat e tij të vërtetë. Ky akt simbolik i kësaj të mërkure nuk ishte vetëm një detyrim familjar, por një vepër e çmuar që synon të rifreskojë lidhjen me historinë, të ruajë kujtesën dhe të nderojë një figurë që jeton ende në këngë e legjendë. Sot, kur e vërteta shpesh fshihet pas mjegullave të kohës, është e rëndësishme që të nxjerrim në dritë historinë e plotë të Xhaferr Kampulës, nga ajo çka rrjedh në këngë, tek ajo që u përcoll gojë më gojë, brez pas brezi, në të gjithë trevën.

    Kënga e Xhaferr Kampulës, këngë që nuk harrohet

    Në “Bleta Shqiptare” të Thimi Mitkos ruhet një këngë kushtuar Xhaferr Kampulës, ku përshkruhet heroizmi dhe qëndresa e tij. Kjo këngë, që akoma këndohet jo vetëm në fshatin Skroskë, është një urë përmes së cilës brezat ruajnë kujtesën e tij. Megjithatë, ndërsa kënga vazhdon të këndohet dhe të përmendet ende, jo vetëm nga plaka e burra të moshuar, shumë hollësi të historisë kanë rënë në heshtje. Me frymëzim nga tradita orale dhe dokumentet e pakta që kanë mbijetuar, po përcjellim një rrëfim sa më të plotë.

    Ngjarja, rrethanat dhe sfondi historik

    Në mes të shekullit XIX, në zonën e Berzeshtës, pushteti lokal dominohej nga dy fise me ndikim të jashtëzakonshëm. Fisi Leka dhe fisi Blloshmi rezultojnë, sipas të gjitha dëshmive historike të asaj kohe, si fiset e vetme më me ndikim. Kryetar i fisit Leka, në atë kohë, ishte Sulejman Agai, ndërsa i fisit Blloshmi ishte Ceni. Fiset ishin ndarë në dy grupime kryesore; përveç fisit kryesor, edhe ndër “ehalinë”, fise më të vogla ose “vegjelia”. Në lagjen Fanjë banonte një familje e varfër në një kasolle me gardh. Kryefamiljari i saj ishte duvaxhi, njeri që përkonte me një lloj lutësi që kërkonte ndihmë nga Agai i Lekës. Një natë, ndërsa drita e zjarrit hidhte hije nëpër gardh, vëllai i Cenit Blloshmit, Beqo, u afrua dhe me një plumb të vetëm e vrau duvaxhiun.

    Sipas zakoneve të kohës, Agai i Lekës duhej të reagonte; nëse nuk merrte hakun për këtë vrasje, duvaxhinjtë dhe mbështetësit e tjerë të tij mund të ndaheshin dhe të braktisnin aleancën me të. Agai hetoi dhe arriti të identifikojë se plumbi që u gjet në vendin e ngjarjes ishte i një kalibri të madh, armë që në atë zonë vetëm Beqo Blloshmi e zotëronte.

    Ai dërgoi një ndërmjetës tek Ceni, me plumbin në dorë, dhe i tha:
    “Agai, këtë vrasje e qan mbi ty, ja plumbi i armës së Beqos.”

    Ceni, pa u trembur, tha:
    “Bëni të fala Agait nga unë që të mos bëhet merak për sa qen ngordhin andej-këndej.”

    Kjo përgjigje i hidhëroi zemrën Agait, por nuk ia zbehu vendin qëndror.

    Plani, vrasja dhe përplasja ndërfise

    Pas kësaj, duket sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Ceni udhëton për vizitë tek Agai. Ky, që e vuri re, afrohet nga dritarja, por në konak kishte një mysafir të papritur: Xhaferr Kampula nga Skroska. Agai i tha Xhaferrit të qëndronte prapa dritares dhe, kur Ceni të afrohej, ta qëllonte. Ndërkaq, Agai vetë do të dilte jashtë për ta pritur.

    Kur Ceni u afro, Xhaferri qëlloi dhe e vrau. Ky moment ndezi fillimin e një lufte ndërfisnore. Vëllezërit e Cenit dhe djemtë e tij sollën betimin: do ta vrisnin Xhaferrin, jo pse ishin në gjendje ta kapnin lehtë Again, por për të treguar fuqinë e fisit të tyre dhe për t’i frikësuar të gjithë që ishin rreth e rrotull tyre.

    Përpjekjet për kapjen dhe ndërhyrja e qeverisë turke

    Kur plagët politike tejkaluan kufijtë lokalë, u përfshi edhe krahu ushtarak i qeverisë së Perandorisë Osmane. Agai dhe Blloshmi nuk mund ta kapnin Xhaferrin vetë, prandaj kërkuan ndihmë nga autoritetet turke. U përfshinë edhe fiset e të fortëve të zonës: Cermenikës, fisi Çota, me udhëheqës Sali dhe Luman, që funksionuan si bashkëpunëtorë me Blloshmin.

    Komandanti i zaptijeve, Qazim Beu nga Elbasani, dha urdhër që Xhaferr Kampula të dorëzohej i gjallë. Në këngë këndohet:
    “Qazim Begu n’Elbasan / Luman Çotes i ben selam / Xhaferr Kampulen t’ma zaj te gjall.”

    Në një natë me dëborë të madhe, rreth 300 burra të zonës e rrethuan kullën e Xhaferr Kampulës, ku ai ndodhej vetëm me motrën e tij, Mislimen. Brendësia e kështjellës ishte e vështirë për t’u mbrojtur me numra kundër terrorit që vinte nga jashtë. Por Mislimja vazhdoi të mbushte armën ndërsa Xhaferri qëllonte pa pushim.

    Gjatë natës disa prej rrethonjësve u vranë, ndërsa udhëheqësi i grupit me 300 burra, Luman Çota, u plagos. Por ndërsa nata po largohej dhe dita afrohej, qëndrimi i Xhaferr Kampulës brenda kështjellës ishte i pamundur. Mislimja, motra, qëndroi brenda dhe qëllonte nga frëngjia. Xhaferri, në anën tjetër, doli jashtë dhe çau rrethimin duke u larguar me armë në dorë.

    Por bora kishte mbuluar çdo gjurmë; rrugët ishin të papërshkueshme. Ai, duke u larguar nga rrethimi i kështjellës së tij, pati vështirësi me ushqim, barut dhe plumba. Nga Skroska ai arriti në Rrajcë ku kërkoi ndihmë nëpër disa shtëpi, por pa sukses. Fshatarët nuk pranuan t’i jepnin. Kjo që i ndodhi me fshatarët e Rrajcës Xhaferr Kampulës tregohet me vargje në këngë:
    “Ju Rrajcaj, u bëfshi trokë / Si s’ju bëtë Xhaferrit shok.”
    “Ti, moj Rraj, e shkreta / Si s’i dhatë Xhaferrit fishekë.”

    Ai, pasi u kap i gjallë, e lidhën poshtë barkut të kalit dhe e shëtitën si trofe lufte. Në një moment, Beqo Blloshmi, i cili e kishte kapur, qëlloi nga pas, por stralli i pushkës nuk punoi. Xhaferri, me ironi dhe vendosmëri, i tha:
    “Paske strall të keq, por të jap unë një më të mirë” dhe hodhi një të tillë nga xhepi. Beqo nuk e respektoi traditën e nderit, por e vrau Xhaferr Kampulën të lidhur.

    Pasojat morale dhe interpretimi i opinionit publik

    Në fillim, opinionit publik i dukeshin dyshime. Xhaferr Kampula u quajt vegël e Agait, për hakmarrje. Por, me kalimin e kohës, u dha një tjetër lexim:

    Ai nuk vrau për urdhër, por për mbrojtje dhe nder.

    Ai nuk iu tremb dotësisë së shoqërisë, por përballoi 300 burra me guxim.

    Ai nuk kërkoi falje apo dorë, ai sfidoi vdekjen dhe armikun edhe i lidhur.

    Ceni dhe Beqo humbën nderin në sy të popullit. Çota që iu bashkua pushtetit të huaj u kthye në gjunjë të plagosur. Por emri i Xhaferr Kampulës mbeti i gjallë në këngë, në histori dhe në zemrat e popullit.

    Roli i Thimi Mitkos dhe interpretimi i Burbuqe Kazazit

    Thimi Mitko, në veprën e tij “Bleta Shqiptare”, mbledh dhe ruan këngë popullore që flasin për njerëzit dhe ngjarjet që formësuan historinë e vendit. Kënga për Xhaferr Kampulën është një prej tyre, dëshmi e barit që rrënon harrimin.

    Në festivalet folklorike shqiptare, këngëtarja e njohur librazhdase, Burbuqe Kazazi, ka interpretuar herë pas here këtë këngë, duke sjellë në skenë ekon e historisë për audienca moderne.

    Epilog

    Restaurimi i varrit të Xhaferr Kampulës sot është më shumë se një punë ndërtimi. Është një akt kujtimi, një rikthim i respektit dhe një rivendosje e dinjitetit historik. Duke nisur nga ky akt, historia reflekton betejën për nderin dhe për identitetin popullor shqiptar.

    Në një epokë kur kujtesa shpejt harrohet dhe kur identiteti sfidohet nga moderniteti, veprime të tilla, restaurimi, përmendja, interpretimi i këngës bëhen një urë për t’u lidhur me rrënjët. Historia e Xhaferr Kampulës nuk është vetëm rrëfim i së kaluarës; është thirrje për të sotmen që nderi, burrëria dhe kujtesa të mos vdesin.

    Le ta bëjmë këtë veprim të mos jetë i vetëm, por frymëzim për nisma të tjera që rikthejnë në dritë emra që harrimi i ka lënë në hije. Le ta lëmë këtë histori të flasë, jo vetëm për ata që shkruajnë, por për brezat që do vijnë.

    Lavdi dhe përjetësi kujtimit të Xhaferr Kampulës, që përmes këngës dhe gjakut të tij vazhdon të frymëzojë.

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    EMRAT/ Reagon SPAK! Kush janë peshkaqenët e Akshi

    16.12.2025
    Uncategorized

    Ndërron jetë Shpat Kasapi

    26.11.2025
    Uncategorized

    Java Kulturore Kombëtare/ Nga sot në 5 Dhjetor, Shqipëria bëhet qendra e krijimtarisë dhe dialogut kulturor

    21.11.2025
    Uncategorized

    Skandali 130 milionë euro që trondit sistemin doganor! Gent Gazheli drejt burgut?

    09.11.2025
    Uncategorized

    I kamufluar si mirëmbajtje rrugore të ”Gener 2′, ky është furgoni ku u gjet arsenali me armë

    30.10.2025
    Uncategorized

    Operacioni në Lezhë/ Ky është objekti i sekuestruar te Rana e Hedhun, pronë e Pjetër Tucit

    29.10.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025

    SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave

    29.05.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.