Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»JET Bank gati të nis punën, ja rreziqet që e shoqërojnë, nga pastrimi i parave tek problemet me klientët

    JET Bank gati të nis punën, ja rreziqet që e shoqërojnë, nga pastrimi i parave tek problemet me klientët

    Aktualitet Nga InfoNews30.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me sahat! Skandalet nga SHBA në Gjermani
    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me sahat! Skandalet nga SHBA në Gjermani
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shqipëria pritet të ketë bankën e parë plotësisht digjitale, në një moment kur sistemi financiar po përballet me sfida të formalizimit, përfshirjes financiare, digjitalizimit dhe ambicies së qeverisë për një ekonomi pa para në dorë “cashless”.

    Në një intervistë për Monitor, Fatbardha Rino, CEO e JET Bank, që së fundmi ka marrë licencën paraprake nga Banka e Shqipërisë, shpjegoi arsyet pas krijimit të bankës së re, modelin e funksionimit, tregun e synuar, strukturën e pronësisë dhe dallimet kryesore nga bankat tradicionale. Por në këtë intevistë nuk janë shpjeguar në asnjë rresht, rreziqet që paraqet një bankë online, dhe se si pritet të shmangen këto rreziqe.

    Reklamë

    Zgjerimi i bankave plotësisht digjitale dhe shërbimeve financiare online shihet si një hap modernizues për ekonominë, por njëkohësisht  ngre shqetësime serioze për rrezikun e pastrimit të parave, veçanërisht në vende ku kuadri ligjor dhe kapacitetet mbikëqyrëse janë ende në zhvillim.

    Bankat digjitale, për shkak të mungesës së kontaktit fizik dhe operimit të shpejtë online, mund të kthehen në kanale tërheqëse për individë apo rrjete kriminale që synojnë të fshehin origjinën e fondeve të paligjshme.

    Identifikimi online, pika më e dobët

    Një nga problemet kryesore lidhet me identifikimin e klientëve (KYC). Proceset online të hapjes së llogarive, nëse nuk shoqërohen me standarde shumë të forta verifikimi, mund të lehtësojnë përdorimin e identiteteve false ose të vjedhura, hapjen e llogarive në emër të personave të tretë, fragmentimin e shumave të mëdha në transaksione të vogla për të shmangur kontrollin. Në mungesë të kontrolleve të thelluara, bankat digjitale mund të bëhen më të ekspozuara ndaj këtyre skemave sesa bankat tradicionale.

    SUDJA Online? JET BANK e drejtuar nga izraelitë gati të nis punën, por Shqipëria pa asnjë ligj për bankat digjitale

    Transaksione të shpejta, kontroll më i vështirë

    Operacionet digjitale lejojnë lëvizjen e menjëhershme të parave brenda dhe jashtë vendit, shpesh përmes platformave dhe juridiksioneve të ndryshme. Kjo e bën më të vështirë për autoritetet gjurmimin e rrjedhës së fondeve, identifikimin e pronarit përfitues real, ndalimin në kohë të transaksioneve të dyshimta. Pa sisteme të avancuara monitorimi dhe pa bashkëpunim ndërkombëtar efektiv, rreziku i abuzimit rritet ndjeshëm.

    Kapital i dyshimtë dhe mungesë transparence

    Një tjetër shqetësim lidhet me burimin e kapitalit dhe strukturën e pronësisë së disa bankave digjitale. Në rastet kur transparenca mbi aksionarët dhe investitorët nuk është e plotë, ekziston rreziku që sistemi bankar të përdoret për legalizimin e të ardhurave nga aktivitetet kriminale, transferimin e parave nga zona me risk të lartë, krijimin e një fasade legale për fonde të paligjshme.

    Zhvillimi i bankave digjitale duhet të shoqërohet me: ligje të posaçme për parandalimin e pastrimit të parave në ambientin online, rregulla të detajuara për identifikimin elektronik të klientëve, detyrime të forta raportimi për transaksionet e dyshimta, mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet financiare. Inovoacioni financiar pa mbrojtje ligjore të fortë mund të kthehet në një rrezik sistemik, duke dëmtuar besimin e publikut dhe duke ekspozuar vendin ndaj presioneve ndërkombëtare për pastrimin e parave.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.