Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI

    Nga InfoNews15.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI

    Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë janë në duart e SPAK-ut, tenderat sekretë të AKSHI-t dhe aferën DURANA. Ai është Gëzim Hoxha, emri i të cilit del në të gjitha dosjet, por deri më tani është amnistuar nga institucionet ligjzbatuese.

    Emri i Gëzim Hoxhës dhe i kompanisë kryesore të tij “First” gjendet në shumë faqe dhe fashikuj të dosjes së AKSHI-t, ka bashkëpunuar shumë ngushtë edhe me Ermal Beqirin, duke i dhënë dhe marrë “punë”, me vlera miliona euro. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme detajohen tenderat që ka marrë Hoxha, ku në një rast ai ka deklaruar se ka marrë nga AKSHI plot 60 milionë euro tendera sekretë, teksa më pas ka paguar edhe Beqirin, me një vlerë të konsiderueshme.

    Ndërkohë, një tjetër lidhje e Gëzim Hoxhës me Ermal Beqirin dhe të tjerë oligarkë del te afera DURANA, me kompani guaskë dhe fiktive duke i regjistruar në Xhafzotaj, ku pasi merrnin dhjetëra miliona euro nga paratë publike, i xhironin në këto firme dhe nuk paguanin taksa, tatim fitimi apo kishin lehtësi me punëtorët apo edhe me mallrat e importuar.

    Një skemë e mirëfilltë zhvatje, ku veprimet e qeveritarëve i hapën rrugë krijimit të një strukture fiktive, pas së cilës qendronin peshkaqenët e parave publike, ndër të cilët të lartpërmendurit, që vepronin si një grup i mirëfilltë kriminal.

    Të dhënat e analizuara nga redaksia e VoxNews flasin se, Gëzim Hoxha ka ngritur një skemë për pastrimin e parave që merrte nga tenderët, duke i xhiruar në kompani të tjera me të njëjtën fushë, apo së fundmi edhe në kompanitë virtuale të DURANA-s.

    Kompania e tij kryesore, me të cilën është futur në tendera kryesisht te AKSHI apo edhe në OST, ka marrë gjatë viteve të fundit shifrën e mbi 100 milionë eurosh. Natyrisht, fitimet duhet të ishin marramendëse për vetë Gëzim Hoxhën, por siç rezulton na bilancet e deklaruara, ai shkruan se në vitin 2024 ka fituar 120 milionë lekë dhe në vitin 2023 ka fituar 36 milionë lekë.

    Në total, gjatë këtyre dy viteve ka marrë rreth 1.6 milionë euro fitim dhe ka paguar divident rreth 130 mijë euro.

    Megjithatë, po në këto vite, ai rezulton se ka marrë dhjetëra miliona euro tendera sekretë dhe pa garë. Pak para se të bënte bilancin e vitit 2024, Gëzim Hoxha arriti që të paguhe nga Thesari i Shtetit me plot 15 milionë euro. Pagesa është bërë në mujin nëntor 2024, ndërsa paguesi ishte Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Këto pagesa janë bërë për sulmet kibernetike, pavarësisht se të gjitha sistemet shtetërore u sulmuan dhe hakeruan.

    VoxNews ka shfletuar dosjen e Prokurorisë së Posaçme për abuzimet e AKSHI-t, ku emri i Gëzim Hoxhës ndodhet në shumë faqe dhe fashikuj. Madje, ai ka një rol aktiv mes Ermal Beqirit dhe biznesmenëve të tjerë, pasi ka bashkëpunuar duke ndarë miliona euro me njëri-tjetrin.

    Ka dyshime se, edhe tenderat sekretë dhe gjithçka tjetër, Gëzim Hoxha e ka përfituar për shkak të lidhjeve të tij me zyrtarë të lartë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e drejtuar deri para disa javësh nga Mirlinda Karçanajn, nën akuzë nga SPAK-u dhe e hetuar me masën e sigurisë arrest shtëpie.

    Në të njëjtën dosje është edhe një rrëfim i gjatë i Gëzim Hoxhës, i cili deklaron se “AKSHI ka prokuruar një procedurë tjetër, që kishte të bënte me fushën e sigurisë kibernetike me AKSIK, pra menaxhimin e rrezikut të institucioneve shtetërore, procedurë në të cilën ne kemi marrë pjesë dhe jemi shpallur fitues si operator ekonomik i vetëm. Ne kemi pasur si nënkontraktorë ‘Soft & Solution’, për shkak se ka pasur eksperiencë. Pasi u shpallëm fitues, Beqiri më tha se do të bashkëpunonim me një kompani tjetër” ka pohuar Gëzim Hoxha.

    Dyshimet janë se, futja si nënkontraktor i Beqirit, është bërë në formë haraçi, pra “gjobë”.

    Në të njëjtën dosje, të siguruar nga VoxNews, detajohet se Gëzim Hoxha, pronar i kompanisë “First” ka deklaruar se ka pasur një tjetër bashkëpunim me shoqërinë “EA Solution”. “Përsa i përket rasteve të tjera të bashkëpunimit me shoqërinë ‘EA Solution’ sh.p.k, shtetasi Gezim Hoxha deklaroi se ‘ .. kemi patur dhe një bashkëpunim tjetër, për shkak se vitin e kaluar, ndoshta në muajin tetor të vitit 2024, ne kemi fituar një procedurë tjetër prokurimi me AKSHI-n dhe AKSIK, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milionë euro. Ky tender është sekret dhe aty kemi nënkontraktuar disa shërbime nga shoqëria ‘EA Solution’, të cilat kanë një vlerë prej rreth 60.000.000 lekë të reja” thuhet në dosje.

    E shkruar mjaft qartë, që Gëzim Hoxha ka përfituar një tender të majmë sekret nga qeveria me vlerë plot 60 milionë euro. Para se Gëzimi të bashkëpunonte me krerët e AKSHI-t, firma “First” xhironte deri në rreth 2 milionë euro, ndërsa në vitet e fundit, arriti të xhirojë mbi 100 milionë euro.

    Fijet mes Gëzim Hoxhës dhe Ermal Beqirit lidhen sërish, kësaj herë në parkun fiktiv të teknologjisë së informacionit, DURANA. Një park i ngritur nga Elira Kokona e Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila pa ndërtuar asnjë godinë, “zhvendosi” në atë adresë rreth 50 firma, me pronarë emra të njohur, disa prej të cilëve me dosje në SPAK.

    S’kishte si të mungonte as Gëzimi, i cili me njohjet apo bashkëpunimet që kishte bërë, hapi kompaninë “CyberMind Labs”. Ai e regjistroi në QKB në muajin nëntor të vitit 2025. Adresa e kompanisë, sipas dokumenteve, është në “Shijak, Durana Tech Park, rruga Ahmet Zogu, Njësia Administrative Xhafzotaj”.

    Objekti i kompanisë është krijimi dhe funksionimi i laboratorëve të kërkimit dhe zhvillimit në fushat ICT, AI, ML, IoT, digjitalizim dhe siguri kibernetike.

    Në të njëjtën kohë, nëntor 2025, Gëzim Hoxha hapi një tjetër kompani guaskë apo fiktive me adresë në Xhafzotaj, duke e quajtur “Box Artificial Logic”. Shkodrani duket se ka lindur “me këmishë”, pasi me një lëvizje arriti që të regjistrojë dy firma me “bekimin” e Elira Kokonës, e cila në këmbim i falte taksat, dividentin apo lehtësi doganore.

    Një skemë e mirëfilltë për të pastruar paratë e marra nga tenderat sekretë, ku ende sot e kësaj dite nuk dihen me saktësi se sa para ka marrë në total Gëzim Hoxha, apo njerëzit që fshihen pas tij.

    Voxnews

     

    Durana Durana Tech Park Durana Tech Park në Xhafzotaj ermal beqiri Gëzim Hoxha Gëzim Hoxha DURANA dhe AKSHI Gëzim Hoxhës me Ermal Beqirin SPAK
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Aktualitet

    Pasagjerët në ankth: çfarë ndodhi me avionin e Wizz Air që u nis nga Tirana

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.