Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    PROFIL/ Ervis Çela, ‘Pablo Escobari’ SHQIPTAR që grumbulloi nga KOK*INA mbi 100 milionë Euro!

    Nga InfoNews17.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tërësisht i panjohur për autoritetet ligjzbatuese, që nëse nuk do të zbërthehej aplikacioni Sky ECC, ndoshta nuk do të binin kurrë në gjurmët e tij.

    Një ‘fantazmë’ thuajse për drejtësinë shqiptare, por që kishte lidhje të forta në Brazil, Kolumbi, Bolivi dhe Paraguaj.

    Atje ku kishte mundur të korruptonte zyrtarë të të gjitha niveleve, ai është Ervis Çela.

    Nga fshati Fatish i Peqinit. Ku pas një vrasje të kryer në Itali ishte arratisur dhe vendosur në Paraguaj.

    Atje ku kishte ngritur dhe perandorinë e tij të drogës. Ku kishte bërë pjesë dhe 3 vëllezërit e tjerë, Rizain, Albinin dhe Ardjanin.

    41-vjeçari që po pushonte i qetë me familjen e tij në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, atë të rivierës së jugut, në Qeparo, kur befas u vendos në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

    Fillimisht në akuzat për vrasje, rrëmbim dhe kanosje. Por që në fakt atkviteti i tij i vërtetë siç do të shikohet edhe më poshtë, ishte ai i kreut të një prej organizatave kriminale shqiptare më të fuqishme në fushën e trafikut ndërkombëtar të trafikut kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.

    Që e kishin kthyer në fundin e vitit 2020 dhe vazhdimin e vitit 2021 në një nga shqiptarët më të fuqishëm dhe me më influencë në Amerikën e Jugut, që së bashku me disa personazhe të tjerë të botës së krimit, kishin mundur të kalonin nga portet kryesore të Evropës, tonelata me kokainë.

    Ku pavarësisht disa dështimeve që u kishin shkaktuar dhimbje të forta koke, ata nuk kishin hequr dorë, por kishin vazhduar me këmbëngulësi të sillnin tonelata të tjera.

    Po kush ishte Ervis Çela dhe si mundi ai të kthehej në një lord shqiptar të drogës?

    Si arrirti ai në Paraguaji aty ku ishte lidhur me ‘kuzhinierët’ më të fuqishëm të drogës, të kalonte i pashqetësuar dhjetra tonelata me kokainë fillimisht nga portet e Amerikës së Jugut dhe më pas në ato të Evropës?

    Si u lidh ai me personazhin tashmë të pangatërrueshëm të Franc Çopjas, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Gergeli, që sot ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Belgjikë nën dyshimet për akuzën e vrasjes së një prej kundërshtarëve të tij?

    Kush janë personazhet e tjerë të përfshirë në këtë trafik të pazakontë për nga përmasat të kokainës, midis tyre siç do të shikohet edhe më poshtë njerëz të cilët këto para i kishin investuar në Shqipëri në resorte, apo deri edhe në klube futbolli.

    Pasuri të vendosura nëpërmjet drogës të cilat kapin shumat e çmendura të qindra miliona eurove, apo që i kishin konvertuar deri në lingota ari…

    Po për të njohur më mirë këta personazhe dhe modus operandi, apo mënyrën se si ata vepronin dhe mendonin, është me interes të ndjekim pikërisht atë që është operacioni i tyre i parë i dokumentuar tashmë i trafikimit të 12 tonë kokainë që ata ndërmorën në fundin e vitit 2020 nga Paraguaji i largët në Amerikën e Jugut drejt Evropës.

    Këtu ku falë edhe bisedave që ata lanë si dëshmi në aplikacionin e koduar Sky Ecc, ne mundemi të shikojmë se edhe kush janë këta personazhe.

    Operacion i cili në fakt nuk çoi menjëherë në identifikimin e tyre. Pasi do të duheshin 3 vite të tjera analiza të bisedave për të zbuluar kokat dhe anëtarët e këtij grupimi.

    Por lë te ndalemi te ajo që do të ishte puna e tyre e parë e sojme, dhe që papritur falë edhe gjenialitetit të tyre do t’i bënte aq të pasur, sa nëse do ta themi kështu edhe të fillonin të talleshin me paratë e fituara.

    Ajo që ka lidhje me trafikimin e 11.6 ton kokainë nga Paraguaji në Evropë. Drogë e cila do të kalonte e pashqetësuar në portin belg të Anversës në fundin e vitit 2020.

    Punë e cila kishte filluar të bluhej në mendimet e tyre në shtatorin e këtij viti ku protagonist kryesor ishte Ervis Çela.

    Në një komunikim të Dhjetorit 2020 në orën 12:05, mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas, thuhet se eurot do të groposeshin në Shqipëri poshtë rrënjëve të ullinjve.

    Këtë e pohonte Ervis Çela, ndërsa Franc Çopja e këshillonte t’i investonte në lingota ari pasi nën tokë paratë do të shkatërrohen.

    “Ervis Çela i shkruan se disponon 200 rrënjë ullinj dhe për secilin ulli do të bëjë një gropë për fshehjen e parave. Franc Gergely këshillon Ervis Çelës që paratë cash të akumuluara t’i investojë në lingota ari dhe të mos i groposë sepse rrezikojnë të dëmtohen”, thuhet në dosjen e SPAK.
    Një shtetas shqiptar me vendbanim në Paraguaji, i cili së bashku me një shtetas brazilian kishin marrë përsipër detyrën e vështirë të kalimit të kësaj sasie të jashtëzakonshme droge nga Porti i Villetas në Paraguaji për në atë të Anversës në Belgjikë.

    Aty ku në këtë port ai që do t’i priste dhe kishte dalë garant për kalimin e ngarkesave me drogë do të ishte Franc Çopja, i cili sot është ekstraduar nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe në Belgjikë, për llogari të autoriteteve ligjzbatuese në këtë vend, në akuzën për urdhërimin e vrasjes së Arian Spahiut i njohur si Arjani i Vogël, në lagjen Molenbek në vitin 2020.

    ‘Ushtarit’ të bandës së drejtuar nga Erion Alibej, kundërshtarit të tij më të përbetuar në Shqipëri.

    Franc Çopja që ishte një financuesit kryesor të dy ngarkesave me drogë që po kalonin portin e Anversës, ku pjesa e tij ishte 5.5 ton kokainë.

    Ndërsa një pjesë tjetër siç do të mësohet edhe më poshtë i përkiste shtetasit tjetër shqiptar, Fadil Balla, apo i njohur ndryshe edhe me gjeneralitetet Julian Balla, i cili në vitet e fundit ka mbajtur postin e Presidentit të Klubit të Futbollit ‘Erzeni’ që përfaqëson ekipin e Shijakut.

    Ekip që gjatë drejtimit të Ballës u katapultua nga ligat inferiore ku militonte deri në elitën e futbollit shqiptar.

    Balla, një personazh ky i panjohur deri në arrestimin e tij, që kishte përfituar nëpërmjet kompanive të tij ndërkohë edhe tendera publikë për pastrimin e qytetit. Por që ndërkohë kishte krijuar landfill të paligjshëm siç është edhe ai Hardhishtës në Shijak, që po ndoste të gjithë mjedisin e zonës.

    Personazhe, ku kokat e grupit kriminal ishin Ervis Çela dhe Franc Çopja.

    Çela që kishte zgjedhur për të kaluar këto sasi të mëdha droge, me anë të një forme të padëgjuar më herët. Atë, ku njëra nga dy prej ngarkesave me kokainë, do të ishte e fshehur në kuti sapuni.

    Ngarkesa të ndara secila në 7 dhe 4.6 ton Nga të cilat siç thamë 80 kg i ishin blerë Ervis Çelës nga Fadil Balla. I cili më pas do t’i blinte edhe 720 të tjera, që në total përbënin 800 kg.

    Drogë e cila më pas me të kaluar portin e Anverës do të magazinohej në garazhet e siguruara më herët nga Franc Çopja.

    I cili pas të tërhiqte sasinë e plotë prej 11.6 ton me të dalë nga Portin e Anversës, do të niste një operacion tjetër. Atë të ndarjes së kokainës për bashkëpunëtorët.

    Këtu ku në skenë dalin edhe disa personazhe të tjerë të cilët në bazë të urdhërit të lëshuar nga Çopja kishin tërhequr drogën nga porti.

    Dy nga këta bashkëpunëtorë që ishin edhe Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu. Të cilët me të marrë instruksionet nga Miklovan Mullaj, një tjetër bashkëpunëtor i Franc Çopjas, një pjesë të drogës, atë që i përkiste Fadil Ballës, e magazinuan në një apartament në qytetin e Roterdamit në Holandë.

    Por rrugëtimi i këtyre ngarkesave me kokainë nga Paraguaji në Belgjikë, nuk duket se kishte shkuar vaj për organizatorët. Edhe pse më i dëmtuari në këtë operacion del të jetë Fadil Balla.

    Sasia e drogës prej 600 kg të të cilit u sekuestrua në të njëjtën ditë që zbriti në Portin e Anversës dhe u magazinua në apartamentin e marrë prej tyre në qytetin e Roterdamit në Hollandë.

    Kjo pas sinjalizimeve që policia holandeze kishte marrë që në muajin shtator rreth lëvizjeve të dyshimta të dy personave në këtë bllok apartamentesh Aty ku nga vëzhgimet doli se personat ishin Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu.

    Tashmë të dënuar nga një gjykatë në Holandë me 5 vite heqje lirie për bashkëpunim në trafikun e drogës.

    Por siç thamë ato që duket se do të dekonspironin grupin e plotë që ishte marrë me këtë trafik të lëndëve narkotike por edhe me episode të tjera në vazhdim do të ishin bisedat që ata kishin kryer për gjatë kësaj gjithë kësaj kohe në Sky Ecc.

    Komunikime të cilat nisin fillimisht midis Ervis Çelës dhe Fadil Ballës.

    Çela që nga Paraguaji ku ndodhet i shkruan mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, se ngarkesa ishte bëri gati.

    Duke lënë të nënkuptohej se kokaina tashmë ishte ‘gatuar’ dhe ishte gati për rrugë të gjatë.

    ‘I kam bërë gati. Javën tjetër me kismet vëlla’, i shkruan Ervis Çela, Fadil Ballës.
    Por ndërkohë që ka bërë gati ‘qerren’ për të transportuar kokainën, Ervis Çela kujdeset që të mbledhë edhe paratë te ata të cilët ishin porositësit shqiptarë. Pasi kështu do të duhet të paguante edhe ‘kuzhinierët’ lart në male që ishin kujdesur për të gatuar mallin.

    Sikundër është edhe kjo bisedë e tij me njërin nga vëllezërit, në këtë rast Albin Çelën, te i cili siç vihet re interesohet shpesh të dijë, nëse personat që kanë porositur drogën, kanë sjellë paratë te ai në Shqipëri.

    Këtu ku ai përmend edhe ‘Shijaksin’, që në fakt nuk është askush tjetër, vetëm se Fadil Balla, të cilin e thërrasin edhe ‘Jul’.

    Ervis Cela
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Aktualitet

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Aktualitet

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Aktualitet

    SPAK zbërthen skemën: 2.4 mln € nga Bashkia e Tiranës, lidhje mes Gogel dhe One Albania

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025

    SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave

    29.05.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.