Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    Nga InfoNews22.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një episod i dokumentuar në dosjen e SPAK, të administruar nga BKH, hedh dritë mbi mënyrën se si Ergys Agasi ka vepruar për të ushtruar ndikim në vendimmarrjen shtetërore, duke përdorur persona të besuar dhe duke ndërhyrë në procese strategjike, nga tenderët publikë deri te projektet e mëdha ndërtimore.

    Në një komunikim të datës 06.03.2019, të sekuestruar dhe analizuar nga SPAK për të ilustruar “modus operandi”-n e tij, Ergys Agasi flet për një situatë ku, sipas dosjes, ish-ministri Damian Gjiknuri “ishte bërë pengesë” për realizimin e përfitimeve të paligjshme. Nga përmbajtja e komunikimit, SPAK identifikon personin me nofkën “labi” si Elgert Bixha, të cilin Agasi synonte ta emëronte administrator në një shoqëri private që kishte fituar një koncesion nga ministria e drejtuar në atë kohë nga Gjiknuri.

    Në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet: “Do ja ** robt do fusim çunat….”, frazë që, sipas SPAK, nënkupton përdorimin e forcës dhe lidhjeve me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore për të “hequr” pengesat administrative. Gjiknuri, sipas dosjes, nuk e ka realizuar këtë emërim.

    Sipas të dhënave të konstatuara nga BKH pas kontrolleve të kryera me kërkesë të prokurorit special Bledar Maksuti, Ergys Agasi del si figurë qendrore që ka lëvizur fijet në vendimmarrjen e drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, me fokus të veçantë AKSHI-n dhe tenderët e saj me vlera të mëdha.

    Dosja tregon se Agasi nuk ka vepruar i vetëm, por përmes personave të “deleguar” sipas sektorëve.

    https://infonews.al/jemi-spak-uhajde-me-ne-dalin-pamjet-e-rrembimit-te-gerond-meces-i-besova-pastaj-nxoren-armet/

    Në fushën e teknologjisë së informacionit, sipas hetimeve, del emri i Ermal Beqiri, ndërsa kompanitë e lidhura me të, “Soft & Solution” dhe “Horizon”, dyshohet se janë në qendër të skandalit të AKSHI-t. SPAK konstaton se e njëjta logjikë ndikimi dhe ndërmjetësimi dyshohet të jetë përdorur edhe në sektorin e ndërtimit.

    Ortakëria e Elgerti Bixhës me Fortis Beton në kompaninë Fortis Inert
    Ortakëria e Elgerti Bixhës me Fortis Beton në kompaninë Fortis Inert

    Në këtë kontekst, më herët është raportuar se BKH ka kryer kontrolle edhe në ambientet e disa biznesmenëve të tjerë, përfshirë Elgert Bixhën. Në atë kohë, roli i tij nuk ishte i qartë. Vetëm pas publikimit të të dhënave nga QKB Bixha u lidh në raporte biznesi me vëllezërit Ismailaj, pronarë të kompanisë “Alb Star”, si edhe me ndërtuesin Ores Sota, përmes kompanisë “Fortis Inert”.

    Ortakëria e Elgerti Bixhës me kompaninë Albstar.Burimi: Open Corporates Albania
    Ortakëria e Elgerti Bixhës me kompaninë Albstar.Burimi: Open Corporates Albania

    Dosja e SPAK e vendos Elgert Bixhën si një nga “njerëzit” e Ergys Agasit që në vitin 2019, në momentin kur Agasi ka kërkuar me ngulm që ish-ministri Damian Gjiknuri ta emëronte administrator në një koncesion të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Refuzimi i këtij emërimi, sipas hetuesve, shpjegon edhe reagimin e Agasit dhe deklaratën për përdorimin e forcës.

    Duke analizuar këtë “modus operandi”, SPAK ngre dyshime se lidhjet e biznesit mes Elgert Bixhës dhe Idajet Ismailajtrikthejnë vëmendjen te kompania “Alb Star” dhe kontaktet e saj, si edhe te pyetja nëse Bixha ka qenë realisht “njeriu” i Agasit në një projekt që po ndryshon rrënjësisht një nga zonat më të ndjeshme të jugut të vendit: Gjirin e Manastirit.

    Kompania “Alb Star” e Idajet Ismailajt është ndërtuesja e Manastiri Resort, projekt që ka përfituar trajtim prioritar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit. Vetëm një vit më parë, me një vendim të këtij këshilli, sipërfaqja ndërtimore e kompleksit është rritur ndjeshëm.

    Sipas vendimit, sipërfaqja e ndërtimit të Manastiri Resort është rritur në 45.3 mijë metra katrorë, nga 27.3 mijë metra katrorë që ishte në lejen origjinale. Vendimi është marrë në korrik të këtij viti dhe parashikon shtim të ndërtimit si mbi tokë, ashtu edhe nën tokë. Koeficienti i shfrytëzimit të truallit është rritur nga 20 për qind në 32 për qind, ndërsa intensiteti i ndërtimit nga 0.4 në 0.6.

    Manastiri Resort është një projekt që ka shkaktuar polemika të forta publike. Për t’i hapur rrugë ndërtimit, qeveria ka zvogëluar sipërfaqen e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit me 800 hektarë, përmes një vendimi që ka shkaktuar debate të ashpra. Projekti ka marrë statusin e investimit strategjik në fund të vitit 2021, me vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

    Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ka cilësuar zonën e shkëputur nga Parku i Butrintit si një “pikëz të vogël”, ndërsa sot Plazhi i Manastirit, ajo që u quajt “pika e vogël”, është shndërruar në një masiv vilash betoni, duke bllokuar aksesin publik në një nga gjiret më të bukura të Rivierës Shqiptare.

    Në fillim të këtij viti, një raport i UNESCO-ICOMOS, i publikuar nga Citizens Channel, shprehu “shqetësim të thellë” për rrudhjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.

    Raporti thekson se zona tampon e Trashëgimisë Botërore tani përfshin një resort të madh turistik dhe kritikon vendimin për reduktimin e sipërfaqes së mbrojtur, duke e cilësuar si mungesë ndërgjegjësimi për funksionin mbrojtës të zonës buferike.

    Sipas SPAK, lidhja mes personazheve, komunikimet e dokumentuara dhe ndërhyrjet e konstatuara tregojnë një model veprimi të përsëritur, ku ndikimi, presioni dhe ndërmjetësimi shtrihen nga tenderët e teknologjisë së informacionit te projektet strategjike të ndërtimit. /skyweb.al 

    Damian Gjiknuri Elgert Bixha Ergys Agasi Gjiri i Manastirit Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit SPAK
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Aktualitet

    Pasagjerët në ankth: çfarë ndodhi me avionin e Wizz Air që u nis nga Tirana

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.