Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me vijimin e operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në vend. Përmes një deklarate, ai tha se shembja e objekteve të paligjshme nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces që nuk do të ndalet derisa ky fenomen të zhduket plotësisht.
Rama paralajmëroi gjithashtu se ditët në vijim do të prezantohet një paketë e re masash, e cila do të rrisë forcën goditëse të ligjit jo vetëm ndaj ndërtuesve të paligjshëm, por edhe ndaj personave përgjegjës në nivele të ndryshme, përfshirë edhe ata që kanë mbyllur sytë në inspektoriate, polici e institucione të tjera.
Reagimi i Kryeministrit erdhi pas shembjes së ndërtimeve të paligjshme në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku sipas tij, një tjetër mrekulli e natyrës ishte abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime pa leje.
Procesi i prishjeve pritet të vijojë në të gjithë territorin e vendit, me synim mbrojtjen e hapësirave publike dhe natyrore.
https://www.facebook.com/share/v/176PzWUctY/?mibextid=wwXIfr
