Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Mashtrimi me kreditë në IUTE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

    Nga InfoNews07.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, e cila aplikoi për kredi në emrin e tyre në IUTE Credit pasi u kishte marrë kartat e identitetit ka vënë në pikëpyetje edhe njëherë standardet e ndjekura për kredimarrjen në institucionet financiare jobankë si edhe zbatimin e rregulloreve të Bankës së Shqipëri.

    Gjithçka ndodh pas skemës kriminale të MCA dhe Final, të cilat morën më qafë mijëra familje shqiptare si edhe ka shkaktuar disa të vdekur deri më tani përmes vetëvrasjeve.

    Policia zbuloi disa ditë më parë se 33-vjeçarja Donika Curri kishte mashtruar 23 gra në zonën e Zejmenit në Lezhë duke u premtuar atyre fillimisht përfitime nga projekte të disa ambasadave në vend. Në këtë mënyrë ajo u mori grave kartat e identitetit, të cilat më pas i përdori në aplikacinin MyIute duke aplikuar për kredi në emrin e tyre pasi u kishte nxjerrë edhe nga një foto.

    Skyweb.al mësoi se disa nga gratë nuk ishn në dijeni të kredive të marra në emrin e tyre, ndërsa të tjera janë vënë në dijeni më pas.

    Në një reagim për gazetarin Emirjon Senja, Banka e Shqipërisë konfirmoi se ka nisur veprimet për verifikimin e rastit në fjalë si edhe të standardeve të ndjekura nga IUTE Credit Albania në rastet e aplikimeve për kredi si edhe procedurën e ndjekur për identifikimin e aplikantit për kredi.

    “Bëjmë me dije se Banka e Shqipërisë ka marrë të gjithë informacionin e nevojshëm nga subjekti (Iute Credit Albania konkretisht), dhe po bën verifikimin e sqarimeve të dhëna prej tyre”, tha Banka e Shqipërisë.

    Nga ana tjetër, në një reagim të disa ditëve më parë, IUTE Albania deklaroi për Skyweb.al se kishte pezulluar të gjitha kreditë e lëshuara përmes skemës së ndjekur nga 33-vjeçarja deri në verifikimin e plotë të rrethanave të marrjes së tyre.

    Më shumë se sa mashtrimi në fjalë, e cila përbën një vepër penale dhe për këtë do të përgjigjet para ligjit 33-vjeçarja që kishte ngritur skemën, përbën shqetësim serioz mënyra se si pranohen aplikimet për kredi në institucionet bankare jobankë në Shqipëri dhe mbi të gjitha, verifikimi i aftësive paguese të kredimarrësit.

    Banka e Shqipërisë i tha Skyweb.al se “aplikimi elektronik për kredi dhe verifikimi në distancë i klientit janë të lejuaraverifikimi në distancë i klientit janë të lejuara” duke shtuar “për aq kohë sa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

    BSH miratoi në tetor disa ndryshime në rregulloren “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka”duke i mëshuar pikërisht verifikimit të aftësive paguese të aplikantit për kredi, për të shmangur kredimarrjen dhe kredidhënien e papërgjegjshme, gjë e cila duket se ende shfaq mungesa për aq kohë sa dikush mund të bëjë 24 aplikime për kredi përmes ID-ve të të tjerëve, të cilat më pas të miratohen nga kredidhënësi, në rastin konkret IUTE Credit.

    Megjithatë, BSH tha për Skyweb.al se “Zbatimi i rregullores “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka” në tërësi dhe ndryshimeve të kryera së fundi është një detyrim i padiskutueshëm. Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për verifikimin e tyre rast pas rasti nëpërmjet kryerjes së inspektimeve në vend”.

    Skyweb.al komunikoi më herët edhe me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare duke kërkuar informacion mbi praktikat që po ndjekin anëtarët e saj gjatë procedurave të kredidhënies.

    Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e shoqatës i konfirmoi skyëeb.al se zbatimi i rregullores së BSH “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” është një detyrim i panegociueshëm për çdo anëtar të shoqatës, ndërkohë që teknikat që ndiqen për verifikimin e aftësive paguese të kredimarrësit janë procedura që i caktojnë vetë institucionet në fjalë.

    “Këto përfshihen tek mashtrimet e rrezikut operacional dhe për këtë ka tre linja mbrojtjeje: dega ose partneri; përputhshmëria dhe auditi i brendshëm. Por ndodhin edhe në Banka ku ka verifikim fizik, sepse kartat klonohen dhe riprodhohen nga mashtruesit”, tha zonja Isaj./SkyWeb

    IUTE Credit Policia e Shtetit
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.