Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Lirohen Oltian Bistri dhe ish-prokurori Lita

    Nga InfoNews18.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ish-kreu i operacionales Oltion Bistri dhe ish prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, të arrestuar korrikun e vitit 2023 si pjesë e dosjes së bujshme “Metamorfoza” kanë rifituar lirinë.

    Për prokurorin Lita SPAK kishte 6 vite burg për 2 raste korrupsioni dhe nxjerrje të akteve sekrete, por GJKKO e dënoi me 5 vite, që iu reduktua 3 vite e 4 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar. Lita u lirua menjëherë, pasi dënimin e ka shlyer me kohën e paraburgimit.

    Në vendimin e sotëm, dënim edhe me i lehtë iu dha nga GJKKO për ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri. Gjykata e shkallës së parë e shpalli të pafajshëm veprat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa e dënoi me 3 vite burg vetëm për zbulim të akteve sekrete. Dënimi i tij iu konvertua në dy vite prej gjykimit të shkurtuar dhe Bistri u la i lirë në sallë pasi e ka kryer dënimin. GJKKO rrëzoi edhe kërkesën e konfiskimit të 1.3 milion eurove që i ishin sekuestruar Bistrit.

    Në vendimin që Gjykata e Posaçme ka shpallur për një pjesë të të pandehurve në dosjen “Metamorfoza”, ku përfshihen ish-zyrtarë policie, ish-prokurorë dhe biznesmenë, trupa gjykuese me tre gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka dënoi ish efektivin e policisë Edmond Prekën me 10 vite e 6 muaj ë iu konvertua me 7 vite. Behar Brajovic, i njohur si Behar Bajri, dënua me 13 vite burg, dhe do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg. Boksieri Astmer Bilali do të qëndrojë 5.8 vite qeli, nga 8 vite e gjysmë që u dha nga gjykata. Në total Gjykata dha 38 vite burg për 5 anëtarët e Metamorfozës.

    Për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegajn, gjykata nuk shpalli vendim, pasi avokatët e tyre nuk paraqitën mbrojtjen. Vendimi për ta pritet më 2 dhjetor. Për Behar Bajrin, në seancën e kaluar SPAK kërkoi dënimin me 15 vite burg për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen atentat ndaj Kleanth Musabelliut. Për Edmond Preken u kërkua dënimi me 11 vite burg ndërsa boksierin Astmer Bilali dënimin me 10 vite burg. Ky i fundit akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit.

    Ndërkohë për vrasjen e shtetasit Gjin Ndoj zbuluar nga dosja “metamorfoza” ku akuzohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka çështja është ndarë veçmas me procedurë të zakonshme. Krimet u zbardhën nga SPAK pas transkiptimeve në aplikacionin SKY ECC për të cilat avokatët e disa prej të pandehurve pretendojnë se janë përdorur në mënyrë të paligjshme nga organi akuzës.

    Pëllumb Gjoka- vendimi do jepet më datë 2 dhjetor pasi nuk kanë bërë mbrojtjen avokatët e tij
    Edmond Preka- 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartë
    Behar Brajovic (Bajri)- 13 vite burg me gjykim të shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartë
    Astmer Bilali- 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim te shkurtuar, burg i sigurisë së lartë
    Ardit Hasanbegaj- vendimi do të jepet më 2 dhjetor pasi nuk ka bërë mbrojtjen avokati
    Xhevahir Lita- 5 vite burgim, me gjykim të shkurtuar zbret në 3.4 vite, shuarje të masës arrest ne burg, lirimi menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin
    Oltian Bistri- ish-kreu i Operacionales, shpallet i pafajshëm për korrupsion , fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, i pafajshëm për pastrim parash nuk ka fakte e prova, dënohet 2 vite, shuarje mase për Oltian Bistrin lirim i menjëhershëm. Rrëzohet kërkesa për konfiskimin e 1.3 milionë euro te SPAK për Bistrin.

    Lirohen Oltian Bistri dhe ish-prokurori Lita
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025
    Aktualitet

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Aktualitet

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025
    Aktualitet

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Aktualitet

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025
    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.