Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Hija e D’Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian nën hetim nga prokuroria

    Hija e D’Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian nën hetim nga prokuroria

    Aktualitet Nga InfoNews14.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Klodian Tomorri

    Ndërsa shqiptarët u dehën një ditë më parë me propagandën se si një algoritëm i pakorruptueshëm do t’i jepte fund hajdutërisë me tenderat publik dhe kryeministri kapi faqet e para të mediave ndërkombëtare për idenë e tij gjeniale, në krahun tjetër biznesi, ose më mirë plaçkitja, vazhdon si zakonisht.

    Reklamë

    Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga Edi Rama ka marrë vendim që t’i japë 25 hektarë nga baza e Pashalimanit një biznesmeni italian që aktualisht po hetohet nga prokuroria italiane për falimentim mashtrues me dëm mbi 20 milionë euro. Biznesmeni quhet Dante Mazzitelli, një ndërtues nga Bari, që njëkohësisht është edhe pronari i televizionit Telebari.

    Në qershor të vitit 2021, Mazzitelli themeloi në Shqipëri një kompani të quajtur Meta Resorts Albania. Kompania i kishte vënë syrin një nga perlave më të lakmuara të bregdetit shqiptar, Pashalimanit. Dhe e arriti.

    Javët e fundit, Komiteti i Investimeve Strategjike, miratoi statusin e investitorit strategjik të kompanisë Meta Resort Albania duke i dhënë biznesmenit italian 25 hektarë tokë shtetërore, në një zonë e cila mbrohej nga disa ligje njëkohësisht. Kjo në foto është zona që i falet kompanisë.

    Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

    Rrethuar me te kuqe, zona ku shtrihet resorti

    Në vendimin për miratimin e statusit, zbulohen detajet e një rrëmbimi, i cili nuk pyet as për prona ushtrie dhe as për monumentet e kulturës.

    Begaj e nxorri nga plani i përhapjes

    E gjithë zona e ngjyrosur me rozë, të verdhe dhe të kuqe ka qenë pjesë e bazës së Pashalimanit, një territor prej 114 hektarësh. Pjesa e mesit, ajo e ngjyrosur me të verdhë, është kantieri i anijeve. Por në shkurt të këtij viti, përmes një dekreti sekret, presidenti Bajram Begaj ka hequr nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura, të gjithë sipërfaqen e rrethuar me vijën e kuqe.

    Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

    Rrethuar me te kuqe, siperfaqja e nxjerr nga Plani i Perhapjes ne shkurt nga Begaj

    Bëhet fjalë për një sipërfaqe mbi 70 hektarë. Resorti, që do të ndërtojë italiani, gjendet në kodrën që duket në foto dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 25 hektarësh.

    “Gjurma e synuar, përveç që mbrohet nga legjislacione të posaçme, është gjithashtu pjesë e listës së inventarit të pronave në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjurma prek pronën nr.1314, me emërtim “Ish Flotilja Detare Jugore”, Pashaliman, Vlorë, por nuk bën pjesë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura, miratuar me Dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 24, datë 03.02.2025,” thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

    Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

    Pjese nga vendimi per Statusin Strategjik

    Resorti do të ngrihet mbi disa objekte të rëndësishme ushtarake, siç konfirmon edhe vet vendimi i Statusit Strategjik.

    “Brenda zonës së synuar për investim, ndodhet objekti nr. 25, që përdoret nga Komanda e Forcës Tokësore, N/Stacioni dhe Kabina Elektrike, nga e cila furnizohet me energji elektrike Baza Detare e Pashalimanit si dhe është në përdorim të përbashkët rrugëkalimi kryesor për në Kantierin e Ndërtimit dhe Riparimit të Anijeve (KNRA), Distriktin Detar Jugor (DDJ) dhe tek subjektet private që kryejnë aktivitete të ndryshme, në gadishullin e Karaburunit,” thuhet në vendim.

    Por kapacitetet mbrojtëse të vendit janë të parëndësishme përballë oreksve të papërmbajtura. Për më tepër, për këtë sipërfaqe ka një kallëzim në SPAK nga ish zv/komandanti i Flotës, Artur Meçollari, i cili kishte parandjerë rrëmbimin e pronës që në vitin 2016, kur përmes një truku Baza e Pashalimanit u nda në katër prona, duke e rrudhur sipërfaqen e saj në vetëm 14 hektarë.

    Zonë e Mbrojtur

    Por tjetërsimi i pronave të ushtrisë nuk është problemi i vetëm ligjor i resortit. E gjitha gjurma e resortit shtrihet në një zonë të mbrojtur të kategorisë së parë. “Gjurma e synuar i mbivendoset qytetit antik të Orikumit, dhe Lagunës në juglindje të tij. Qyteti Antik Orikut është shpallur Park Arkeologjik. Ky i fundit ka statusin Monument Kulture Kategoria I,” pranohet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

    Përtej kësaj, gjurma prek edhe Kepin e Shën Gjergjit, i cili bën bën pjesë në zonën e mbrojtur Rezervat Natyror i Menaxhuar (RNM) “Karaburun” (kategoria IV).

    Por pavarësisht të gjitha këtyre ndalesave ligjore, Komiteti i Investimeve Strategjike nuk ka hezituar fare duke e miratuar projektin. “Në përfundim, pasi u njoh me gjithë dokumentacionin e nevojshëm, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi Miratimin e Statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” për projektin e investimit “Pashaliman Laguna Eko Resort”, me subjekt “Meta Resorts Albania” thuhet në vendim.

    Hija e D’Alemas

    Vite më parë, mediat në Itali shpërthyen një polemikë të vërtetë teksa publikuan një foto të ish kryeministrit Massimo D’Alema me pushime në Saint Moritz. Në foto shfaqej D’Alema, Dante Mazzitelli dhe bashkëshortet e tyre.

    Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

    D’Alema dhe Mazzitelli me bashkeshortet me pushime ne Saint Moritz

    Në atë kohë, gazetat shkruanin se D’Alema kishte qenë për pushimet dimërore në hotel Bernina, që zotërohet pikërisht nga Dante Mazzitelli dhe familja e tij. Nuk dihet nëse pas suksesit të biznesmenit italian për të marrë një nga zonat më të bukura, por njëkohësisht edhe më të vështira dhe thuajse të pamundura ligjërisht, i dedikohet D’Alemas.

    Verën e vitit të kaluar, mediat italiane publikuan një lajm se D’Alema kishte synim ndërtimin e një resorti në bregdetin shqiptar të Vlorës.

    “Prej disa kohësh në Tiranë po qarkullojnë zëra për aktivitetet e ish-kryeministrit italian në atë vend. Disa nga këto kanë të bëjnë me përpjekjen për të bashkuar një konsorcium sipërmarrësish italianë për të marrë pjesë në një tender të nënshkruar nga presidenti shqiptar Edi Rama për ndërtimin e një fshati të madh turistik në zonën e Vlorës pak kilometër larg aeroportit të ri i cili duhet të hapet gjatë vitit 2024,” shkruante asokohe Open e Enrico Mentanas.

    Por lajmi u mohua nga kontabilistja e D’Alemas në Tiranë, një person i quajtur Majlinda Haloçi. E megjithatë një italian mbiu në Pashaliman duke përlarë perlën e bregdetit shqiptar, falas.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Aktualitet

    Çiftet e reja, vëmendje! Ja 4 rrugët për të siguruar një banesë me mbështetjen e shtetit

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.