Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Me padi në SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

    Nga InfoNews07.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Policia e Shtetit pa shpalllur më në fund, pas më shumë se një viti, fituesin e tenderit të furnizimit të forcave të rendit me pajisje policore dhe siç mëson Skyweb.al tenderi i është dhënë kompanisë MSSC me pronar biznesmenin Emiljano Dusha kundrejt ofertës 50 300 000 lekë.

    Tenderi u shpall fillimisht në prill 2024, por pas disa shtyrjes dhe anulimesh për shkaqe ende të paditura, tashmë fitues është shpallur furnizuesi i përhershëm i Policisë së Shtetit me armatim si edhe pajisje policore, Emiljano Dusha.

    Dusha ka një histori të gjatë me tenderët e Policisë së Shtetit, ndërsa më herët ishte paditur në SPAK nga opozita me akuzën e blerjes së votave në shërbim të Partisë Socialiste.

    Siç konfirmohet nga dokumentet e konsultuara nga Skyweb.al, MSSC ka qenë kompania e vetme që ka dhënë ofertë në këtë tender duke e marrë atë praktikisht pa garë. Fondi limit ishte 55 000 000 lekë, ndërkohë që rezulton që Dusha e ka fituar me ofertën 50 300 000lekë ose rreth 91% të fondit limit.

    Edhe pse janë edhe 3-4 kompani të tjera të fokusuara në këtë profil, çuditërisht anjëra prej tyre nuk ka dhënë ofertë duke ia lënë rrugën e hapur MSSC-së për të marrë tenderin e radhës në Policinë e Shtetit.

    Të njëjtat kompani duket se “ishin marrë vesh” me njëra-tjetrën duke marrë secila nga një “copë” prej tenderit të armëve dhe municioneve të Policisë së Shtetit.

    Natyra e pajisjeve të blera si edhe raporti ekskluziv i Emiljano Dushës me Policinë e Shtetit e vendos atë gjithnjë në “pole position” për tenderët e këtij profili duke shkatërruar tërësisht garën dhe dëmtuar financat publike.

    Xhiroja e kompanise MSSC. Perpunimi grafik: OpenDataAlbania
    Xhiroja e kompanise MSSC. Burimi: QKB. Perpunimi grafik: OpenDataAlbania

    Më herët, kompania MSSC kishte marrë tenderin sekret 30 milionë euro të armëve të ushtrisë nëpërmjet negociimit të drejtpërdrejtë.

    MSSC ka rritur ndjeshëm xhiron e saj gjatë dy viteve të fundit duke e mbyllur vitin 2023 (bilanci 2024 nuk është publikuar ende) me 822 milionë lekë fitim (8.2 milionë euro), të cilat kanë ardhur përgjithësisht nga tenderi i armëve të ushtrisë.

    Kompania ka nisur të bëjë xhiro të mëdha fill pas vitit 2013, ndërsa më pas nuk ka patur ndonjë aktivitet të qenësishëm./skyweb.al

    Emiljano Dusha me MSSC Padia SPAK Tender
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.