One Albania e kapin raketat e Iranit? Rrit çmimet: Nuk kemi lekë
Operatori i telekomunikacionit ONE Albania ka njoftuar rritjen e çmimeve për abonentët e saj, e cila do të hyjë në fuqi duke nisur nga data 1 maj 2026.
Njoftimi është shpërndarë përmes një mesazhi informues drejtuar klientëve, pa dhënë detaje shtesë mbi arsyet konkrete të kësaj rritjeje. Sipas komunikimit zyrtar, tarifat do të pësojnë një rritje deri në nivelin 2.2%, në përputhje me ndryshimin mesatar vjetor të Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK), të publikuar nga INSTAT për vitin 2025.
Megjithatë, kjo rritje ka ngjallur diskutime, pasi faktorë të tillë si rritja e çmimeve të naftës apo produkteve të tjera në tregjet ndërkombëtare—të lidhura shpesh me zhvillime gjeopolitike—nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kostot e shërbimeve të telekomunikacionit.
Në mesazhin drejtuar abonentëve thuhet se përshtatja e tarifave bëhet në përputhje me kushtet e kontratës së pajtimit dhe se klientët mund të konsultojnë tarifat e reja përmes një linku të dedikuar ose duke kontaktuar shërbimin e klientit. Rritja e çmimeve pritet të prekë të gjithë përdoruesit e planeve tarifore të operatorit.

