Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Polici e krim bashkë! Pengmarrje të fshehta e miliona te AKSHI

    Nga InfoNews16.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dhjetëra kontrolle në banesa, ambiente biznesi dhe baza të ndryshme janë ushtruar mëngjesin e kësaj të marte në kuadër të operacionit të gjerë të SPAK, i cili ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe vijon ende.

    Burime pranë hetimit bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në bizneset e Klajdi Merkajt, i arrestuar më herët si pjesë e organizatës famëkeqe të Çopjave. Sipas dyshimeve të SPAK, përmes bizneseve të lidhura me Merkajn janë pastruar miliona euro, të cilat dyshohet se kanë buruar nga fondet publike të AKSHI.

    Pamje filmike, telefona dhe prova kyçe

    Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhe këqyrur kamera sigurie, telefona celularë dhe materiale elektronike, të cilat sipas burimeve hetimore, kanë sjellë prova të forta për presion, shantazh dhe detyrim ndaj biznesmenit Gerond Meçe.

    Nga këto prova rezulton se Meçe është detyruar të paraqitet pranë komisioneve përkatëse dhe të tërheqë ankimimet që kishte depozituar lidhur me disa tenderë problematikë të AKSHI, veprim që dyshohet se është kryer pas dhunës dhe shantazhit për orë me radhë.

    Dy tenderë kyç në qendër të hetimit

    SPAK po heton në mënyrë të posaçme dy tenderë me risk ekstrem për sigurinë shtetërore:

    • Tenderin për mirëmbajtjen e serverëve të Thesarit të Shtetit, ku dyshohet se grupi i strukturuar kriminal, ku sipas SPAK dyshohet se bënin pjesë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, kishte në kontroll të dhënat financiare dhe transaksionet brenda dhe jashtë vendit, për shtetas shqiptarë dhe të huaj, kompani private dhe persona të ekspozuar politikisht.
    • Tenderin për administrimin e dosjeve gjyqësore, ku dyshohet se i njëjti grup kishte akses në të dhëna tepër sensitive, përfshirë dosje hetimore, çështje gjyqësore dhe procesin e caktimit të gjyqtarëve.

    Favorizime dhe pasuri luksoze të fshehura

    Sipas hetimeve, Mirlinda Karçanaj dyshohet se ka favorizuar sistematikisht kompanitë e Ermal Beqirit, duke ndikuar në vendimmarrjen e komisioneve dhe duke garantuar fitore të paracaktuara në tenderë.

    Një nga episodet më tronditëse të zbuluara nga SPAK lidhet me blerjen e një jahti luksoz, i cili dyshohet se është regjistruar në emër të një shtetaseje rumune vetëm 4 vjeçe, e lidhur me rrethin familjar apo shoqëror të Ermal Beqirit, me qëllim fshehjen e origjinës së pasurisë.

    Hetim për organizatë kriminale dhe pastrim parash

    SPAK po ndërton një dosje të rëndë penale për organizatë të strukturuar kriminale, korrupsion, shkelje të barazisë në tendera, pastrim parash dhe ushtrim presioni ndaj biznesmenëve, ndërsa hetimet po thellohen mbi parimin “ndiq paratë”.

    Operacioni pritet të zbulojë një nga skandalet më të rënda që lidhet me sigurinë e të dhënave shtetërore, fondet publike dhe sistemin e drejtësisë, me pasoja që mund të tronditin fort institucionet.

    abuzime me tenderët Advanced Business Solution AKSHI arrestime SPAK biznesmenë të shantazhuar dosje penale EA Solutions Ergys Agasi ermal beqiri fatura fiktive fonde publike Gerond Mece hetim spak korrupsion korrupsion në AKSHI KVO AKSHI mega skandal Mirlinda Karcanaj ndjek paratë Pengmarrje shantazh shkelje e barazisë në tendera skandal shtetëror Soft Solution SPAK tendera publikë tenderë të paracaktuar
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.