Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Kontrollojnë kokainën në Athinë! Tjetër përplasje mes grupeve shqiptare në Greqi

    Kontrollojnë kokainën në Athinë! Tjetër përplasje mes grupeve shqiptare në Greqi

    Aktualitet Nga InfoNews12.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në një atentat të ndodhur mëngjesin e së hënës në Athinë. Si pasojë e të shtënave me armë, plumbat kanë kapur 39-vjeçarin Negri Sinovarfaj dhe babanë e tij 70-vjeçar. Sipas policisë greke, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Dyshimet e policisë greke janë se atentati ka ndodhur për shkak të përplasjeve mes bandave kriminale greko-shqiptare. Pavarësisht se 39-vjeçari Negri Sinovarfaj nuk rezulton i përfshirë në ngjarje kriminale, ai kishte në pronësi lokalin ku ndodhi atentati. Ky lokal, sipas hetuesve grekë, kishte si pronar të vërtetë një tjetër shqiptar, 34-vjeçarin nga Vlora, Andon Salati, i cili rezulton të jetë një nga drejtuesit e një bande kriminale që vepron në Athinë.

    Reklamë

    Lokali ku ndodhi ngjarja është përmendur në dosjen dhe në përgjimet në Sky ECC në Greqi, ku u godit një bandë shqiptare në dhjetor 2024. Në atë kohë, bashkë me Andon Salatin u arrestuan 14 shqiptarë të tjerë dhe disa shtetas grekë. Ata ishin të përfshirë në trafikimin e kokainës, hashashit dhe heroinës nga Shqipëria, Spanja dhe Amerika Latine drejt Greqisë.

    Andon Salati, sipas dosjes së operacionit në dhjetor 2024, konsiderohet një nga krerët e një grupi kriminal në bashkëpunim me Denis Grabockën. Salati, i cili njihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”, rezulton përdorues i platformave të kriptuara “Sky ECC” dhe “EncroChat”.

    Pjesë e grupit të Andon Salatit ishte edhe Aleksandër Sadikaj nga Memaliaj, i ekzekutuar në Tiranë në vitin 2022 pas shpërthimit të një eksplozivi në makinë. Kjo ngjarje u pasua me disa episode të rënda kriminale në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 2022 dyshohet se, në shenjë hakmarrjeje, në Shqipëri u vra Edmond Papa, gjithashtu i përfshirë në një tjetër bandë kriminale në Greqi. Për vrasjen e Papës u dyshua se u organizua nga daja i Sadikajt, Andrea Kalemi, dhe miqtë e tij. Andrea Kalemi, i njohur si “Tik Kalemi”, përmendet si drejtues i një bande kriminale që merret me trafikun e drogës në Athinë.

    Ndërkohë, Andon Salati dhe Denis Grabocka rezultojnë pronarë të fshehtë të një kompanie që jep makina me qira në Athinë, si dhe të disa bizneseve të tjera që i kanë vendosur në emër të personave të tretë.

    Salati, në shkurt të vitit 2016, rezulton të jetë ndaluar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës me 148 mijë euro cash, të cilat po tentonte t’i fuste në Shqipëri, por për këtë rast është ndjekur në gjendje të lirë. Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ka qenë i burgosur në Korydallos si kreu i një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në Athinë dhe Mykonos. Pavarësisht kësaj, ai vazhdonte kontrollin e trafikut dhe shpërndarjes së drogës nga burgu, përmes platformave të kriptuara.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026
    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.