Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Kush është Elgerti Bixha. Bastiset dhe banesa e kokës tek KPP! SPAK ndjek paratë e AKSHI, ndërtim dhe kulla!

    Nga InfoNews17.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pas firmosjes së tetë masave sigurie për anëtarët e grupit kriminal brenda AKSHI, Prokuroria e Posaçme ka shtrirë hetimin në një rreth më të gjerë personash të lidhur me Mirlinda Karçanajn, Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.

    Të dy biznesmenët e fundit janë shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre është caktuar masa “arrest me burg”, ndërsa SPAK po kërkon çdo gjurmë financiare që lidhet me skemën e dyshuar të tenderëve.

    Me urdhër të Gjykatës së Posaçme, janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe janë sekuestruar celularë, dokumente dhe pajisje të cilat mund të shërbejnë si prova. Kontrollet janë kryer për Gëzim Toska, Renato Hristiç, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Kreshnik Tërnova, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si dhe subjektin “Merkaj 3”

    Arjola Koromani është administratorja e Soft & Solution, kompania kryesore që dyshohet se ka përfituar tenderët e AKSHI nën ndikimin e Ermal Beqirit. Ndërkohë, Kreshnik Tërnova, nënkryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, dyshohet të ketë favorizuar kompanitë e Beqirit gjatë ankimimeve në KPP, duke ndikuar në rrjedhën e procedurave.

    Në fokus është edhe Elgerti Bixha, një emër me lidhje të shumta në biznesin e ndërtimit dhe sektorin e naftës në Patos. Sipas verifikimeve të Skyweb.al, ai është ortak me 50% në kompaninë ECOCLEAN me Idajet Ismailajn dhe në Fortis Beto CO me biznesmenin Orest Sota.

    Nuk dihet ende nëse shkaku i kontrollit ndaj tij lidhet me kontaktet me Ismailajt apo ortakërinë me Orest Sotën.

    Gjithashtu, janë miratuar kontrolle për vetë personat nën masë sigurie: Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Erjon Ismaili, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta. Pjesë e skemës sipas SPAK kanë qenë edhe kompanitë Fastech dhe FIRST, të cilat po ashtu kanë fituar dhjetëra miliona euro nga tenderët e AKSHI-t.

    SPAK ka lejuar sekuestrimin e çdo objekti që mund të dokumentojë lëvizjet financiare apo veprimet e paligjshme të grupit.

    Skema, Ermal Beqiri “hinka” e parave të AKSHI, SPAK po heton faturat 

    Skyweb.al mëson se në qendër të hetimeve po çojnë në zbulimin e një mega-skandali të tenderëve të AKSHI është kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, e cila dyshohet se është përdorur nga persona që kanë pasur nën kontroll vendimmarrjen e Mirlinda Karçanajt.

    Sipas burimeve, pasi tenderët merreshin nga Soft & Solution, kompania angazhonte gjoja për marrje shërbimesh një ose dy kompani të lidhura me personazhet që kontrollonin Karçanajn dhe KVO-në në AKSHI duke pranuar fatura, ndërsa puna në fakt bëhej po nga stafi i Ermal Beqirit.

    Kjo bëhej për justifikuar më pas transfertat financiare përmes kontratave të shërbimit.

    SPAK po heton pikërisht faturat e shërbimeve të marra nga Soft & Solution, pas dyshimeve se të paktën një kompani në emër të një biznesmeni të njohur ka lëshuar fatura të shumta për shërbime fiktive ndaj kësaj kompanie.

    Burime të Skyweb.al bëjnë me dije se SPAK ka verifikuar edhe një adresë në qendër të Tiranës, që ka shërbyer deri para disa muajsh si zyrë për kompanitë e përfshira.

    Në këtë hetim, SPAK po ndjek parimin “ndiq paratë”, me synimin për të zbuluar rolin e Beqirit si person që ka funksionuar si “hinkë” për kanalizimin e parave publike të AKSHI-t drejt xhepave të atyre që dyshohet se kanë organizuar skemën.

    Pagesat nga thesari në drejtim të kompanisë Soft&Solution gjatë viteve të fundit. Burimi: OpenDataAlbania
    Pagesat nga thesari në drejtim të kompanisë Soft&Solution gjatë viteve të fundit. Burimi: OpenDataAlbania

    Përveç Soft & Solution, Ermal Beqiri është gjithashtu pronar i kompanisë Horizon.

    Pagesat nga thesari në drejtim të kompanisë HORIZON gjatë viteve të fundit
    Pagesat nga thesari në drejtim të kompanisë HORIZON gjatë viteve të fundit. Burimi: OpenDataAlbania

    Të dyja kompanitë kanë fituar rreth 40 milionë euro tendera publike gjatë viteve të fundit, ku pjesa dërrmuese vjen nga AKSHI.

    Arjola Koromani Elgerti Bixha Elon Ciko Endri Merkaj Gëzim Toska Kreshnik Tërnova Orest Sota Renato Hristiç si dhe subjektin “Merkaj 3”.
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.