SPAK ka goditur dy grupe kriminale të përfshira në vepra të rënda penale, përfshirë vrasje dhe tjetërsim të pronave. Për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi”, është firmosur urdhër-arrest për përfshirje në tjetërsim masiv pronash.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe vëllai i tij, Vullnet Muça, si dhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, dhe Vlash Draci.
Gjithashtu, SPAK ka lëshuar një urdhër të ri arresti për Astrit Avdylajn, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për akuza të tjera të rënda, si dhe për Aldo Avdylajn, i dyshuar për përfshirje në vrasje.
