Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Kulla 35-katëshe 80 mln euro…pse u thirr Bledi Shkëmbi në SPAK? Lidhja me Erinda Lutajn

    Kulla 35-katëshe 80 mln euro…pse u thirr Bledi Shkëmbi në SPAK? Lidhja me Erinda Lutajn

    Aktualitet Nga InfoNews24.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK ditën e sotme përbën një surprizë për komunitetin e futbollit, megjithëse e njëjta gjë nuk mund të thuhet për botën e biznesit. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, korçari vijoi karrierën si trajner, rol që aktualisht e ushtron te Struga në Maqedoninë e Veriut. Paralelisht me angazhimin sportiv, Shkëmbi prej vitesh është përfshirë edhe në sipërmarrje, ku mban funksionin e administratorit të shoqërisë “Top Seven Group”.

    Duhet theksuar se ende nuk dihet arsyeja konkrete e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë që aludimet mbeten të shumta. Por nga një verifikim i shpejtë në bazën e të dhënave “Open Corporates”, rezulton se pronare de jure e kompanisë ku Shkëmbi është administrator, është Erinda Lutaj, e cila zotëron 100 përqind të aksioneve, e njohur edhe në fushën e ndërtimeve.

    Reklamë

    Emri i Erinda Lutajt është përmendur rreth një vit më parë, kur kryeministri Edi Rama firmosi 11 leje ndërtimi, mes të cilave edhe një për Lutajn, për ndërtimin e një kulle 35-katëshe në zonën e Laprakës. Dyshime lindën për shkak të zhvillimit të shpejtë të aktivitetit të saj, pasi menjëherë pas krijimit të shoqërisë “Top Seven Construction SHPK”, vetëm tre muaj më vonë u depozitua kërkesa në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe në Bashkinë e Tiranës për marrjen e lejes së ndërtimit të kësaj kulle.

    Në vendimin e KKT thuhej: “Leja e KKT e miratuar me 35 kate ndërkohë në faqen arkitekturore specifikohen 50 kate: Leje Ndërtimi për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k”.

    Mediet raportuan asokohe edhe për lidhjet e ngushta familjare të Erinda Lutajt me Frida Krifcën, ish-drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Gjatë periudhës kur Krifca drejtonte AZHBR-në, Bashkimi Europian bllokoi fondet për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e rreth 135 milionë eurove. Aktualisht, dihet se SPAK vijon hetimet, megjithatë prokurorët janë treguar të rezervuar në lidhje me këtë çështje.

    Veprimetngrejnë pikëpyetje rreth aktivitetit të shoqërisë së zotëruar nga Erinda Lutaj, rezulton se në kohën e aplikimit për ndërtimin e kullës 35-katëshe, kompania dispononte vetëm 1 milion lekë kapital. Ndërkohë, administratori deklaronte se kishte marrë hua nga shoqëria “Top Seven SHPK”, me këste mujore prej 8 300 lekësh. Sipas dokumentacionit zyrtar, kompania kishte të deklaruar vetëm tre punonjës dhe rezultonte me humbje prej 960 milionë lekësh, në një kohë kur vlera e projektit të kullës arrinte shifrën e rreth 80 milionë eurove.

    Megjithatë sa i përket Bledi Shkëmbit mbetet për t’u pritur një njoftim zyrtar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të sqaruar arsyen reale të paraqitjes së tij në këtë institucion. Vetë ai deklaroi për mediat, pas daljes nga SPAK, se bëhej fjalë për bllokimin e një automjeti. Pavarësisht shpjegimit të dhënë, mbetet e paqartë se në çfarë kuadri procedurial është ndërmarrë kjo masë dhe çfarë lidhje ka ajo me një hetim konkret penal.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Aktualitet

    Çiftet e reja, vëmendje! Ja 4 rrugët për të siguruar një banesë me mbështetjen e shtetit

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.