Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Kallëzohet në SPAK tenderi 400 milionë euro i portit në Porto Romano

    Kallëzohet në SPAK tenderi 400 milionë euro i portit në Porto Romano

    Aktualitet Nga InfoNews15.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Kallëzohet në SPAK tenderi 400 milionë euro i portit në Porto Romano
    Kallëzohet në SPAK tenderi 400 milionë euro i portit në Porto Romano
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kallëzohet në SPAK tenderi 400 milionë euro i portit në Porto Romano

    Eshtë referuar në SPAK si aferë korruptive dosja tenderuese për ndërtimin e
    Portit të Integruar të Durrësit në Porto Romano, një investim me vlerë rreth 400 milionë euro, fituar nga kompania greke ARCHIRODON, sipas kallëzimit, në mënyrë të paligjshme, të errët dhe korruptive.

    Reklamë

    Në tender morën pjesë disa nga kompanitë ndërtuese dhe inxhinierike më të mëdha dhe më të suksesshme të botës, por ato u skualifikuan nga konkurimi, pa i dhënë mundësinë asnjërës për të paraqitur ofertë.

    “E vetmja kompani që u la në garë dhe u ftua të bëjë ofertë dhe t’i jepet kontrata është kompania qipriote (greke – de facto). Mënyra e përdorur për të arritur është: skualifikim për pasaktësi të vogla në dokumenta dytësore
    apo interpretime të dyshimta dhe ekstreme të rregullave me qëllim eleminimin e konkurentëve të padëshiruar dhe trajtim me “zëmërgjërësi” dhe tolerance të kompanisë së paracaktuar“, thuhet në kallëzimin penal.

    Fakte dhe rrethana

    Autoriteti Portual Durrës ia kontraktoi procesin e hartimit të dokumenteve të tenderit, vlerësimit të tenderit, supervizimit të punimeve për ndërtimin e portit kompanisë Royal Haskoning DV (RH) me anë të kontratës së shërbimit Nr. 1619, datë 17.07.2024. Kjo kompani është edhe kompania që ka bërë studimet dhe projektin teknik të portit. Kjo kontratë, e realizuar me negocim të drejtpërdrejtë, me vlerë mbi 12 milionë euro, është realizuar në shkelje të ligjit dhe rregullave në fuqi, pasi Royal Haskoning nuk plotësonte kriteret e shpallura, të cilat detajohen në kallëzimin penal.

    Kontraktimi është edhe në konflikt interesi, pasi meqenëse RH është kompania që ka bërë projektin teknik të portit, pra kompani projektuese, nuk mund të kontraktohej si kompani përvlerësimn e ofertave për zbatimin e kësaj kontrate, pasi kjo bie ndesh me VKM-në 914, 29.12.2014 në nenin 37, pika 3.b që përcakton se autoriteti konraktor duhet të shmangej.

    Ndërkaq, grupi që ka monitoruar kontratën e projektimit nga ana e RH dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë gjetur shkelje dhe vërejtje serioze në punën e dorëzuar nga RH dhe për këtë ka hartuar raport zyrtar. Pavarësisht këtyre vërejtjeve dhe problemeve, RH është kontraktuar me negocim të drejtpërdrejtë nga Autoriteti Portual Durrës për shërbimin e prokurimit dhe të supervizimit të kontratës.

    Nga ana tjetër, ligji 16, datë 8.2 2024, në nenin 52 Dispozita Kalimtare, pika 2 përcakton: “Brenda një periudhë 3-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave mund të autorizojë institucionet e administratës shtetërore ose publike në nivel qendror të negociojnë drejtpërdrejt dhe të lidhin marrëveshje konsulence me subjekte ndërkombëtare brenda fushës së kompetencës së tyre në fusha me interes strategjik, në drejtim të aplikimit të Inteligjencës Artificiale, Sigurisë Kibernetike, infrastruktures kritike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit“. Ndërkohë afati i kontratës për marrje shërbime konsulence është deri në vitin 2028 dy vjet e ca më shumë se sa lejohet me ligj.

    Ndërtimi i portit, kualifikime dhe përjashtime të paligjshme

    Në kallëzimin penal thuhet se pa dhënë asnjë sqarim, komisioni i tenderit nuk parakualifikoi tre kompanitë më të mëdha:
    –China Communications Construction Company (CCCC)— kompania e dytë më e madhe në botë në fushën e ndërtimit dhe më e madhja për ndërtimin e porteve dhe marinave, me të ardhura vjetore rreth 110 miliardë dollarë.

    –Konsorciumi belgo-francez Jan de Nul NV – Vinci Construction Geoinfrastructure –
    Soletanche Bachy International. Vicni Construction Geinfrastrcuture dhe Soletanche Bachy International janë pjesë e Grupit Vinci që është grupi i tretë më i madh në botë në fushën e ndërtimit me rreth 70 miliardë dollarë të ardhura në vit. Jan de Nul NV, është një nga kompanitë kryesore në botë për punime të thellimeve ujore me mbi 4 miliardë dollarë të ardhura në vit.

    –Kompania Webuild S.p.a.është kompania më e madhe e ndërtimit në Itali dhe një nga më të mëdhatë në botë me të ardhura vjetore rreth 13 miliardë dollarë dhe Boskalis është më e madhja në Holandë.

    Nga ana tjetër është e paqartë se si kompania garuese qipriote ka plotësuar kushtet e tenderit pasi ajo nuk ka kryer punime të ngjashme. Nëse ajo ka përdorur CV-në e kompanisë mëmë kjo nuk është
    e lejueshme nga rregullat e prokurimit, nëse nuk ka një angazhim dhe marrëveshje me
    kompaninë mëmë. Por nëse kompania meme greke ka dhënë këtë garanci, pse nuk ka
    garuar vetë por është fshehur pas filialit qipriot?

    Personi kyç i kompanisë meme Archidron që ka zhvilluar bisedime në Shqipëri është
    Ioannis Bournazos, ish-Drejtori Ekzektuiv i kompanisë greke ”Aktor”,që arriti të marrë
    autostradën Elbasan-Tiranë dhe arriti të fitojë kundër qeverisë në arbitrazhin ndërkombëtar
    për pagesën e faturave të fryra, të kundërshtuar nga qeveria.

    Archirodon është ofertuesi i vetëm. Në raundin e parë nuk e vendosi garancinë bankare prej 8 milionë eurosh. Çuditërisht, kur tenderi u rihap, kjo garanci u hoq, për t’a favorizuar. Archirodon është kualifikuar ndërsa nuk pranon që pagesa të jetë në lekë dhe dëshiron arbitrazh jashtë Shqipërisë, ndërsa tenderi e përcakton qartë këtë.

    Në të gjitha deklarimet dhe komunikimet publike të Ministrisë dhe APD kompanisë qipriote që është enti zyretar juridik që ka marrë pjesë në garë u është referuar përherë si kompani greke me seli ne Holandë dhe jo filiali qipriot i saj. Pse duhej fshehur ky fakt?

    Sipas të dhënave operative nga të gjithë pjesemarrësit në tender, vetëm Archirodon nuk i ka bërë pyetje komisionit të tenderit për të kërkuar sqarime apo sygjerime për një projekt kaq kompleks. Kjo është lehtësisht e verifikueshme. Kjo është një tjetër indicie, që Archirodon ka pasur një siguri dhe qartësi se ajo mund të jetë fituese.

    Pse tenderi i parë për përzgjedhjen e firmave ndërtuese u anullua, ku vetëm Van Oord ofroi garanci bankare, me arsyetimin se nuk mund të vazhdohet me një ofertues, ndërsa tani shkelet ky rregull dhe vazhdohet me një ofertues të preferuar?! Sipas të dhënave nga burime të besueshme partneri i kompanisë qipriote në Shqipëri e cila e ka “ndihmuar” në përgatitjen e dokumenteve dhe ofertimin është kompani tjetër shqiptare, një kompani në hetim për të tjera punë të marra në Minsitrinë e Infrastrukturës me shumë tenderash me vlerë afro 120 milionë euro. Mediatikisht është përmendur edhe për
    transferta monetare jashtë Shqipërisë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Aktualitet

    Çiftet e reja, vëmendje! Ja 4 rrugët për të siguruar një banesë me mbështetjen e shtetit

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.