Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Marin Gjonaj po i rrëmben pronat banorëve në Bulqizë për energji diellore?

    Nga InfoNews26.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Marin Gjonaj po i rrëmben pronat banorëve në Bulqizë për energji diellore?

    Një dëgjesë publike e organizuar nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës në fshatin Gjoricë e Poshtme, me qëllim dhënien në përdorim të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore përmes ankandit, është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë Bulqizë.

    Takimi, i zhvilluar, kishte si qëllim informimin dhe konsultimin me banorët për parcelat që pritet të jepen në ankand. Në të morën pjesë sekretari i Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues të Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave, ndërsa nga anëtarët e këshillit ishte i pranishëm vetëm një përfaqësues edhe ai nga radhët e opozitës.

    Gjatë prezantimit, përfaqësuesi i Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave bëri me dije numrin e parcelave që parashikohen për ankand, por pa specifikuar qartë zonat konkrete, çka shkaktoi reagime të menjëhershme nga të pranishmit. Përfaqësuesi i Bashkisë deklaroi se këto sipërfaqe janë në pronësi të institucionit dhe mund të jepen për zhvillim të veprimtarive të ndryshme ekonomike.

    Edhe pse e planifikuar si një dëgjesë publike, takimi u kthye shpejt në një përplasje mes banorëve pro dhe kundër projektit, si dhe përfaqësuesve të Bashkisë. Diskutimet zgjatën rreth 40 minuta dhe u karakterizuan nga tone të larta dhe akuza të ndërsjella.

    Banorët kundër: “Po merren kullotat, nuk kemi ku të mbajmë bagëtinë”

    Një pjesë e banorëve kundërshtuan fort dhënien e sipërfaqeve, duke argumentuar se bëhet fjalë për toka të përbashkëta të përdorura prej vitesh si kullota. Sipas tyre, ndërhyrje të ngjashme janë bërë edhe më parë, ku fillimisht investitorët ishin prezantuar si të zonës, por më pas pronësia kishte ndryshuar.

    Ata ngritën shqetësimin se marrja e vazhdueshme e tokave po redukton ndjeshëm hapësirat për blegtori, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetesën e familjeve që varen nga kjo veprimtari. Disa prej tyre e cilësuan procesin e dëgjesave si formal, duke pretenduar se fituesit e ankandeve janë të paracaktuar.

    Në kushte anonimati, banorë të zonës deklaruan për “Bulqizaime.al” se në disa raste po ushtrohet presion për të dhënë dakordësi. Ata theksuan se nuk janë kundër investimeve, por kërkojnë që ato të jenë të balancuara dhe të mos dëmtojnë tokat e përbashkëta të komunitetit.

    Brenda pak javësh Bashkia Bulqizë ka dhënë me ankand mbi 100 hektarë tokë për projekte energjetike. Ndërsa në vijim pritet të rritet edhe më tej pasi janë planifikuar edhe një sërë tokash të tjera për tu dhënë me këtë qëllim.

    Gjatë dëgjesës publike në Gjoricë e Poshtme, banorët përballen me përfaqësuesit e Bashkisë Bulqizë mes debatesh dhe tensioni për dhënien e tokave në përdorim.
    Banorët pro: “Investimet duhen dhe toka është e Bashkisë”

    Nga ana tjetër, një grup banorësh u shprehën në mbështetje të dhënies së tokave përmes ankandit, duke argumentuar se investimet sjellin zhvillim ekonomik për zonën. Sipas tyre, duke qenë se toka është pronë e Bashkisë, kjo e fundit ka të drejtë të vendosë për përdorimin e saj në funksion të qirave që do të mbledh.

    Projekte energjetike të ngjashme në zonë

    Debati për përdorimin e tokave në Gjoricë vjen në një kohë kur zona ka qenë pjesë e projekteve të mëparshme energjetike.

    Në vitin 2024, Këshilli Bashkiak i Bulqizës miratoi dhënien e rreth 42 hektarëve tokë të fondit pyjor-kullosor në Gjoricë e Poshtme për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Kjo sipërfaqe është ngjitur me atë parcel toke që bashkia synon ta nxjerrë në ankand. Projekti ishte pjesë e një ankandi kombëtar për energjinë diellore, ku disa kompani u shpallën fituese për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese. Fillimisht, ky investim u prit pozitivisht nga një pjesë e banorëve, pasi u prezantua si një iniciativë që do të zhvillohej nga një investitor lokal, duke krijuar pritshmëri për përfitime direkte për zonën.

    “Solar Park Gjorica” u themelua më 13 nëntor 2023 me pronësinë e plotë të z. Sokol Tasha dhe kishte si objekt veprimtarie prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike nga burime fotovoltaike. Megjithatë, vetëm disa javë pas marrjes së dakordësisë së banorëve dhe dhënies së tokës nga Këshilli Bashkiak, kompania u shit. Më 8 prill 2024, pronësia për 97% të aksioneve u transferua nga z. Sokol Tasha te “Gjonaj Group Holdings” për një vlerë prej 1000 euro. “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, që përfshijnë Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj.

    Një pjesë e banorëve në Gjoricë kërkuan që të mos jepen të gjitha sipërfaqet për ndërtimin e paneleve fotovoltaike, duke paralajmëruar se një qasje e tillë do të zhdukte praktikisht tokat e përbashkëta të zonës. Ata theksuan se këto prona nuk janë thjesht sipërfaqe toke, por pasuri e trashëguar ndër breza, të cilat sipas tyre janë siguruar me sakrifica të mëdha, madje “të blera me flori” nga të parët.

    Marin Gjonaj Marin Gjonaj po i rrëmben pronat banorëve në Bulqizë për energji diellore?
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.