Kush do vritej në Tiranë? Kapet autori i armatosur deri në dhëmbë, gati për sulm
Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar me arrestimin e 37-vjeçarit të identifikuar si Perikli Doçi në afërsi të liqenit të Paskuqanit. Doçi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, të cilët më pas iu vunë në ndjekje.
Doçi po udhëtonte me një motomjet pa targa, i dyshuar i vjedhur, ndërsa kishte vendosur një maskë silikoni për të fshehur identitetin e në çantë kishte 10 litra benzinë, një sasi eksplozivi, armë zjarri e municion. Ende nuk është i qartë se për ku ishte nisur Perikli Doçi apo se çfarë qëllimi kishte.
37-vjeçari rezulton një person me precedentë penal teksa në tetorin e vitit të kaluar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese ndërsa ka djegur më pas automjetin e përdorur në afërsi të urës në fshatin Tapizë. Po në të njëjtin muaj, Perikli Doçi ka hedhur një sasi lënde plasëse në një tjetër banesë ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
