Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Merren mostrat nga mbetjet toksike të KURUM në Porto Romano

    Nga InfoNews09.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nën masa të rrepta sigurie dhe një perimetër të zgjeruar mbrojtës, ekspertë të specializuar mbërritën këtë të enjte në zonën industriale të Porto Romanos në Durrës, për të marrë mostra nga mbetjet e dyshuara toksike, të cilat janë depozituar atje prej më shumë se një viti.

    Procesi, që pritet të zgjasë disa ditë, po zhvillohet me kujdes maksimal, për shkak të dyshimeve se mbetjet mund të jenë ngurtësuar gjatë kohës së qëndrimit, gjë që e vështirëson marrjen e kampionëve. Mostrat do të dërgohen për analizë të specializuar në një laborator në Itali, me qëllim identifikimin e përbërjes dhe vlerësimin e nivelit të mundshëm të toksicitetit.

    Bëhet fjalë për rreth 2100 tonë mbetje të ndara në 102 konteinerë, të cilët u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë pas kthimit të tyre në Portin e Durrësit. Vendimi për marrjen e mostrave është marrë nga Prokuroria e Durrësit, e cila po udhëheq hetimet për këtë çështje.

    Së bashku me përfaqësues të prokurorisë, në terren ndodhen edhe ekspertë të laboratorit shkencor të Tiranës, të cilët po ndihmojnë në procesin teknik të hetimit. Rasti lidhet me hetimet mbi mbetjet e furrave të çelikut të metalurgjikut të Elbasanit.

    Kujtojmë se në verën e vitit të kaluar, 102 konteinerë të nisur nga porti i Durrësit u kthyen pas nga Malajzia, pas dyshimeve se përmbanin lëndë të rrezikshme. Konteinerët u rikthyen në Durrës në fund të tetorit 2024 dhe më pas u zhvendosën në një ambient privat në Porto Romano, ku janë ruajtur nën mbikëqyrjen e forcave të rendit dhe kamerave të sigurisë.

    Kurum Mbetjet Kurum Merren mostrat nga mbetjet toksike të KURUM në Porto Romano
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.