Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Pagë mesatare 1 000 euro, rritje pensionesh dhe heqje e parasë CASH, Ibrahimaj shpall planin për 2026 e më tej

    Nga InfoNews30.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi gjatë një konference për shtyp ecurinë e ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit 2025 dhe vizionin e qeverisë për vitet e ardhshme.

    Sipas saj, rritja ekonomike është nxitur nga ndërtimi, shërbimet, ku përfshihen transporti e turizmi, si dhe industria përpunuese. Përpunimi i drurit, plastikës, letrës dhe energjisë elektrike ka ruajtur stabilitet, ndërkohë që inovacioni dhe teknologjia do të jenë shtylla të reja për të shmangur ngadalësimin e ekonomisë.

    “Zhvillimet në teknologjinë e komunikimit dhe informacionit kanë rritur eksportet dhe kanë krijuar një bazë të qëndrueshme për të ardhmen,” u shpreh Ibrahimaj, duke theksuar edhe faktin se vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 2,200 biznese të reja.

    Heqja e parasë “cash”
    Një nga reformat më të rëndësishme të shpallura nga ministrja ishte plani trevjeçar për reduktimin e përdorimit të parasë fizike. Në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, qeveria synon të frenojë ekonominë informale dhe pastrimin e parave.
    “Reduktimi i parasë cash është një hap i domosdoshëm drejt formalizimit. Shqipëria është tashmë pjesë e sistemit SEPA, çka do të ulë ndjeshëm kostot e transaksioneve financiare,” deklaroi Ibrahimaj.

    Megjithatë, ekspertët shprehen skeptikë mbi këtë vizion “cashless”, duke paralajmëruar se eliminimi i parasë fizike nuk është garanci kundër korrupsionit dhe mund të çojë në monopol të bankave mbi tregun financiar.

    Indeksimi i pensioneve
    Në fushën sociale, qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve me 2,5%, një masë që prek mbi 753 mijë pensionistë dhe 143 mijë përfitues të skemave të tjera të rimbursimit. Ministrja sqaroi se kjo nuk është një rritje, por një përshtatje me çmimet dhe inflacionin, ndërkohë që po përgatitet një reformë e thellë për të rritur pensionin minimal dhe atë mesatar në katër vitet e ardhshme.

    Objektivi: Paga mesatare 1,000 euro
    Në planin afatmesëm, qeveria synon rritjen e pagës mesatare në 1,000 euro, duke e konsideruar këtë një tregues të zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe modernizimit të ekonomisë. Aktualisht paga bruto është 83,906 lekë, me një rritje prej 11,4% krahasuar me një vit më parë.

    Nga viti 2026 do të nisë edhe rritja e pagës minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë. Për 18 muajt e parë, sipas Ibrahimajt, kjo rritje nuk do të përkthehet në kosto shtesë tatimore për bizneset.

    Një ekonomi mes reformash dhe skepticizmi
    Ndërsa qeveria shpall objektiva ambicioze për paga më të larta, pensione më të sigurta dhe një ekonomi pa para fizike, sfidat mbeten të mëdha.

    Raportet ndërkombëtare vijojnë të ngrenë shqetësime për korrupsionin dhe pengesat ndaj investitorëve të huaj, ndërsa aktorët e tregut paralajmërojnë se lufta kundër ekonomisë informale nuk mund të fitohet vetëm me masa teknike, por kërkon reforma të thella në administratë dhe drejtësi.

    Në këtë panoramë, vizioni i Shqipërisë “cashless” dhe me pagë mesatare 1,000 euro mbetet një projekt ambicioz që do të testohet nga dinamika e tregjeve dhe sfidat reale të ekonomisë

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025
    Aktualitet

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025
    Aktualitet

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025
    Aktualitet

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025
    Aktualitet

    Oltion Çaçi i Sarandës ndan 2 mln euro për miqtë! Dy tendera për të njëjtën rrugë

    24.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.