Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    Nga sot nis Java e Kulturore Gjermane! Sjell art, muzikë dhe dialog kulturor në Shqipëri

    Nga InfoNews03.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga sot më 3 tetor e deri më datë 8-të, Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë do të kthehen në qendra të gjalla të kulturës gjermane, përmes një sërë aktivitetesh të larmishme artistike, muzikore dhe akademike që do të organizohen në kuadër të Javës Kulturore Gjermane.

    Festimet të cilat mbështeten nga Ministria e Turizmit, Kulturës dbe Sportit, nisin më 3 tetor në Pazarin e Ri, ku “Street Fest” do të sjellë atmosferë bavareze me muzikë tradicionale, kulinari tipike dhe stenda informuese mbi studimet, bursat dhe bashkëpunimin gjermano-shqiptar. Po atë mbrëmje, Tunèl Music Venue do të sjellë ritmet e muzikës elektronike nga DJ gjermanë dhe shqiptarë, duke sjellë për herë të parë në Tiranë formatin e njohur “HÖR on Tour”. Ky event do të vijoje më 4 dhe 5 tetor nga “HÖR Pop Up” tek Piramida, me performanca live të transmetuara globalisht.

    Në të njëjtën kohë, në Shkodër, Vlorë, Peshkopi dhe Tiranë do të mbahen aktivitete kulturore të ndryshme: prezantimi i librit artistik të Alketa Ramaj në Shkodër, shfaqja e filmit gjerman “Dy me një” në Kinema Millennium, ligjërata mbi artin bashkëkohor e artistit Stephan Kaluza në Universitetin e Arteve, si dhe koncerte të veçanta me muzikantë gjermanë dhe shqiptarë – nga recitalet klasike dhe blues tek programet crossover me saksafon, piano dhe muzikë popullore shqiptare.

    Një aktivitet i veçantë do të zhvillohet më 4 tetor pranë digës së Liqenit Artificial me eventin “ON lake, WOW Albania”, që ndërthur animacione e përrallat e e Vëllezërve Grimm për fëmijë, një recital në piano kushtuar Richard Wagner dhe performancën e njërës prej DJ-ve më të njohura ndërkombëtare, Anja Schneider.

    Java e Kulturës Gjermane do të mbyllet më 8 tetor me aktivitete në Peshkopi, ku nxënësit e shkollës “Said Najdeni” do prezantojnë filmin e tyre mbi përvojat ndërkulturore në Gjermani, ndërsa saksafonisti gjerman Ralf Benschu dhe pianistja Elham Peyman do të sjellin një program muzikor që bashkon klasiken me traditën shqiptare.

    Pas Gjermanisë, rradhën do ta ketë Holanda, kultura e pasur e së cilës do të mund të shijohet falas nga të gjithë nga data 9 deri më 11 tetor.

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    Zbulohen 10 kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

    11.03.2026
    Uncategorized

    Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

    07.03.2026
    Uncategorized

    Marko Hoti spikat në koncertin e 2 Marsit me “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

    03.03.2026
    Uncategorized

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026
    Uncategorized

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026
    Uncategorized

    Skema e errët e Bankers Petroleum: Si Qinglong, Albtalent, GES dhe Petrosolution zhvatën pasurinë e shqiptarëve

    25.01.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Jet Bank Fails at Launch as Website Goes Down

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.