Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Në krye SIGAL dhe INTERSIG, kompanitë e sigurimeve rrisin fitimet, por ulin dëmshpërblime, STATISTIKAT zyrtare!

    Nga InfoNews29.08.2025Updated:31.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 85
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në buletinin e fundit të publikuar nga Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, vihet re se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të kompanive të sigurimit, për përiudhat Janar – Korrik 2025, kapën vlerën 15,473 milionë lekë, ose 8.98% më shumë se në janar – korrik të vitit 2024. Gjatë periudhës janar – korrik 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 929,459 me një rritje prej 6.81% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Me fjalë të tjera, kompanitë e sigurimeve, po fitojnë para për shkak të rritjes së çmimeve të siguracioneve, shtimit të numrit të sigurimeve, por nuk po japin para në forma dëmshpërblimi. Pra, rritja e çmimeve nuk po kthehet te qytetarët në formën e dëmshpërblimeve. Kjo do të thotë se kompania arkëton më shumë, qytetari paguan më shumë por kthimi në dëmshpërblime nuk është i njëjtë.

    “Gjatë periudhës janar – korrik 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,804 milionë lekë, ose 0.90% më shumë se në janar – korrik 2024.”-thuhet nga AMF. 

    Dëme të paguar në “Sigurimin Motorik”

    Për periudhat janar – korrik 2025 kompanitë e sigurimeve realizuan mbi 90 milionë euro të ardhura nga primet prej sigurimeve motorike ose rreth 12 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa kanë paguar vetëm rreth 23 milionë euro dëmshpërblime.

    Edhe në këtë publikim të fundit, vihet re se Kompania SIGAL edhe pse zë peshën më të madhe në këtë treg duke realizuar mbi 20 milionë euro të ardhura nga primet e sigurimeve motorike gjatë, ndërkohë që rezulton sipas të dhënave të AMF që ka paguar 8,37% më pak se një vit më parë. Një tjetër kompani me bilanc më pak dëmshpërblime për Sigurimet Motorike është INTERSIG me 33.68 % më pak se në vitin 2024 të së njëjtës periudhë Janar – Korrik.

    Në tabelën tjetër të publikuar nga AMF, vihet re se SIGAL ka përqindjen më të lartë të rritjes se siguracioneve për mjetet motorike, pra me 13.23 %, por pavarësisht kësaj ka një rënje tejet të madhe për sa I përket dëmshpërblimeve me 8.37%.

    Pas hyrjes së ligjit, kompanitë nisën rritje graduale të çmimeve, duke u justifikuar me kërkesën për kapital më të madh dhe dëmshpërblime të rritura.

    Kjo është arsyeja pse në raportin e AMF për 2025 shohim rritje 9% të primit, por pa rritje reale të dëmshpërblimeve. Në raport shihet se primet janë rritur me 8.90% ndërsa dëmet me paguara me 0.9%.

    Dëme Pezull

    Edhe tek dëmtimet pezull, ku përfshihen ( Dëme në proces vlerësimi, dëme të miratuara të papaguara, Dëme në Proces gjyqësor etj ), vihet re se kompania SIGAL, ka 22.12% dëme pezull, çka do të thotë më shumë pritje për qytetarët. Tek dëmet pezull, renditja vijon me Sigma, ndjekur nga kompanitë e tjera.

    Pavarësisht se dëmshpërblimet po ulen, të dhënat e INSTAT tregojnë se muajt e verë ka pasur një shtim të aksidenteve.

    “Aksidentet rrugore, në 89,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

    Në muajin Korrik 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 19,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 9,2 %.

    Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” nënvizon INSTAT.

    Degragimi i tregut të sigurimeve në Shqipëri, ku qytetarët paguajnë më shumë dhe dëmshpëblehen më pak, ndryshe nga sa ka qenë më parë, është duke ndodhur nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

    AMF është institucioni rregullator i tregut të sigurimeve dhe gjatë dekadës së fundit ka patur një rol qendror dhe në mbështetje të interesave të qytetarëve shqiptarër, por situata ka ndryshuar muajt e fundit.

    Së fundmi, AMF është duke shërbyer jo si institucion rregullator i tregut, por si zyrë noterie për aktorë që ikin dhe rikthehen në treg dhe kur rikthehen duan t’i bëjnë rregullat e lojës sipas interesit të tyre.

    AMF AMF SIGAL Avni Ponari Demshperblime SIGAL INSTAT INTERSIG Sigal Siguracion Siguracion SIGAL Siguracione
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Aktualitet

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Aktualitet

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Aktualitet

    SPAK zbërthen skemën: 2.4 mln € nga Bashkia e Tiranës, lidhje mes Gogel dhe One Albania

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025

    SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave

    29.05.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.