Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kujtesë për Lamallarin dhe komisionin! Në garën për të marrë Policinë kandidatë të skeduar nga SHISH për trafik droge

    13.03.2026

    Ankthi kaplon garuesit për Drejtor Policie, SPAK hyn në lojë

    12.03.2026

    Zjarr në Ali Dem të Tiranës, humb jetën një person

    12.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Kujtesë për Lamallarin dhe komisionin! Në garën për të marrë Policinë kandidatë të skeduar nga SHISH për trafik droge

    Nga InfoNews13.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kujtesë për Lamallarin dhe komisionin! Në garën për të marrë Policinë kandidatë të skeduar nga SHISH për trafik droge

    Gara për karrigen e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të lënë bosh prej dorëheqjes së Ilir Prodës, pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike, ku u sulmua “Vila 31” në ish-Bllok, do të jetë mes 16 drejtuesve me eksperiencë të gjatë brenda bluve, mes të cilave edhe 2 gra, të cilët aspirojnë të drejtojnë një prej strukturave më komplekse të sigurisë në vend.

    Lista e plotë
    Afrim Tafa
    Alfred Çepe
    Arjanit Arapi
    Ejona Gurbardhi
    Elidon Çela
    Gentian Berberi
    Gentjan Shehaj
    Idajet Faskaj
    Lorenc Panganika
    Neritan Nallbati
    Pëllumb Seferi
    Rebani Jaupi
    Saimir Boshnjaku
    Skënder Hita
    Suela Sulkaj
    Tonin Vocaj

    Pas publikimit zyrtar të kandidaturave, një komision prej 3 personash, përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme i Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, do të vlerësojnë në një afat prej 10 ditësh pune të gjitha dosjet e kandidatëve. Pas kësaj, në një ditë të vetme, të gjithë kandidatët do të intervistohen dhe pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti. Brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim. Jo domosdoshmërish i rendituri i pari bëhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Ligji ka parashikuar mundësinë e emërimit të një tjetri, bazuar në vlerësimin e ministrit të Brendshëm.

    Disa nga kandidatët për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit rezultojnë pjesë e një raporti sekret të SHISH me emrat e zyrtarëve të policisë të implikuar në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Raporti i zi i SHISH i dhjetë viteve më parë është ndarë fillimisht me Prokurorinë, kryeministrin, Presidentin dhe deputetë anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Raporti shqetësues, që kompromentonte rëndë një pjesë të Policisë së Shtetit si garantore e kultivimit dhe trafikimit të drogës, rrodhi edhe në media.

    Referuar këtij raporti me evidenca konkrete, opozita bëri disa denoncime publike, duke akuzuar me emra konkretë drejtuesit e policisë të skeduar si të implikuar në aktivitet kriminal. Disa nga 79 emrat e përmendur në atë raport janë përjashtuar nga Policia e Shtetit dhe janë dënuar për implikim në trafikun e drogës.
    Disa të tjerë vijojnë të jenë pjesë e Policisë së Shtetit, ndonëse dyshohet se janë nën hetim nga SPAK dhe që mund të arrestohen pasi dalin në komunikimet e Sky Ecc të lidhur me krimin e organizuar. Komision i Posaçëm për verifikimin e kandidatëve ka për detyrë të verifikojë informacionet zyrtare për pastërtinë e figurës të secilit kandidat nëse rezulton në raportet e SHISH, nëse ka përdorur platformën Sky Ecc, nëse është nën hetim nga SPAK etj.
    Shqipërisë nuk i duhet një skandal tjetër duke zgjedhur një drejtor policie që është i skeduar nga SHISH dhe ndërkombëtarët për lidhje me krimin e organizuar apo një drejtues që mund të arrestohet në vijim nga SPAK për ekspozim në aplikacionin Sky Ecc për lidhje me krimin e organizuar.

    Sa i takon procedurës, pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.
    Në fund të procesit hartohet lista përfundimtare e kandidatëve që plotësojnë kushtet. Më tej vijon faza e intervistimit, ku shpaloset platforma e secilit me nga 20 minuta në dispozicion. Pas përfundimit, ky komision ka afat 48 orë për të nxjerrë rezultatet me pikëzimin.

    Jo domosdoshmërisht i pari i renditur bëhet drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ligji thotë që njeri prej kandidatëve të pikëzuar, i konsideruar më i përshtatshëm për detyrën, i propozohet nga ministri i Brendshëm, Këshillit të Ministrave për emërimin e tij.

    Afrim Tafa Alfred Çepe Arjanit Arapi Ejona Gurbardhi Elidon Cela Gentian Berberi Gentjan Shehaj Idajet Faskaj Kujtesë për Lamallarin dhe komisionin! Në garën për të marrë Policinë kandidatë të skeduar nga SHISH për trafik droge Lorenc Panganika Neritan Nallbati Pëllumb Seferi Rebani Jaupi Saimir Boshnjaku Skënder Hita Suela Sulkaj Tonin Vocaj
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ankthi kaplon garuesit për Drejtor Policie, SPAK hyn në lojë

    12.03.2026
    Aktualitet

    Zjarr në Ali Dem të Tiranës, humb jetën një person

    12.03.2026
    Aktualitet

    Samir Mane i korruptoi për ligjin e minierave, ja kur kalon për gjykim dosja Meta

    12.03.2026
    Aktualitet

    Hijet pas JET BANK në Shqipëri! Në krye një izraelit, aksionerët mister! A i kalon filtrat e pastrimit të parave?

    12.03.2026
    Aktualitet

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me sahat! Skandalet nga SHBA në Gjermani

    12.03.2026
    Aktualitet

    Skandali tek One Albania, kërkon të blejë heshtjen me 50 minuta…asnjë shpjegim për ndërprejen e sinjalit

    12.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kujtesë për Lamallarin dhe komisionin! Në garën për të marrë Policinë kandidatë të skeduar nga SHISH për trafik droge

    13.03.2026

    Ankthi kaplon garuesit për Drejtor Policie, SPAK hyn në lojë

    12.03.2026

    Zjarr në Ali Dem të Tiranës, humb jetën një person

    12.03.2026

    Samir Mane i korruptoi për ligjin e minierave, ja kur kalon për gjykim dosja Meta

    12.03.2026

    Hijet pas JET BANK në Shqipëri! Në krye një izraelit, aksionerët mister! A i kalon filtrat e pastrimit të parave?

    12.03.2026
    Më të lexuarat

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me sahat! Skandalet nga SHBA në Gjermani

    Nga InfoNews12.03.20260

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me…

    EMRAT/ Skandali i Nadir Çaushollit, kush është administratori i CFO Pharma në kërkim dhe bashkëpunëtorët e FSDKSH!

    04.11.2025

    SPAK: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit

    09.03.2026

    Skandali tek One Albania, kërkon të blejë heshtjen me 50 minuta…asnjë shpjegim për ndërprejen e sinjalit

    12.03.2026

    Skandal te KMY! Bllokohen 738 kg produkte të dëmshme

    11.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.