Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    Kolegët e tij qanin…/ Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh për ekzekutimin

    Nga InfoNews23.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kolegët e tij qanin…/ Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh për ekzekutimin

    Valbona Kalaja, bashkëshortja e gjyqtarit të Apelit të vrarë në sallën e gjyqit, Astrit Kalaja, ka rrëfyer për herë të parë detaje prekëse nga jeta e tyre, momentet para vrasjes së tij nga Elvis Shkambi.

    Valbona Kalaja tregon se si mori vesh lajmin e rëndë të ekzekutimit të bashkëshortit të saj në krye të detyrës.

    Valbona u shpreh në Podcastin e Mira Kazhanit se Astritin e njihte që në moshë shumë të re, kur të dy studionin në shkollën e mesme profesionale në Shkodër.

    “E njoh që kur isha 14 vjeçe, ai 16 vjeç, kur fillova shkollën e mesme profesionale në Shkodër. Shkova pa dëshirën time në atë shkollë, se doja të vazhdoja mjekësi, por babai më çoi në degën elektrike, ishte dëshira e tij. Astriti ishte në degën mekanike dhe e njoha Astritin në mbledhjet e rinisë. Ishte djalë me autoritet që atëherë, serioz, nuk është se ka ndryshuar shumë. Këto vite, që u bë 60-vjeç, çdo njeri do ta njihte nga ata që e njihnin që atëherë”, rrëfeu ajo në “Zë me Mirën Podcast”.

    Duke kujtuar ditën e atentatit, ajo thotë se kishte qenë për një vizitë mjekësore dhe se prej ditësh e ndjente se diçka mund të ndodhte, por këtë ndjesi e kishte për veten, ndërsa për të shoqin nuk e kishte menduar. Ajo kujton e përlotur edhe momentin e ndarjes me të shoqin në mëngjes.

    “Unë atë ditë isha pushim, kisha një check-up që duhet të bëja dhe gjithë ditën e kisha vizita te mjekët. Kisha një javë që kisha një bindje të brendshme sikur do të kisha një problem me gjirin, më ishte fiksuar. Dhe atë ditë, në mëngjes, e shfaqa, ia thashë: ‘Kam frikë se mos kam ndonjë gjë’.

    U vesh për punë dhe më tha se ‘mirë do jesh’. Por më ishte krijuar një bindje që do kisha diçka, por nuk paska qenë për veten, si duket, atë ditë. ‘Hajde’, më tha, ‘për të pirë kafe’, pastaj më tha të mos e pija, se do bëja analizat.

    Kur dola, nuk e di pse atë ditë, kur u kthye nga unë, i rregullova edhe vetullat, e kisha si zakon, ta çoja sa më bukur në punë. Ai nuk e kishte problem pjesën e veshjes, më shumë e kisha unë, që të shkonte me kostum. Ai ishte natyrë tjetër, por pozicioni i punës ia kërkonte të shkonte me këmishë të bardhë dhe kollare.

    Kur u ndamë, kishte një çantë të madhe që e mbante me dosje, ishte ditë e hënë, ditë gjyqesh. I thashë të mos shkonte me biçikletë, dhe për çudi më dëgjoi. Atë ditë mori makinën, iku dhe unë ika në klinikën afër shtëpisë. Bëra kontrollet dhe ajo më tha të shkoja në orën 3, por i thashë që nuk vija dot se nuk kisha bërë drekën. Shkova te puna, se ekoja më kishte dalë mirë. Isha shumë e gëzuar derisa më ra telefoni”, tha ajo.

    Lajmin për ngjarjen Valbona Kalaja tregon se e mori nga kolegët, të cilët e kishin parë lajmin për vrasjen e tij në media. Ajo rrëfeu se edhe kur shkoi në spital, askush nuk kishte guxuar fillimisht t’i thoshte që i shoqi kishte ndërruar jetë.

    “Po prisja që të vinte në shtëpi t’i thoja që çdo gjë ishte mirë. Më vjen një mesazh i shkurtër në telefon nga një koleg: ‘Më tha Valbona, si je?’.

    Në atë moment më merr një tjetër koleg pune, i cili kishte dëgjuar lajmin. Unë televizorin nuk e lë kurrë në lajme, të gjithë e kishin marrë vesh, unë jo. Më pyeti: ‘Si ke qenë, a ka ndonjë gjë të re?’. Folëm shkurt dhe ma mbylli telefonin, nuk ma tha.

    Nuk arriti të ma thoshte. Pastaj na merr një mike jona e përbashkët, ishte sikur po bërtiste, më pyeti: ‘Po Astriti si është?’. Dhe ajo ma mbylli telefonin, nuk më tha gjë. E telefonova Astritin, nuk ma hapi. Më shkoi mendja te mesazhi i parë, mora atë kolegun dhe ai më tha që diçka kishte ndodhur te Gjykata e Apelit. Më mori një koleg i Astritit në telefon dhe më tha se ishte plagosur dhe ndodhej në spital.

    Mora një taksi. Ngjarja ishte aq e madhe sa e kishte marrë vesh edhe taksisti. I thotë nipit: ‘Kanë vrarë një gjyqtar’. Në spital kam gjetur të gjithë kolegët e tij duke qarë. Qanin me dënesë. Nuk vinte asnjë, nuk e merrte guximin askush të më thoshte gjë”, rrëfeu ajo mes lotësh.

    E pyetur lidhur me shqetësimet apo frikërat që gjyqtari Astrit Kalaja mund të kishte në lidhje me sigurinë në punë, bashkëshortja e tij rrëfeu se javën e fundit ai kishte qenë i shqetësuar.

    “Atë javë ka qenë shumë i ngarkuar, i shqetësuar. E shihja që zgjohej natën, e gjeja me celular në dorë, nuk kishte gjumë. E shihja natën e fundit, kur mbylli dosjen e fundit, që nuk do ta harroj kurrë. Ishte një dosje e trashë. Kur e mbylli dosjen, u ngrit edhe pluhur, por njeriu nuk mendon për keq. Kur i kujtoj tani, më kujtohen me imtësi. Atë ditë, gjithë ditën, është marrë me dosjet për gjyqet e së hënës.

    Nuk ka shfaqur gjë, të paktën me mua. Por me nja dy shokë të tij këtë gjyq e kishte diskutuar. U kishte thënë se kishte një dosje me 31 familje dhe nuk e dinte si do bëhej. Nga kolegët më kanë thënë që ka pasur probleme me këto edhe më parë. Ai ka qenë trim, ka gjykuar çështje të nxehta, në ’97-ën ka gjykuar krime të rënda. Asnjëherë nuk ka pasur probleme. Edhe në vitin 1997 ka dalë në rrugë pa frikë, sepse thoshte: ‘Unë nuk i kam bërë gjë njeriu’”, rrëfeu Valbona Kalaja.

    Astrit Kalaja Kolegët e tij qanin.../ Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh për ekzekutimin
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026
    Uncategorized

    Skema e errët e Bankers Petroleum: Si Qinglong, Albtalent, GES dhe Petrosolution zhvatën pasurinë e shqiptarëve

    25.01.2026
    Uncategorized

    Dokumentet nga Malta / Arben Ahmetaj qindra mijëra euro në kazino për 7 vite me radhë

    10.01.2026
    Uncategorized

    Kazakistani mund të bëhet një nga liderët botërorë për rezervat e metaleve të rralla/ Bashkëpunime edhe me Evropën në fushën e energjisë

    06.01.2026
    Uncategorized

    EMRAT/ Reagon SPAK! Kush janë peshkaqenët e Akshi

    16.12.2025
    Uncategorized

    Ndërron jetë Shpat Kasapi

    26.11.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.