Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Korrupsion tek ujësjellësi! Erion Isai sërish në SPAK: Çfarë e lidh me bashkëshortin e Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj?

    Nga InfoNews27.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, u paraqit sot sërish në SPAK, ndërsa ndaj tij vijon hetimi për disa vepra penale të lidhura me tenderat publikë.

    SPAK ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatet hetimore, deri në shkurt, për Isain dhe pesë zyrtarë të tjerë të Bashkisë Kolonjë, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. Hetimi lidhet me dy tendera: atë të rrugës Korçë–Ersekë dhe projektin e ujësjellësit të Kolonjës.

    Procedurat për rrugën Korçë–Ersekë konsiderohen të “kopsitura”, ndërsa zgjatja e hetimeve duket se lidhet kryesisht me ujësjellësin e Kolonjës.

    Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, në ambientet e SPAK u pa duke hyrë dhe dalë pa shumë bujë edhe bashkëshorti i Ministres së Jashtme Elisa Spiropali, Salarjon Totaj.

    Ai njihet për angazhime të hershme në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe për përfshirjen në tenderin e njohur për blerjen e sahateve të ujit. Ka raportime që lidhin praninë e Totajt me atë të Isait në SPAK, megjithatë mbetet për t’u parë çfarë provash reale ka SPAK dhe nëse ka diçka konkrete që i lidh të dy personazhet me tenderin në fjalë.

    “Shefe” sille shpejt, zjarr….

    Në dosjen e SPAK mbi Isain janë përfshirë edhe biseda të sekuestruara nga telefoni i Entela Çanos, administratore e kompanisë “A&E Engineering”, e cila ka fituar tenderin për mbikëqyrjen e ujësjellësit të Ersekës.

    Komunikimet e publikuara tregojnë ndërveprim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm mes Erion Isait dhe Çanos, duke përfshirë përcjelljen e preventivave, ndryshimin e parametrave teknikë dhe orientimin e vlerave të parashikuara në dokumente.

    Në bisedat mes tyre, Isai i kërkon Çanos që “të sjellë preventivat sa më shpejt”, ndërsa e quan shpesh “shefe”, duke i referuar si personi që përgatiste projektet për t’u kaluar në këshillin teknik.

    Në një rast, Isai i shkruan: “Me duhet deri te premten… një zjarr, të lutem”, duke i kërkuar që të përshpejtojë dokumentet e ujësjellësit për 13 fshatra.

    Në mesazhet e tjera diskutohet ulja e parametrave, shifrat maksimale të vlerës së punimeve dhe nevoja për t’i “vulosur” dokumentet në kohë.

    Nga të dhënat del se preventivat janë përgatitur dhe modifikuar në komunikim të drejtpërdrejtë mes zyrtarëve të bashkisë dhe kompanisë fituese, ndërsa vlerat totale për projektet rezultojnë të jenë 386 milionë lekë dhe një variant tjetër prej 390 milionë lekësh, të dërguara brenda të njëjtës ditë.

    Bisedat e vitit 2020 të përfshira në dosje tregojnë se Isai jepte udhëzime specifike për kostot e tubacioneve dhe materialeve, duke kërkuar “sa më shpejt” përgatitjen e dokumenteve. Mes komunikimeve dallohet një raport i afërt personal dhe profesional mes tij dhe Çanos, të cilës i shkruan “je yll” ndërsa i kërkon të dorëzohen listat e fshatrave dhe vlerat përkatëse.

    Korrupsion tek ujësjellësi! Erion Isai sërish në SPAK: Çfarë e lidh me bashkëshortin e Elisa Spiropalit Salarjon Totaj?
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026
    Aktualitet

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026
    Aktualitet

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026
    Aktualitet

    Durim Bami: Kam hasmit në burg…më çoni në Fushë Krujë

    27.02.2026
    Aktualitet

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026
    Aktualitet

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026

    Durim Bami: Kam hasmit në burg…më çoni në Fushë Krujë

    27.02.2026

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.