U mbajt këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj 22 personave të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë.
Gjykata i ka lënë në burg të 21 prej tyre, ndërsa vetëm një prej tyre, Blerim Mali u la i lirë pasi kishte dy familjarë të sëmurë për të cilët kujdeset.
Në burg janë lënë edhe Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania bashkë me Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania.
Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike; 3 000 euro.
Personat e arrestuar janë Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.
